Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/9: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
 
Rreshti 11:
Shkolla e ka të qartë, se në pozitën e varësisë, ku ndodhet sot, kurrë nuk do të bëhet shkollë cilësore, shkolla sot e ka të qartë se edhe si e pavarur, nuk do të bëhet kurrë shkollë cilësore. Shkolla sot, më shumë se kurrë më parë, e ka të qartë se pavarësia në një anë nxit dhe motivon për të prodhuar vlera, por nuk është i mundur integrimi, i fuqishëm, i shkollës pa e pasur ndërvarësinë. Ndërvarësia nënkupton bashkëpunimin e gjithë partnereve, me fytyrë njerëzore, për qëllimin e vetëm – zhvillimin e resursit kryesor kombëtar – dijes së qytetarëve të Kosovës.
Udhëheqësi i shkollës nuk dëshiron të jetë i varur, as i pavarur, por në kuptimin e mirë të fjalës ai dëshiron të krijoikrijojë rrjetin e ndërvarësisë. Fuqia vepruese e udhëheqësit të vërtetë në shoqërinë demokratike, është ndërvarësia e sinqertë, që mundëson dhënie e marrje pakufi...Vështrimi i zogut lartë, ka nevojë për vështrimin e bretkosës poshtë dhe vështrimi i bretkosës poshtë ka nevojë për vështrimin e zogut lartë. Kështu krijohet pamja. Neve na duhen sy tjerë, jo peizazhe tjera...
 
----