Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/180: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Replacing page with '         {{faqe}}'
No edit summary
 
Rreshti 1:
 
 
Kapitulli III – Shkeljet dhe Dënimet
 
Neni 11
Shkeljet
11.1.Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale, për shkelje të përsëritura, pasi që të ketë
dëgjuar të regjistruarin përkatës në një seancë shqyrtimi , mund të refuzojë,
suspendojë ose anulojë çertifikatën e regjistrimit. Pas humbjes së të drejtes në
çertifikatë të regjistrimit, personi në fjalë ka të drejtë ankese pranë autoritetit
përkatës.
11.2.Do të jetë shkelje për çdo person që shet ose ofron për shitje pleh artificial që nuk i
plotëson kushtet sipas këtij Ligji.
11.3.Kur inspektori konfiskon sasi të plehrave artificiale, ai menjëherë do t’i lëshojë ,
vendim ose njoftim për ndalesë në bazë të të cilit ai duhet ta vë në paketimin e
materialit të tillë një etiketë vërejtjeje që deklaron se sasia është e ndaluar për shitje.
11.4.Sasia e plehut artificial për të cilën është lëshuar një vendim ose njoftim i ndalimit
do të mbahet nga personi i cili ka kontrollin e materialit të tillë dhe nuk do vëhet në
qarkullim ose lëvizet përveç nëse veprohet sipas Udhëzimeve të veqanta të
Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale në pritje të vendimit në pajtim me këtë
Ligj. Kjo nuk do të pengojë personin i cili ka kontrollën e materialit të verifikojë
materialin e konfiskuar, e as që të marrë aty, në prezencë të personit të caktuar prej
Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale, një mostër të arsyeshme për analizë.
11.5.Në kërkesë të personit i cili ka kontrollin mbi plehun artificial të konfiskuar , para
kohës së mostrimit prej një Inspektori, mostra e cila është marrë do të ndahet në
pjesë përafërsisht të barabarta, një pjesë e së cilës do të vuloset dhe do t’i jipet
personit që ka nën kontroll plehun artificial të konfiskuar dhe pjesa tjetër e saj do të
mbahet për analiza nga Shërbimi Rregulues për Plehra artificiale.
11.6.Nëse analizat e sasisë së konfiskuar dhe mbajtur, siç është përcaktuar prej Analistit,
tregojnë se nuk është shkelur Ligji, Inspektori menjëherë do të zhbllokojë sasinë e
konfiskuar dhe e mbajtur dhe do të heq etiketën ose urdhëresën e ndalimit.
11.7.Nëse sasia e konfiskuar dhe e mbajtur është në kundërshtim me Ligjin, Shërbimi
Rregullues për Plehra artificiale do t’i ndërmarrë ndonjërin nga veprimet e
mëposhtme:
(a).Vazhdon ta mbajë sasinë e plehrave artificiale deri sa të mos përmbushen
kërkesat e këtij Ligji për heqjen e ndalesës.
(b). Ndërmerr proceduren , sipas nenit 10 të këtij ligji.
11.8.Personi i cili ka kontrollin mbi sasinë e konfiskuar dhe të mbajtur për të cilën është
konstatuar se nuk është në pajtim me Ligjin, mund të ankohet me shkrim për rezultatin e
analizave te Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale brenda kohës së përcaktuar . Me
pranimin e ankeses së tillë, Inspektori mostrën shtesë nga kontigjenti në fjalë do ta dërgojë
për superanalizë. Shpenzimet e mostrimit dhe analizave do ti bartë personi që kërkon
përsëritjen e analizës. Rezultatet e analizave pas ankesës do të jenë përfundimtare.
Neni 12
Keqpërdorimi i Markës së Plehrave Artificiale
12.1.Ndalohet ofrimi për shitje ose shpërndarja e plehrave artificiale me markë të
falsifikuar.
12.2.Plehu artificial do të konsiderohet të ketë markë të falsifikuar:
(a) Nëse identifikimi ose etiketimi i tij është fals ose lajthitës në çfardo mënyre.
(b) Nëse është shitur, shpërndarë ose ofruar për shitje me emrin e një plehu artificial
tjetër.
(c) Nëse nuk është identifikuar ose etiketuar siç është përcaktuar .
Neni 13
Falsifikimi
13.1.Ndalohet shpërndarja e prodhimit të falsifikuar të plehrave artificiale.
13.2.Plehu artificial do të konsiderohet i falsifikuar :
(a) Nëse përmban përbërës të dëmshëm mbi masën e lejuar dhe që e bënë të dëmshëm
për jetën e bimëve, shtazëve, njerëzve, jetën në ujë, tokën ose ujin, kur të jetë
përdorur në pajtim me udhëzimet e përdorimit, ose kur në etiketë nuk janë dhënë
vërejtjet përkatëse ose udhëzimet përdorimit që mund të jenë të domosdoshme për
mbrojtjen e jetës së bimëve, njerëzve, kafshëve, tokës, jetës ujore apo nënujore.
(b) Nëse përbërja e materieve të dobishme bie nën ose ndryshon prej asaj që është
deklaruar të posedojë në bazë të identifikimit dhe etiketës së saj.
(c) Nëse përmban farë, shtesa tjera të padëshiruara të bimëve ose barojave të këqija.
Neni 14
Mungesa në Peshë
14.1. Nëse në paketim të plehrave artificiale në posedim të një të regjistruari është
gjetur të ketë mungesë në peshë mbi një përqind kjo konsiderohet shkelje nga
ana e të regjistruarit.