Shqiptarët/3: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Zeke (diskuto | kontribute)
No edit summary
Zeke (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Rreshti 1:
{{Koka|Shqiptarët|Shqiptarët/2|TOKARËNIA DHEE BANORËTQEVERISË SË VIDIT|Shqiptarët/4}}
 
:Shqipëria është bërë lëmi i ndikimeve të shumëllojshme qe e tërheqin në
:Tokë e Shiqipërisë lemë të hedh sytë e mij,
:drejtime të ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program e as autoritet të
:Mbi ty, O nanë e mjerë e njerëzve primitivë.
:njohur në këtë tokë. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin të
:'''Bajroni tek Udhëtimi i Çajlld Heroldit'''
:vërtetën. '''Këtë e raporton Dr. Dillone nga Durrësi.'''
 
:Kur gjashtë fuqitë e mëdha hartuan një plan qeverimi për Shqipërinë, vepra e tyre tregoi një pazotësi të çuditshme, sepse ai qe një plan që i nuk përshtatesh një shteti si ky. Marrëveshja e Londrës përmbante nenet: (1) Një principatë autonome, sovrane, me të drejtë trashëgimi të fronit nga të paslindurit dhe nën sigurimin e gjashtë fuqive të mëdha. (4) Kontrollimi i administratave qytetare dhe i financave i jepet një komisioni ndërkombëtar të përbërë prej delegatësh të gjashtë fuqive të mëdha dhe një delegati të Shqipërisë. (7) Emërimi i princit, formimi i një qeverie kombëtare përfundimtare, funksionet e autoriteve të vendit që ndodhen si dhe qetësija e popullit i lihen në dorë komisionit në fjalë. (8) Sigurimi i popullit dhe rregulli do të bëhet prej një organizate xhandarmërie e policie ndërkombëtare, që do të jetë në dorë të oficerëve të huaj të cilët do të kenë në dorë komandën vepruese dhe eprore të policisë e të xhandarmërisë, dhe të gjithë elementëve të nevojshëm për të siguruar qetësinë e popullit.
:''Bah! Shikoni këto barbarë!'' ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, kur më në fund e ka pa të pamundshme me e bërë skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në vendin e vet të Bajronit dhe të shteteve të mëdha, të cilët kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik. Në sallat e errta të diplomacisë Europiane për shekuj me radhë ka qenë mbyllur e munduar fati i Shqipërisë. Edhe tani, me lot ndër sy dhe krejt e dobësuar nga robërija dhe padrejtësia e shekujve, ajo po nxjerr pëerpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot. Po, shpërblimi i mëkateve është vdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë nxjerr përpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europës rrjedh drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori për Shqipërinë. Megjithëse ka shumë për të thënë, dal përpara ta them unë këtë ndodhi, të përshkruaj tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, intrigat e Europës për ta mbajte këtë popull skllav të Turqisë, mundimet dhe kërkesat e drejta të tij për liri dhe pavarësi, dhe më në fund se si Amerika mund ta ndihmojë duke i prirë këtij populli në të drejtat e veta.
 
