Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/42: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
New page:     '''KAPITULLI IV.''' MBROJTJA E NATYRËS '''Neni 33''' '''Zonat e mbrojtura të natyrës''' 1. Zonat me vlera të v...
 
No edit summary
Rreshti 45:
 
 
'''KAPITULLI V:'''
MONITORIMI DHE INFORMIMI MBI MJEDISIN
'''Neni 35'''
'''Monitorimi i mjedisit'''
1. Monitorimi i gjëndjes së mjedisit zbatohet në nivel vendi, nga Ministria përmes
Agjensionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit /AKMM/, e cila siguron vëzhgimin e
përherëshem të mjedisit, të gjendjës dhe karakteristikave të vlerave të natyrës, në hapësirë dhe
në kohë të caktuar, vëzhgimin e degradimit me përdorimin e resurseve natyrore si dhe
ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut.
2. Agjensioni është përgjegjës edhe për grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave
bazike dhe indikatorëve tjerë për mjedis, të dhënave nga subjektet përgjegjëse për ndotje dhe
çrregullim të mjedisit duke përfshirë ujin, ajrin, tokën, diversitetin biologjik, florën dhe
faunën, elementet klimatike, atmosferën, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, si dhe materieve
të dëmshme e të rrezikshme në mjedis.
3. Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjës së mjedisit përbëjnë informacion
publik dhe përfshihen në Sistemin Informativ të mbrojtjes së mjedisit. Këto të dhëna publikut
i bëhen të njohura nëpërmjet mediave publike ose formave tjera të informimit publik.
4. Ministri përgjegjës për mjedis, me akt të veçantë, cakton kriteret për përcaktimin e
stacioneve vëzhguese, sasinë dhe shpeshtësinë e matjeve,klasifikimin e dukurive të cilat
vëzhgohen, metodologjinë e punës si dhe formën dhe kohën e raportimit të të dhënave.
'''Neni 36'''
'''MONITORIMIN I SHKARKIMIT,'''
'''SHPËRHAPJES DHE REGJISTRIMI I TË DHËNAVE'''
1. Çdo personi, ndërmarrje apo autoritet publik që është përfshirë në aktivitete të
vazhdueshme që është vendosur se do të shkaktojnë dëm të madh apo kritk mjedisor, mund ,
deri në momentin që pala e tillë ka marë masa permanente për të siguruar se shkarkimi dhe
shpërndarja që shkaktojnë dëm më të madh apo kritk mjedisor, janë në pajtim me nivelet
maksimume të përshkruara në fuqi, Ministria do të kërkojë prej tyre që:
(a) të sigurojnë organizimin e monitorimit të shkarkimeve vetanake;
(b) pjesmarje në monitoringun e efekteve që shaktojnë shkarkimet dhe
shpërndarjet në rajonet të ndikuara direkt;
(c) të mbajnë të dhëna për ndotjen e mjedisit të cilat duhet të përmbajnë të dhëna
për energjinë dhe materialet e konsumuara së bashku me natyrën e çrregullimit
mjedisor; si dhe
(d) mirmbajë llojet dhe kuantitetin e ndotjes të bërë ose shpërndarë, substancave të
rezikshme apo mbeturinave të rezikshme, si dhe në natyrën e dëmeve të mëdha
apo kritike mjedisore.
2. Të dhënat e parapara me paragrafin 1. të këtij neni, subjektet përgjegjëse për
çrregullim mjedisor, janë të obliguar të ia dërgojnë Agjensionit të Kosovës për mjedis.
3. Ministri, me akt të veqantë përcakton përmbajtjen dhe metodën e mbajtjes së të
dhënave, mënyrën e paraqitjes së të dhënave, metodat e mikqyrjes së shpërhapjes, formën dhe
kohën e raportimit të të dhënavë të monitorimit dhe paisjet e duhura për monitorim.
'''Neni 37'''
'''SISTEMI I INFORMATIV PËR MBROJTJEN E MJEDISIT'''
1. Me qëllim të vëzhgimit, evidentimit të vlerave natyrore dhe qeverisjen me mjedis,
Ministria përmes AKMM, krijon, organizon dhe mbanë Sistemin Informativ për Mbrojtjen e
Mjedisit.
2. Sistemi Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit , përfshin informacionet pa kufizim, për:
(a) burimet natyrore ;
(b) çrregullimet tepër të mëdha apo kritike mjedisore;
(c) përdorimi i materialeve dhe energjisë;
(d) substancat e dëmshme dhe të rrezikshme;
(e) origjina dhe shpërndarja e mbeturinave;
(f) shpërhapja sipas burimeve të tyre;
(g) përsonat përgjëgjës për çrregullimet tepër të mëdha apo kritike ;
(h) masa dhe programe rehabilitimi;
(i) dëmtimet e mjedisit dhe aksidentet ekologjike;
(j) kushtet shëndetësore dhe ekologjike të popullsisë;
(k) zonat e mrojtura të natyrës;
(l) masat e diversitetit biologjik;
(m) regjistri i tipareve të rëndësishme natyrore;
(n) tipi dhe deponimi dhe
(o) çështje të tjera të mjedisit që kanë lidhje me të ose kërkohen nga ky ligj.
3. Ministria dhe komunat mbajnë të dhëna, të cilat nuk janë pjesë e sistemit informativ
për mbrojtjen e mjedisit, të cilat përfshijnë pa kufizim:
(a) gjithë subjektet që ndërmarrin veprimtari të autorizuara dhe veprimtarite e tyre;
(b) kërkesat për miratim, licensat dhe autorizime të tjera të tilla që kërkohen e
jepen dhe çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me to;
(c) çfarëdo informacioni tjetër të marrë ose siguruar sipas dispozitave të këtij ligji
apoakteve plotësuese normative;
(d) hollësi për gjoba të vendosura sipas këtij ligji dhe akteve plotësuese normative.
'''Neni 38'''
'''Baza e të dhënave të ndotësve - kadastri'''
1. Për caktimin e karakteristikave dhe ndikimit te ndotëshmerisë ne cilësinë e ajrit, te
ujit dhe tokës e veqanrisht ne zonat e mbrojtura te natyrës dhe pasqyrimit analitik te
tyre,evidentimit të subjekteve përgjegjëse për ndotje si dhe si dhe mbajtjen e regjistrit të
materieve të dëmshme dhe të rrezikshme, Ministria mbanë kadastrin e ndotësve në nivel të
Kosovës.
2. Ministria e mjedisit, përcakton dhe nxjerr Udhëzimin për:
(a) formen dhe përmbajtjen e kadastrit te ndotësve te ajrit, te ujit dhe tokes dhe
objekteve te natyres, dhe
(b) regjistrin e materieve të dëmshme dhe materieve te rrezikshme