Gjuha programuese Java brenda një kohe të shkurtë ka marr vend të rëndësishëm. Në fillim e paramenduar si gjuhë programuese e "figurave të ngjyrosura për rrjetë", tani është pjesë qëndrore e teknologjive të sistemeve për makina me kyvet të lartë.

Gjuha programuese JAVA nuk ka të bëjë me gjuhën e skripteve JavaScript.

Para se të flasim më tutje programimin, të hedhim një shikim jashtë botës së programuesve në botën reale. Java me një sipërfaqe prej 132 186 km2, pas Sumatrasë (473 481 km2) është ishulli i dytë përnga sipërfaqja në Indonezi.

Në SHBA Java është shprehje ashtu kotë e përdorur për një tasë kafe. Tasi i kafesë njëherit merret edhe si "masë kyveti" për programuesit në gjuhën Java, të cilët shkurt e thërrasin veten Javaprogramues. Tasi Java nga i cili ngrihet avulli është simboli zyrtarë i stemës së firmës "Sun Microsystems / JavaSoft".

Që nga viti 1994 Java ndër tjera është edhe emërtim për një gjuhë të re programuese. Gjuha programuese Java është e lidhur ngusht me emrin e firmës "Sun Microsystems", në radhët e së cilës më 1991 filluna zhvillimet e para në Java. Në atë kohë, projekti drejtohej nën emërtimin "Projekti i Gjelbërt" (Green - Project). Qëllimi ishte një gjuhë e thjeshtë programimi me sipërfaqe për përdoruesin, e cila do të futej në makinat shtëpiake si dhe mjetët elektronike argëtuese.

Intepretuesit e parë të gjuhës së re programuese thirreshin Oak dhe plasoheshin në një aparaturë me simbolin *7 (Star Seven). Simboli pasohej nga një figur të quajtur Duke:

Duke who helped guide unsers through the easy-to-use, image rich, graphical interface.

Me përhapjen e internetit ndryshojë edhe caku i zhvillimit të gjuhës së re programuese. Tani faqet e internetit kishin nevojë që të zgjeroheshin për elemente tjera dhe vizatimet të reagonin me përdoruesin. Emëri Java u futë në përdorim për gjuhën e re.

"Sun Microsystems" zhvillojë një shfletues vetjakë i cili u bë i njohur nën emrin "HotJava". Vetë shfletuesi "HotJava" u programua plotësisht në Java. "HotJava" ishte shfletuesi i parë i rrjetit i cili ishte në gjendje që të ngarkojë dhe shkarkojë nga rrjeti programe të veçanta të Javës e të cilat u bënë të njoura si "Applets".

Me "HotJava" dhe mundësit e luajtjes së "Applet"-eve të Javas, në rrjetë u fut kjo teknologji mirëpo nuk e shpërthej tregun në rrjetë. "Hype"-ja e Javas fillojë së pari me aftësimin e shfletuesve tjerë për të luajtur "Applet"-et e Javas.

Shfletuesi "Netscape" ishte i pari i cili licencojë Javanë. Shfletuesi i prodhuar më 1995, "Netscape-Navigator 2.0" ishte shfletuesi i parë i cili kishte funksionin për "Beta-Versionet"[1] e apletëve të Javas.

Versioni i parë Java Version 1.0 u botua në vitin 1996. Ky version me shpejtësi u mirëpritë jo vetëm nga versionet e shfletuesve "Netscape" por edhe nga prodhues tjerë të shfletuesve u pranua si pjesë integrale e tyre.

Në të njëjten kohë, përderisa qarkullonte Versioni 1.0, firma "Sun Microsystems" e porositi firmën "JavaSoft" për zhvillimi e më tejshëm të Javas.

Gjuha programuese Java

Gjuha programuese Java është krijua mbi themele krejtësishtë të reja të gjuhëve programuese. Gjuha e re ishte paramenduar që sipas mundësive të ishte sa më e thjeshtë, në vete të kishte vetit më të mira të njohura nga gjuhët tjera, veti të njohura për saktësi dhe të çveshura nga pjesët përbërse të pa nevojshme të tyre. Gjuha ishte paraparë, posaçërisht për sisteme të lidhura dhe moderne. Caku i sajë ishte përkufizuar si:

Java është një gjuhë e thjeshtë, rënduese e orendive, e përhapëshme, e intepretueshme, e pa deformueshme, e sigurt, neutrale për nga arqitektura programuese, portable, paraqitëse kualitative, shumë takëshe, si dhe dinamike (...simpel, object-oriented, distributed, intepredet, robust, secure, architecture neutral, portable, high-performace, multithreaded and dinamic)

E thjeshtë (simple)

Java duhet të jetë e thjeshtë. Për të arritur këtë cakë, gjuha duhet të ketë sa më pakë konstruksione themeleore gjuhësore. Janë marrë konstruktura të gjuhëve tjera orenduese, si C++ dhe Smalltalk, mirëpo është hequr pjesa komplekse dhe gabim pruerse e tyre, si p.sh në rasti i heqjes dorë nga tashëgëmia e shumëfishtë. Po ashtu është hequr dorë edhe nga koncepti i trubëllët për treguesin që është bërë i njohur prej C++-sit. Në faktë ky konceptë, tekë gjuhet orenditëse është i tepërt dhe për këtë qëllim nuk është marrë në Java.

Sintaksa e Javës është e bazuar në masë të gjërë në atë të C-së C++-it. Kështu është mundësuar një kalim i rrjedhëshem i programuesve të C-së dhe C++-it.

Edhe përkundër thjeshtësis së strukturës, Java është gjuhë e plotë programuese dhe shumë frytëdhënse.

Është për tu theksuar se thjeshtësia e strukturës së gjuhës Java, dallohet atëherë kur mësimet mbi konceptin e gjuhëve orenditëse përthekohen tërsishtë. Për fillestarët thejshtësia e strukturës po thuaj se fare nuk duket, por përkundrazi ajo dukete shumë komplekse.
Orenditëse[2] (object-oriented)

Java krykëputë orientohet në objekte. Nuk lejonë që nëpërmjetë udhëve përpunuese të elementeve të ketë asfarë kompromise. Këtu bëjnë përjashtim një numër i vogël i të dhënave mbi të dhënat e tipeve themelore për numrat. Shenjat dhe vlerat gjykuese, që të gjitha janë objekte në regjistra tjerë të Javës. Nuk ka nënprograme apo procedura në java, por vetëm metoda të cilat kushtimisht duhet të përkufizohen nëpër klasa.

Programimi orenditës (OPP) është një koncept i ri programimi dhe për aplikacione komplekse të ditëve tona i pa anashkalueshëm. Koncepti i kjarrtë i Javës duket që të jetë shkaku kryesorë që kjo gjuhë gjithnjë e më shumë të depërdojë ndër zanatlitë e informatikës.

E përhapëshme (distributed)

  1. "Beta Version" - thirren produkte që qarkullojnë nëpër duar të provuesve"
  2. E orientuar në objekte, në kuptimin shprehjet renditen sipas orendive të shtëpisë.