:I lutem lexuesit me i studiuar këto pika që të formojë një vetgjykim se si mund të formohet një shtet mbi një plan si ky? Tre funksionet e një shteti janë: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i gjyqit. Shihet se dy të fundit nuk janë përmendur veçse si një lloj autoriteti i lënë komisionit ndërkombëtar për të formuar një qeveri kombëtare me autoritet. Funksioni egzekutiv natyrisht përfshin një kryetar egzekutues që do të ketë kontrollimin e administratave qytetare dhe të sigurimit të popullit. Marrëveshja (e Londrës) përmban një princ, por ia dha komisionit ndërkombëtar kontrollimin e administratave qytetare dhe të financave. Dhe në njërën anë e vendos sigurimin e popullit nën komisionin ndërkombetar, kurse në anën tjetër thotë: “komanda vepruese dhe eprore për të mbajtur qetësinë e popullit i jepet një organizatë ndërkombtare të kryesuar prej oficerësh të huaj”. Se çfar fuqirash i mbeten princit nuk kuptohet, kurse administratat, financat dhe sigurimi i popullit iu dhanë duarve të tjera. Sipas vendimit të marrëveshjes (së Londrës), princi do të zgjidhesh pa pyetur dëshirat e popullit dhe funksionet e autoriteteve të vendit e sigurimi i popullit u hoqën nga duart e popullit. Nuk qe vënë përpara ndonjë statut në bazë të cilit të qeverisej ky popull dhe asnjë premtim nuk i qe bërë për një liri të plotë ose për të ushtruar të drejtat tradicionale. Këtu qe vetëm një sundim tiranik dhe një despotizëm të deklaruar me urgjencë. Me sa gjykohet, kjo qe një anarki për të shkaktuar kryengritje. Po të mos ngrihesh populli Shqiptar në formën e quajtur rebelizëm, për Shqiptarët nuk do të besohej mjaft dhe do të thuhej se këta nuk kanë ide mbi lirinë që kërkojnë. Nga kjo marrëveshje e Londrës doli një ngatarresë sa nuk bëhesh më e madhe dhe më e keqe. Fuqitë e mëdha pastaj vijuan programin e tyre duke zgjedhur për antarë të komisionit gjashtë persona me pozita konsujsh. Pa e fyer këtë pozitë diplomatike, kjo vepër qe një punë e keqe sepse lëshimi i një shteti në duar të tilla nuk qe në duar të njerëzve me përvoje diplomatike. Sigurisht, që formimi i një shteti nuk u vendos në duar të përshtatshme tregohet nga fruti i veprës së tyre.
:'''Toka e Shqiptarëve'''
 
:'''Qeveria e Vidit'''
:Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit të fqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të bukur dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre t’u zhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatë bregut Shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjt janë të mbushur e të pavozitshëm, ndërsa pyje të mëdhenj po kalben në balta e moçale. Fusha të mëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullote e dobët për tufat e dhenve të një race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drunjtë e Romës së lashtë. Minierat e punuara prej Romakëve dhe Venecianëve janë zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janë. Përveç rrugës Egnatia, një tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugë dhe fuqi të mëdha ujrash shkojnë kot, sepse s’ka asnjë central elektrik. Nuk ka bankë dhe ka shumë pak të holla; nuk ka një zyrë postare të vendit veç atyre të të huajve. Ka shumë pak gazeta dhe libra; shumë rrallë lëviz ndonjë lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri të vendit.
 
:Si princ i kësaj principate u zgjodh Uilliami i Vidit, major i gardës Potsdam Lancers, një zotëri pa farë përvoje në qeverisje dhe pa vetitë e duhura për një kryetar shteti. Ai qe nip i Mbretëreshës së Rumanisë, e quajtur Karmen Silvia, dhe duhet shënuar se përkrahja financiare dhe shtyrja e saj si dhe detyrimi i gruas se tij ambicioze u bënë shkak që ky të pranojë këtë detyrë. Tragjedia e gabimeve filloi para se të vinte Princi në Durrës. Esad Pasha, kryetar i ca fiseve të Shqipërisë së Mesme, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi në mënyrë solemne dhe i dhuroi kurorën Princit Vid në emër të Shqipërisë. Që në ditët e para tërhoqi vërejtjen një zënie midis nëpunësit të pallatit me mjekun e oborrit, e cila përfundoi me ikjen e shpejtë e shumë zemërueshem të mjekut nga Shqipëria. Komisioni Ndërkombëtar në bazë të marrëveshjes së Londrës priste që princi të vinte me bashkëpunuar me të për të zgjidhur problemet e ndryshme të shtetit. Por shpejt e mësua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte kërkuar që të pritet me gjithë madhështitë që i kanë hije një pritjeje mbretërore. Kur ata deshën të bëjnë ca paragatitje dhe për këtë deshën të bashkëpunojne me nëpunësin e pallatit, ai u përgjegj se nuk kishte kohe me humbë me ta. Se me ç’të drejtë Princ Vidi e mori titullin mbret askush s’ka qenë i zoti ta shpjegojë. Ai në marrëveshjen e Londrës figuron si Princ.
:Ministri i Punëve të Jashtme të Italise, i shquari San Xhuljano, bëri një përshkrim se si mbërriti nga bregu i detit deri në Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalë, nëpër fusha, moçale, ferrishte e baltra, mbi një rrugë të verbët, ndërsa gjatë rrugës së tij në njërin krah kalonte i bukuri lumë pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund të bëhet që të kalojnë nëpër të prej qytetit deri në det vaporë prej më se tre mijë tonelatash. E pamundur! Në zemër të Europës të ndodhet një shkretirë kësi soji, por qe një fakt. Në të vërtetë kjo rrjedh nga se ky vend ka mundësira përparimi më të mëdha se çdo shtet tjeter i Ballkanit por që Europa e ka pa të arësyeshme me e bërë këtë vend të mjerë e të shkretë. Ky vend zë pozitën gjeografike më të mire në Europe; ai është çelsi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje. Me gjithë këtë, sot nuk ka asnjë udhë hekuri që t’i përshkojë Ballkanet prej Adriatiku në atë mënyrë që kjo të jetë një vijim i linjës Austriake.
 
