Cub Sadrija po i bjen fellit
------------------------------
Cub Sadrija po i bjen fellit.
- Ku e ke marr'kët trup sheqerit?
- Ma ka çua zot'yn prej qiellit,
Ma ka çua zot'yn e i lumi.
M'e qit' n'bjeshk', po ma vret guri,
M'e lan' vërri, ma puth katuni.
Un' i mjeri s'po kam pare,
Me i pru Hanës 'i hysmeçare;
Me i godit' odën druni,
Me i ble simita gruni,
Me ia shlua gjogun me shal',
Me shetit' katunin n'ball',
Mos me i lanë shoqet me dal',
As n'katund e as n'pazar.
|
- Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
- Teksti : Mbledhësi IAP-a
- Orkestrimi : ?
- Muzika : ?
- Këndon : Stjepoh - Trijesh, 1968
|