Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/171: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
 
Rreshti 1:
 
 
Neni 13
Kryetari
13.1 Kryetari ka të drejtat e mëposhtme:
a) përfaqëson kooperativën në rast të padive;
b) zbaton të gjitha vendimet e Këshillit Drejtues me përjashtim të atyre që i janë
deleguar drejtorit; dhe
c) kontrollon punën e drejtorit.
13.2 Kryetari është përgjegjës për shkeljen e detyrave të tij ndaj kooperativës ose palës
së tretë.
Neni 14
Drejtori
14.1 Drejtori është i ngarkuar për menaxhimin e përditshëm të kooperativës.
14.2 Drejtori:
a) Nuk mund të jetë anëtarë i kooperativës;
b) Do të ketë kontratë punësimi.
c) Të mos jetë i dënuar për vepër penale kundër ekonomisë
d) Nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe ndonjë veprimtari e cila i bënë
konkurencë veprimtarisë që ushtron në kooperativë
14.3 Funksionet e drejtorit do të pëcaktohen me Statutin e kooperativës.
Neni 15
Të ardhurat neto dhe humbjet
15.1 Të ardhurat neto vjetore do të ndahen në bazë të renditjes së prioriteteve të
mëposhtme:
a) 5% në fondin e rezervës së domosdoshme;
b) 5% në fondin rezervë, për kompenzimin e aksioneve të anëtarëve që tërhiqen nga
kooperativa;
c) Shumat e parapara me statutin e kooperativës për fondin rezervë.
d) Shumat e nevojshme që të paguhet interesi mbi kapitalin e paguar të anëtarëve
të kooperativës
e) Shumat për pagesen e anëtarëve të kooperativës në proporcion me aktivitetet e
tyre në kooperativë
f) Shumat e mbetura në llogarinë e terpicës dhe humbjeve të akumuluara, ose në
fondet tjera që duhet të ruhen si rezervë.
15.2 Humbjet vjetore do të barten në llogarinë e tepricave dhe humbjeve të akumuluara.
Anëtarët nuk do të marrin leverdinë për aksionet dhe nuk bëhet ndarja e fondeve
rezervë dhe kjo ndalon çfardo pagese ose interesi .
Neni 16
Pasuria neto – humbjet e akumuluara
16.1 Kur pasuria neto për shkak të humbjeve bie në më pak se gjysma e kapitalit më të
lartë aksionar të pranuar që nga themelimi i kooperativës, mbledhja e jashtëzakonshme
e Kuvendit të Përgjithshëm do të vendos se a do të likuidohet kooperativa, apo
kooperativa duhet të mbahet. Nëse vendoset që kooperativa të mbahet, anëtarët do të
kontribuojnë me shumen e nevojshme për arritjen e pasurisë neto të kooperativës në së
paku gjysmën e kapitalit aksionar më të lartë të arritur që nga themelimi i kooperativës.
16.2 Në mungesë të vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm, çdo palë e pakënaqur ose e
interesuar mund të sjellë çështjen para gjyqit kompetent, i cili mund të vendosë për
likuidim të kooperatives.
 
 
{{faqe}}