:Në fjalimin e tij mbretëror (!?) princi theksoi se do të mund të kishte rast me bashkpunuar me komisionin ndërkombëtar, kurse marrëveshja (e Londrës) e thotë që ai duhet të bashkëpunojë. Qeverimi ose mbretërimi filloi duke i ofenduar haptazi përfaqësuesit e fuqive të mëdha, të cilët kishin në dorë portofolin dhe pothuaj gjithë autoritetin, (sepse ata kishin kontrollin e financave dhe të administratave - shën. përkth.). Princi emëroi një kabinet, por ministrat e tij nuk kishin autoritet të caktuar ose të dalluar dhe në këtë mënyrë çdo gjë që morën përsipër komisioni e kundërshtoi. Ndërkaq epirotët, që zenë Shqipërinë e Jugut, deklaruan pavarësinë e tyre. Esad Pasha kërkoi 25000 vetë të armatosur për t’i shtruar këta, por ushtarë nuk kish. Koloneli hollandez Tompson që kishte komandën e xhandamërisë u ngarkua me mision prej princit për të bërë marrëveshje me “epirotet”. Ai fitoi besimin e tyre dhe erdhi në një marrëveshtje shumë të mirë, por Esadi siguroi mohimin e misionit të kolonelit nga ana e kabinetit dhe ky mision u flak edhe prej princit. Më vonë kur komisioni ndërkombëtar bëri marrëveshje në Korfuz me kryengritesit e Jugut, antarët protestuan se ky komision nuk dinte kurrgjë mbi marreveshtjen e kolonelit Tomson e as mbi misionin e tij.
:Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha e bënë Durrësin kryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend të keq, një katund të qelbët, porse Durrësin nën emrin Epidamus siç quhej në kohët e vjetra Ciceroni dy mije vjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të madh e të lulëzuar. Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari në Veri, qëndrojnë si njëmendore e mëkatit të shkatërrimit turk. Në tokën e Epirit ku sot 600’000 frymë rrojnë mjerisht, nën Pax Romana rronin 4’000’000 në lumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra por arti i zi e zbriti këtë vend nga lumturia e hershme në gjendjen e dhimshme e të mjeruar të sotme. Kjo u qeth e u shkurtua në traktatin e Berlinit, në ndarjen e Ballkanit dhe në marrëveshjen e Londrës, saqë askush s’mund të dije sot sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mund të jetë e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaçuset bashkë dhe popullata mund të çmohet nga 500’000 në 1’500’000, por mesatarisht mund të jetë 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorë dhe me pak përjashtime ky vend përbëhet prej katundesh.
 
