Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/179: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Replacing page with '         {{faqe}}'
No edit summary
 
Rreshti 1:
 
 
Kapitulli II – Zbatimi
 
Neni 6
Inspektorët dhe Analistët, Emë rimi
6.1.Inspektorët dhe Analistët që mbikqyrin zbatimin e këtij Ligji do të emërohen nga Ministria në
pajtim me kushtet e përcaktuara me Udhëzim Administrativ.
Neni 7
Autorizimet e Inspektorëve
7.1.Inspektori gjithmonë mundet :
(a) të hyjë në çdo vend për të cilin me arsye të bazuar dyshon se aty ka artikuj për të
cilët vlen ky Ligj.
(b) hapë çdo paketim të gjetur në atë vend për të cilin me arsye dyshon se ka një artikull
të tillë.
(c) ekzaminon artikullin dhe merr mostra nga ai.
7.2. Asistenca e Inspektorëve
Pronari ose personi përgjegjës i çdo vendi të përshkruar në pikën 1 të këtij neni, dhe çdo person që
gjendet në atë vend do t’i ofrojë Inspektorit gjithë ndihmën e kërkuar për t’i mundësuar atij kryerjen
e detyrave dhe funksioneve të tij sipas këtij Ligji dhe do t’i japë Inspektorit të gjitha informatat që ai
me arsye mund t’i kërkojë duke u bazuar në këtë Ligj.
Neni 8
Pengimi i Inspektorëve
8.1.Ndalohet pengimi i Inspektorit në kryerjen e detyrave ose funksioneve të tij të
paraparë në këtë Ligj.
8.2.Ndalohen deklaratat e rrejshme, lajthitjet gojore ose me shkrim Inspektorit ose
ndonjë zyrtari tjetër të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij
sipas këtij Ligji.
Neni 9
Urdhërat “Ndalim i Shitjes”
9.1.Kur inspektori gjen se një sasi e plehrave artificiale është ofruar ose ekspozuar për
shitje në kundërshtim të dispozitave të këtij Ligji , ai për pronarin ose mbajtësin e
plehrave të tilla do të lëshojë dhe zbatojë urdhërin e shkruar “ ndalim i shitjes,
shfrytëzimit, ose zhvendsojes ” dhe do ta mbajë ate në vendin e caktuar, deri në 8 ditë.
9.2.Inspektori do të tërheq ndalesën për plehrat artificiale , kur kërkesat e këtij Ligji të
jenë plotësuar dhe të jenë paguar të gjitha shpenzimet që paraqiten në lidhje me
heqjen e ndaleses së bazuar.
Neni 10
Konfiskimi, Dënimi (Shpallja ePapërdorshme) dhe Shitja
10.1 Kontigjenti i plehrave artificiale që nuk është në pajtim me këtë Ligj do të jetë objekt i konfiskimit i
cili bëhet me vendim të inspektorit Nëse inspektori konstaton se plehrat e tilla nuk u përgjigjen
standardeve të parapa me Ligj dhe që plehu artificial është i papërdorshëm , ai do të asgjësohet në
mënyrë adekuate dhe në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm në Kosovës.Para asgjësimit të plehut
artificial, pala e pa kënaqur mund të bëjë ankesë kundër vendimit të inspektorit për asgjësimin e plehut
artificial, Ministrit në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
Pala e pakënaqun mund ta inicojë kontestin administrativ në Gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh nga
dita e marrjes së vendimit. Ankesa nuk e pezullon zbatimin e vendimit të plotëfuqishëm.