Shqiptarët/Parathënie e botimit të parë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Zeke (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
 
Rreshti 1:
{{Koka|Shqiptarët|Shqiptarët|Parathënie e botimit të parë|Shqiptarët/2Parathënie e botimit të dytë}}
 
:E gjeta të vlefshme përkthimin e këtyre rreshtave mbasi këto përmbajnë gjykimin e një të huaji mbi Shqipërinë, i cili e formoi këtë vetgjykim duke qenë vetë në kontakt me Shqiptarët e duke shikuar me sytë e vet çdo gjë që ka shkruar. Përveç kësaj, ky shkrimtar është i një shteti të cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumë pak gjendja politike e Shqipërisë e për këtë çdo fjalë që shkruan ky njeri është e sigurtë se e shkruan siç ia ndien ndërgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita diplomatike. Për shembull, në Kreun IV tek nënartikulli “Europa përkrah sundimin turk” do të shikoni se San Xhuljano, Ministër i Jashtëm i Italisë, nga pozita e tij diplomatike shkruan të kundërtën e asaj që ndjen në shpirtin e tij. Por që shkrimtari i jonë shkruan ashtu si e ndien, do ta vini re po të këndoni me kujdes Kreun III “Rënia e Qeverisë së Vidit”. Aty do të formoni një vetgjykim se sjelljet e tij në këtë mënyrë proshqiptare ndoshta u bënë shkak që ai të shtrëngohesh me dhënë dorëheqjen nga pozita e tij në Europë.