:Kur unë erdha në Durrës, njëri prej antarëve të komisionit më mohoi pikat më kryesore të marrëveshtjes së Korfuzit, një kopje të së cilës ia paraqita të vërtetuar prej sekretarit të komisionit. Në këtë mënyrë vijonin punët në krijimin e një shteti. Mbledhjet e komisionit bëheshin edhe më të vështira nga mosmarrëveshjet dhe ngatërresat në mës të përfaqsuesve të Austrisë dhe Italisë, të cilët mundoheshin me ia hedh fajin njëri-tjetrit. Kabineti edhe ky u nda dhe në Maj të vitit 1914 Esad Pasha, ministër i luftës, u arrestua si komplotist kundër qeverisë, u vu në një luftanije të Austrisë dhe u dërgua në Itali. Në anën tjeter, Shqiptarë kryengritës, rebelet, me armë në dorë u dukën para dyerve të Durrësit. E vetmja kërkese e tyre ishte që princi të lejë Shqipërinë dhe prej asaj kohe e deri në fund ajo ka qenë britma e tyre për çdo marrëveshtje që thirreshin me bërë.
:'''Origjina e Shqiptarëve'''
 
:'''Duke vënë fenë si shkak për lëvizje luftarake'''
:Mbrapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athine akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjine. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
 
:Një njeri me mend nuk do të kishte pranuar detyrën me ushtruar tiraninë mbi një popull luftëtar si ky pa qenë i siguruar nga fuqitë e mëdha se do t’i japin forca ushtarake, sepse gjithë themeli i kësaj pune ishte forca. Biles, edhe kur vendasit u ngritën me armë në dorë kundër tij, e para gjë që duhej të bënte qe që të kërkonte fuqi të armatosur ose të linte Shqipërinë duke u kthyer në vendin e tij. Por kur vendasit mohamedanë e kundërshtuan atë me armë, ai mori me pagesë malsorë katolikë të Veriut për të mbrojtur Durrësin. Edhe mohamedanët e Vlorëes u vunë në ndihmën e princit, ca nga të cilet u lanë për të kundërshtuar kryengritësit e Jugut dhe të tjerët u prunë në ndihmë të Durrësit, kundër kryengritësve të Shqipërisë së Mesme. Problemi më i madh i një qeverie në këtë vend është për të prurë në marrëveshje ose për të bashkuar elementët e besimeve të ndryshme me qëllim që të zhduket sa më parë kundërshtia në mes tyre e cila ka qenë futur prej sundimtarve turq. Brenda pak javësh sundimi të Princ Vidit, gjendja u bë shumë e keqe. Në Shqipërinë e Jugut mohamedanët vritnin ortodoksët e në Durrës malësorët katolike thernin mohamedanët brenda pamjes se pallatit të princit, i cili ishte i sigurtë vetëm nën grykat e zjarrit të topave të luftanijeve të fuqive të mëdha që ishin në molin e Durrësit vetëm për të mbrojtur princin dhe familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar për bashkëpunim elementët e besimeve të ndryshme, qeveria e tij ishte më kot.
:Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha Shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe<nowiki>:</nowiki> I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
 
:Vidi u ngul në Durrës më 21 Shkurt 1914 dhe më 24 Maj të këtij viti, mbas një mesymje nga kryengritësit, ai me familjen e tij fluturoi në kryqzorin italian Misurata. Megjithatë të nesërmen u kthye prapë në pallatin e vet, por ikja që kish bërë një ditë më parë prej qyteti në luftanie ia humbi rëndësinë dhe e bëri të pamundur që ai të kishte pamjen si sundimtar i një populli ndaj të cilit burrëria, zemra dhe trimëria janë gjëra fare të zakonshme. Një veprim i vogël i komedisë u luajt më 5 Qershor kur në drekën e kësaj dite luftania Tegelhoff duhej të dëfrente princin. Një ceremoni mbretërore qe paramenduar dhe ministrat e pranuan, por atë ditë komisioni ndërkombetar po mundohej për të ardhur në marrëveshje me kryengritësit e për këtë kishin frikë se mos alarmoheshin dhe dëshpëroheshin këta nga krismat e topave. Komisioni doli fitues në ndalimin e ceremonisë, por jo me kryengritësit të cilët nxirnin të vetmen fjalë: “princi lipset të shkojë nga toka e jonë”. Në anën tjetër të gjithë degët e fuqive sunduese çdo minute vinin në mosmarrëveshje më të mëdha dhe ngatërroheshin më keq në mes tyre. Disa ia ngarkonin gjithë shkakun e ngatarresave oficerëve hollandezë, të cilët kërkonin me patur fuqinë eprore dhe jepnin urdhëra mbi ata të qeverisë së rregullt. Prandaj më 22 Maj, anëtarët e kabinetit shkuan si një grup dhe i dhanë dorëheqjen mbretit duke thënë haptazi se nuk durojnë të përdoren më si kukulla në duat e oficerëve hollandezë dhe të marrin përsipër gabimet trashanike dhe keqbërëse të tyre. Por në anën tjetër në këtë kohë oficerët hollandezë ishin të vetmit mbrojtësit e Durrësit duke komanduar malësorët shqiptarë, gjuhen e të cilëve as që e kuptonin. Ditën e 15 Qershorit komandant kolonel Tompson u vra dhe me qinda njerez u vranë në kënetë.
:Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.
 
:'''VendasitNgatërresa e ShqipërisëDurrës'''
 
:Mbërrita në Durrës me datën 18 Qershor. Gjatë një jave që kalova në Gjirokastër me kryetarët e kryengritësve unë pata mësuar për vrasjen e 70 mohamedanëve të pa armatosur, të cilen komisioni e kishte vërtetuar por kryengritësit e mohuan dhe e pata vurë vehten në dijeni me gjithë mosmarrëveshtjet që qëndronin në mes të “epirotasve” dhe komisionit nderkombetar per te bërë paqe. Unë jo vetëm që u habita, por edhe u tmerrova për ngatërresat që gjeta në Durrës. Secili anëtar i komisionit ishte me armë në dorë kundra tjetrit dhe në vend që të ndëgjonin lajmet e dobishme që solla une, secili e shkonte kohën duke më përshpëritur në vesh gjërat pa mend dhe keqbërjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as më të voglën ide se kush e kishte sundimin ose komandën më të lartë, e cila kërkohej me një farë autoriteti nga princi, nga komisioni, nga oficerët hollandezë dhe nga kabineti. (Sepse marrëveshja e Londrës e kishte zhytur këtë punë duke ia dhënë në njërën anë komandën njërit e në një tjetër tjetrit, herë komisionit e herë Princit e herë oficerëve hollandezë – shën. përkth.).
:Nuk janë turq sikurse shumë e mendojnë; përpara kanë qenë të gjithë të krishterë, por gjatë shekujsh pjesa më e madhe është kthyer në besimin mohamedan. Shumë prej malsorëve janë katolikë, ndërsa në Shqipërinë e Jugut pothuajse kisha greke është krejtësisht e pranueshme përveç mohamedanëve. Gjuha shqipe është aq e dallueshme nga gjuhët tjera të Europës sikurse është gjuha Kelte dhe Baske. Ata s’kanë literaturë veçse pak libra të priftërinjve katolikë; as alfabet të qëndrueshëm nuk kanë akoma. Në shkollat e pakta turqit nuk kanë lejuar që të mësohet gjuha e tyre dhe nuk janë shumë ata që dijnë me shkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipërisë është një shënim i gjatë shkeljesh, plaçkitjesh dhe gjakderdhjesh. Këngët e tyre tregojnë, theksojnë, vetëm lufta e trimërira. Të gjitha shkeljet e Europës mizore e kanë përshirë këtë vend me zjarrm e shpatë.
 
:Me i përshkruar hollësirat e ngatarresave që çdo ditë u bënë edhe më të këqija në Durrës, nuk do të ishte edhe aq e dobishme. Qeveria shkoi një herë në Vlorë dhe iu desh me u kthyer prapë në Durrës për arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad Pashës. Një oficer italian u zu natën në Durrës duke i bërë shenjë kryengritësve e në këtë mënyrë duke iua drejtuar udhët e operacionit. Kur e arestuan u gjet se ai qe duke bashkëpunuar me oficerin që kish pas qenë ngarkuar me mision nga Princi për të mbrojtur Durrësin nga kryengritësit; atëhere misioni u pezullua. Një oficer hollandez më tha se Princit nuk mund t’i mbushej mendja kurrësesi për t’i prirë ushtrisë e as me u dukur më para luftës. Luftaniet e gjashtë fuqive rrinin në një qetësi të vdekur në port. Kur qyteti u mësye, komandantët e tyre u thirrën për të shtirë ca topa sa me trembur kryengritësit, por ato kundërshtuan duke thënë se kanë urdhëra të rrepta me vepruar vetëm për mbrojtjen e personit të princit e të familjes së tij. Kjo tregoi qartazi se fuqitë e mëdha kishin vendosur mos me shtirë asnjë top për mbrojtjen e qeverisë që kishin marrë përsipër me themeluar. Përvoja ime e fundit në Durrës qe një natë para se të largohesha, kur qeshë zgjuar prej një krisme të tmerrshme pushkësh në kënetë pothuaj nën dritaret e mia. Oficerët më lajmëruan në mëngjes se kishin dërguar nja 15 vetë nëpër kënetë për të kërkuar të vrarë e të plagosur, por njerëzit e tyre duke i kujtuar këta se ishin armiku qe po iu afrohet, shtine mbi ta dhe i vranë të gjithë.
:Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti që mbajti larg nga Shqipëria për 24 vjet ushtritë e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e dheut njërën mbas tjetrës, otomanët mundën ta pushtojnë Shqipërinë dhe e mbajtën nën zgjedhë për më se 450 vjet. Përveç popullit të fushave, të cilët i ka vrarë më shumë zgjedha e robërisë, përgjithësisht Shqiptarët janë trima e luftetarë të fortë. Malësori nuk del kurrë prej shtëpisë së tij i pa armatosur, e deri bariu mban tufën e vet i armatosur deri në dhëmbë. Lufta ka qenë i vetmi besim i tyre; biles ata thonë: aty ku është shpata aty është besimi. Djali rritet pa farë edukate ose disipline përveç se përdorimit të armëve. Në ushtrinë turke ai mësoi se si me vjedhë e me grabitë; në shtëpinë dhe vendin e vet zyrtarët dhe tagrambledhësit e pengonin në kursimet, punimet dhe industritë. I rritur në një atmosferë dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka shtërnguar të fitojë rrojtjen e tij si të mundet, qofte edhe prej armikut që i ka shkelë në votër. Nuk duhet shikuar për çudi pse vjedhja që i bënin turqve quhesh patriotizëm i lartë. Pa dyshim këta malësorë janë të egër dhe të pamëshirshëm në mësymje ose në mbrojtje. Që këta kanë edhe zakone të këqija s’ka nevojë për vërtetim, porse janë rritur në një atmosferë pesimiste.
 
:E lashë këtë skenë mëkatesh, ngatërresash të ndyra dhe gjakderdhjesh me një zemër plot mëri kundër krimit të madh të Europës dhe plot simpati për popullin që iu desh me derdhur gjak për të mbajtur larg zgjedhen dhe një nga gabimet më skandaloze në historinë e Europës. Tre muaj pas kësaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisioni ndërkombëtar, ministrat e huaj, xhandarmëria dhe luftanijet ikën nga Durrësi dhe Shqipëria u la sikurse është sot, pa qeveri. (Domethënë në kohën e Luftës I Botërore – shën. përkth.).
:'''Një popull fisnik'''
 
:'''Masa për shpëtim'''
:Ky popull është shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara, për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhë ka qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrmit. Dhe për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastërta e shembullore. San Xhiljano thotë se Shqiptarët janë egoista të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika. Trimërija e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqsinë e tyre pa u trembur. Fjala e besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të qytetëruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë. Virtytet e grave të tyre janë të trashëguara dhe vdekja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në rast tradhëtie ose imoraliteti. Ndjeshmëria e tyre në çnderime dhe fëmijë është shumë më i madh se sa në rrena e shpifje dhe këto raste mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje. Në asnjë vend tjetër të botës nuk është ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa në Shqipëri; ai qe vret një grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën. Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e Shqiptarëve nga përvoja vetjake që pati prane tyre
 
:Të nesërmen, pasi pata lënë Durrësin mbërrita në Vlorë. Kryetarët e Vlorës ishin besnike të princit Vid dhe i patën dhënë ushtarë për të luftuar kyengritësit e Shqipërisë së mesme dhe “epirotet” në Jug të Vlorës. Prandaj këta gjindeshin në një frikë të përditshme prej ndonjë mësymjeje nga vëllezërit e vet. Që mos të vazhdohej më rrënimi në mes tyre, i këshillova që të shpallin pavarësinë dhe të bëjnë paqe me vëllezërit e vet. Në emër të tyre shkova në Delvinë dhe takova kryetarin e qeverisë së perkohshme të Epirit, Zografo, i cili ishte i sëmurë në zemër pasi po kthehesh nga varrimi i 14 djelmoshave Delvinnjotë që sapo ishin vrarë në shpat të malit, ndërsa 40 burra shtriheshin të plagosur. Ai qe gati me bërë paqe me vlonjatët dhe kur ky lajm mbërriti Vlorën u prit me shumë kënaqësi dhe duartrokitje. Atë mbasdreke dy luftanije të fuqive të mëdha që bënin pjesë në komisionin ndërkombetar, u ngulën në port dhe nën hijen e topave të Europës nuk lejuan bashkimin që unë kisha parashtruar. Ata e dinin mirë që qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e saj dhe se do të binte. Po ashtu e dinin që përmbajtja e veprave të tyre do të shkaktonte edhe më shumë gjakderdhje vllazërore. Prej asaj kohe e mbrapa fuqitë “epirote” dhe kryengritsit e Shqipërisë së mesme përparuan. Më tepër se 100’000 barinj dhe bujq, gra, burra, fëmijë dhe foshnje lanë shtëpijat e tyre, të cilat ua dogjën e ua shkatërruan dhe këta vetë emigruan në Vlorë. Kur unë u largova nga Greqia, sëmundja e lisë po përhapej nëpër këta emigrantë që pa ndihma dhe pa shpresë vdisnin në qarkun e Vlorës. Pak mbas largimit tim, u raportua se nga këta 100’000 emigrantë 30’000 kishin vdekur urie dhe s’kishin as mbulesë e as kasolle ku me shtirë kryet. Jam informuar që nëpër gjithë Shqipërinë ka zi. Në pranverë nuk ka me patur misër për farë për ata që do të shpetojnë.
:T’ashpër janë djemtë e Shqipërisë,
:e me gjithë këtë nuk u mungojnë virtytet,
:të ishin ato virtyte më të pjekur;
:Ku është armiku që ua ka pa shpinën e shtegun ta lirojnë?
:Fortesat e shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta kurrë,
:sa ata vetë në kohëra turbullimi e në rast nevoje;
:Sa e rëndë është mërija e tyre,
:por kur ta falin, miqësia është fare e sigurtë;
:Kur mirënjohja ose fisnikëria me derdh gjakun i thërret,
:të patrembur shkojnë përpara kudo që t’i çojë udhëheqësi i vet.
 
:'''Zbulimi i padrejtësisë'''
:Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën. përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të tjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë zemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin shprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë shumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse.
 
