Stampa:Boll e mirë e bardhë si pllumi
Boll e mirë e bardhë si pllumi ------------------------------ Boll e mirë e bardhë si pllumi, Me të qit'n'bjeshkë, po t'mytë guri, Me të djerg' n'shpi, po t'han katuni, Me t'qit'fushë, po t'qorro pluhni, Me të qit n'mal, tutna t'han uki, Me të shti n'arkë, po me des uni, Me të shti n'xhep, tutna po t'hupi, Me të shti n'gji, tutna t'merr gjumi; Ishalla t'ruen zo'i lumi! |
|
Burimi
redakto- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"