Jeta dhe Vdekja/30: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
Faqe e re: {|border="1" align="center" width=90% cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse;" |- !colspan="2"|<br><big>KUSH NA PRE...
 
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Rreshti 21:
Vërtet, All-llahu sevapet i ka shpërndarë tek të gjitha lëvizjet, ose angazhimet e jetës. Programin të cilin e ka përpiluar All-llahu e ka bërë të tillë, që çdo gjë të ketë lëvizje të përgjithshme. E shpërblen atë që e viziton të sëmurin, atë që gjykon me drejtësi ndërmjet njerëzve, atë që i bën një të mirë fqinjit të tij, atë që pastron ose largon ndonjë pengesë nga rruga, atë që ndihmon të hendikepuarin për t’a kapërcyer rrugën, atë që kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët, atë që u kryen me edukatë shërbime njerëzve, atë që e largon të keqen, atë që është fjalëdrejtë dhe këshillues i paanshëm, atë që ndihmon të tjerët, atë që ka dalë të kërkojë punë për riskun e fëmijëve të tij, atë që bëhet shkaktar për të penguar ndonjë krim dhe atë që urdhëron për vepra dobiprurëse. Të gjitha këto dhjetëramijëra vepra nuk janë në shtyllat e Islamit, por të gjitha këto kanë shpërblime.
 
Nëse ne, në lëvizjen tonë jetësore, përqëndrohemi vetëm në këto pesë dispozita të Islamit, ne jemi duke e penguar veten nga 90 % të sevapeve të cilat i ka paraparë All-llahu për ne. Përderisa Vetë i Lartmadhëruari ka thënë: '''“Nuk i krijova xhinn-ët dhe njerëzit, përveçse që të më adhuro-jnë...”''' patjetër, duhet të kuptohet se i gjithë programi i Tij është adhurim.
Programi është ai i cili e komandon lëvizjen e besimtarit në botë. Secila lëvizje në gjithësi është adhurim, përderisa me të ka për qëllim që të dalë para All-llahut të Lartmadhëruar.