:Mirë do ishte po ta kishte përshkruar gazeta Times e Londrës skenën e Durrësit si një komedi tragjike, që brenda pallatit mbretëror luheshin shakatë cinike më të mëdha, që mbrapa maskave buzëqeshëse të diplomatëve të Europës fshiheshin fytyrat e errta e kriminele, shkaktare të vdekjes së këtyre njerëzve, se jashtë në kënetë shtriheshin qindra Shqiptare mbrojtes të vatrave të veta, të fortë e të ngrirë, me sytë e tyre dhimbisurisht të drejtuar kah qielli i cili dukej e pamëshirshëm per ta. Dukesh një detyrë njerëzore, haptazi, me shqyer maskën që mbulonte diplomacinë Europiane e me nxjerr fytyrën e saj të lyer me gjak atdhetarësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe pasi qeshë i shtrënguar e tregova këtë panjerzi dhe këtë padrejtësi të fuqive Europiane dhe dhashë dorëheqjen si minister i Amerikës në Greqi e në Mal të Zi, sikurse patjeter qeshë i shtrënguar me bërë. '''Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e dipllomacisë!'''
:Mikpritja është në kulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojtje të shenjtë.
 
:Qe shorti im me ngritur perden që t’i jepja dritë kësaj komedie, e cila qe loja më tragjike që është vu në skenë prej duarve të njerëzve. Ky veprim qe ai që me ka hapur rrugën me iu lutur popullit të lirë të Amerikes të ndihmojë Shqiptarët që po mundohen me luftë e me vdekje për lirinë dhe pavarësinë e tyre. Kur Europa, e përgjakosur, e mjeruar, e shfarosur, e falimentuar dhe e këputur do të hyjë duke çaluar në një periudhë të re qytetërimi, atëhere le të mësojë prej vuajtjeve të veta mëshirën që duhet të ketë për kombin e vogël malësor; e cila dëfrehesh me shtërngimet e shpirtit e me britmat e vdekjes së tij dhe vepronte paturpësisht duke i quajtur asgjë tmerret dhe vuajtjet e këtij populli për liri dhe humbjen e lirisë të një populli e quante një sakrificë të zakonshme për qejfin e tyre.
:'''Zakone gjakmarrje'''
 
:Gjakmarrja është një traditë e Shqiptarëve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve të vendit që caktojnë kur, kush dhe si është e drejtë një gjakmarrje. Në këto raste qeveria nuk përzihet, edhe në qoftë se ndërhyn do të ndjekë zakonin e vendit më tepër se ligjin. Ky “lex talionis”, rregull që jep të drejtë që të shpaguhet një dëm i ndërsjelltë ose si i thonë, një sy për një sy e kokë për kokë, jo vetëm që hyri nëpër ligje gjatë shekujve, por edhe nëpër besime. Gjykohej se shpirti i të vrarit nuk ka qetësi deri sa të vritet gjaksori. Në Shqipëri familjes ose trashëgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetëm për vrasje, por edhe për çeshtje nderi grash. Gjaqet shpesh herë shtrihen deri në bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumë herë kanë kapërcyer katunde e krahina. Ligjet turke në këtë vend nuk jepnin ndonjë farë drejtësie; madje i nxitnin këto zakone pasi ato shkaktonin përçarje, grindje dhe armiqsira të mbrendshme ndërmejt Shqiptarëve, gjëra që i lehtesojnin barrën Turqisë për të zbatuar më tepër tiraninë dhe robërinë. Me ardhjen në fuqi të ligjit të krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohë sikurse në rastin e Malit të Zi.
 
:'''Gratë Shqiptare'''
 
:Ndërsa, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit, gruaja bën të gjitha punët, si në fushë ashtu edhe në shtëpi, ajo shikohet më me respekt dhe zë një pozitë më të lartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të shëtisi prej një ane të Shqipërisë në tjetrën pa farë dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurtë. Në qoftë se një vajzë e fejuar le të fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me një gjak të cilin e ka të drejtë i fejuari i saj. Përveç atyre të qytetit, nusja nuk merr pajë nga ati i saj, përkundrazi dhëndri i paguan një shumë të hollash të atit të vajzës; për gratë e veja paguhet gjysma. Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi. Ç’ka ia shton rëndësinë gruas pranë burrit është të pjellurit; dukë shtuar femijët, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnë gjëkundi gra më të virtytshme se në Shqipëri.
 
:'''Brez i fuqishëm'''
 
:Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për pavarësi e liri.
{{faqe}}