Dy tupana
--------------------------------------
Dy tupana n´derë të Kullës
Nji za burri n´tel t´lahutës
Po vijn krushqit
Po martohet bija
Përshëndesin pushka, sharkija
Pushka ashtë kanga n´dorë Drenicës
E kem nuse Shote Galicën

Shota rrinë mbi kalë si nur
N´ball dasmorëve si flamur
Një mijë krushq me nuse u vijnë
O një mijë pushkë nisen me u rritë
Tuj kalu grykat dhe malet
Bijen tupanat, kanga s´nalet

Shota veshi tirqi nga lana
Nuse malesh, luftë me Krajla
Si me i kënu djepit ushtria
Po e priste n´ball liria
N´krahë me pushkë e rrethatore
Për me i kthye varret n´llogore

Të ju këndojmë brezave që vijn
T´i këndojmë Shotes heroinë.
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi