Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/27: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
New page: {{Faqe|Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës|26|27|28}}
 
No edit summary
Rreshti 1:
# Kapitulli 8
# Ofruesit e shërbimeve
# Nëni 40
# Kërkesat themelore
# (1) Përveç të gjitha dispozitave tjera aplikative në këtë ligj, të gjithë ofruesit
# publik të shërbimeve të telekomunikacionit do ti përmbushin kërkesat e këtij kapitulli
# duke përfshirë kërkesat themelore për:
# (a) sigurinë e veprimtarisë së rrjetës
# (b) mirëmbajtjen dhe integritetin e rrjetës;
# (c) qasjen jo-diskriminuese dhe çmimet
# (d) ndërlidhjen ndërmjet rrjetave; dhe,
# (e) mbrojtjen e konsumatorëve dhe të dhënave.
# (2) Të gjithë ofruesit e shërbimeve do të paguajnë tarifat që kërkohen nga ta
# sipas këtij ligji.
# (3) Të gjithë ofruesit e shërbimeve duhet të jenë të regjistruar sipas
# Rregullores së UNMIK-ut 2001/6 të dt.08 shkurt 2001 “Mbi Organizatat Afariste”.
# (4) Jo më vonë se 2 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë personat që
# ofrojnë shërbime të telekomunikacionit në Kosovë, që kanë ndër mend të ofrojnë
# shërbime të tilla, duhet të aplikojnë për autorizimin e duhur, liçensën, dhënien e
# pushtetit dhe /ose caktimin e numrave sipas kërkesës së këtij ligji.
# Nëni 41
# Raportimi
# (1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve duhet t’i dorëzojnë ART-it raportet vjetore,
# duke përfshirë këtu edhe informatat financiare të bazuara në revizionimin e pavarur
# dhe në pajtim me ligjet e zbatueshme të Kosovës, që do të përfshijnë, ku është e
# mundëshme:
# (a) sasinë e të gjithëa aksionëve kapitale të lëshuara;
# (b) sasinë dhe privilegjet e secilës katëgori të aksionëve;
# (c) shumat e paguara për to dhe mënyra e pagesës;
# (d) pjesë-përkatësitë e fitimit (dividentet) të paguara, nëse ka ndonjë;
# (e) numri i aksionarëve (dhe emrat e 30 mbajtësve më të mëdhej të
# secilës nga katëgoritë e aksionëve dhe sasia që mban secili prej
# tyre);
# (f) borxhet e financuara dhe borxhet lundruese si dhe kamata që
# paguhet për to;
# (g) çmimi dhe vlera e pronës, franshizave (lejeve të posaçme) dhe të
# paisjeve të ofruesit të shërbimeve;
# (h) numri i të punësuarve dhe rrogat e paguara për secilën katëgori;
# (i) emrat e të gjithëë zyrtarëve dhe drejtorëve, dhe shuma e rrogave,
# shtesave si dhe të gjithëa kompenzimeve të tjera të cilat i paguhen
# secilit;
# (j) shuma e shpenzuar për përmirësime të mëdha (kapitale) gjatë
# secilit vit;
# (k) të hyrat dhe faturat nga secila degë e biznësit dhe nga të gjithëa
# burimet;
# (l) shpenzimet e veprimit dhe shpenzimet e tjera;
# (m) balansi i fitimit dhe humbjes; dhe
# (n) ekspozimi i plotë i veprimeve financiare të ofruesit të shërbimeve
# për secilin vit, duke përfshirë edhe pasqyrën vjetore të balansit.
# (2) Raportet vjetore duhet të bëhen për dymbëdhjetë muajt e vitit të cilët i zgjedh
# ART-i dhe do t’i dorëzohen atij jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të vitit për të
# cilin është kryer raporti, përveç nëse akordohet kohë plotësuese nga ART-i.
# Nëni 42
# Kontabiliteti
# (1) Ofruesit e shërbimeve të rrjetave publike të telekomunikacionit dhe
# shërbimeve duhet të sigurojnë ndarjen e duhur të niveleve organizative dhe atyre të
# kontabilitetit me qëllim që të lehtësohet ndarja e të hyrave, shpenzimeve dhe të
# çmimeve të shërbimeve individuale të telekomunikacionit që ata kryejnë, si dhe që të
# bëjnë revizionimin vjetor të deklaratave financiare bazuar në standardet
# ndërkombëtare të kontabilitetit dhe në bazë të ligjeve aplikative apo rregulloreve të
# UNMIK-ut në Kosovë, të publikojnë deklaratat e revizionuara financiare dhe të
# dorëzojnë një raport vjetor në ART.
# (2) Ofruesit e shërbimeve të cilët ofrojnë shërbime publike të telekomunikacionit,
# përveç shërbimeve të tyre të transmetimit, duhet të mbajnë shënime të ndara
# financiare në lidhje me aktivitetet e tyre individuale në pajtim me paragrafin (1) të
# këtij nëni.
# (3) ART-i ka të drejtën që të inspektojë shënimet financiare të të gjithë ofruesve të
# shërbimeve.
# (4) ART-i mund të kërkojë nga ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit që të
# adoptojnë standarde specifike të kontabilitetit me qëllim të parandalimit të
# subvencionëve të kryqëzuara të shërbimeve dhe me qëllim të përmbushjes së
# synimeve të tjera të këtij ligji.
# Nëni 43
# Masat e sigurisë
# (1) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit do të marrin masa të
# nëvojshme teknike dhe organizative, për të mbrojtur sigurinë e shërbimeve të tyre.
# (2) Këto masa mbrojtëse do të sigurojnë një nivel të sigurisë dhe mbrojtjes i cili
# është proporcional me rrezikun e parashikuar dhe shpenzimet, dhe i cili është në
# përpjestim me nivelin e zhvillimeve teknike të sistemit.
# (3) Nëse ekzistojnë gjasa që të depërtohet ilegalisht nëpër sigurimin e rrjetës,
# ofruesi i shërbimeve do t’i paralajmërojë parapaguesit për këte rrezik dhe t’i njoftojë
# parapaguesit për marrjen e masave të mundshme të sigurisë.
# (4) Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave publike të telekomunikacionit duhet t’i
# dorëzojnë ART-it, me kërkesën e tij, detajet që kanë të bëjnë me garantimin e
# sigurisë, së bashku me një deklaratë e cila deklaron se implementimi i masave
# parandaluese teknike është bërë apo do të bëhet në një kornizë të caktuar kohore.
# (5) Në rast se ART-i vëren mangësi në sistemin e propozuar të masave mbrojtëse
# sipas këtij nëni apo në implementimin e tyre, ofruesi i shërbimeve duhet t’i korigjojë
# ato mangësi pas urdhërit me shkrim ngë ART-it.
# Nëni 44
# Ofruesit e shërbimeve me fuqi të konsiderueshme në treg
# (1) Për qëllime të këtij ligji, ofruesit e shërbimeve do të kosiderohet se kanë fuqi
# të konsiderueshme në treg nëse ata mbajnë më shumë se 25 përqind të aktivitetetve
# afariste të llojit të njejtë në një sektor të veçantë të tregut në Kosovë. Për qëllime të
# këtij nëni, aksionët në tregun e ofruesve të shërbimeve të cilët janë nënvarës të
# kompanive të tjera të cilat veprojnë në sektorin e njejtë, apo kompanive të cilat
# vetëvetiu kontrollojnë kompanitë e tjera të cilat veprojnë në sektorin e njejtë, do të
# konsiderohen si të njejtë në tërësinë e tyre.
# (2) ART-i do të përcaktojë nëse një ofrues i shërbimeve posedon apo jo fuqi të
# konsiderueshme në treg, me kërkesën e cilitdo ofrues të shërbimeve, apo me
# vetëiniciativë.
# (3) Gjatë vlerësimit nëse ofruesi i shërbimeve ka fuqi të konsiderueshme në treg,
# ART-i duhet të marr në konsideratë madhësinë relative të ofruesit të shërbimeve në
# krahasim me madhesinë e tregut, aftësinë e ofruesit të shërbimeve që të ndikojë në
# kushtet e tregut, kontrollin e ofruesit të shërbimeve në qasjen e parapaguesve, si dhe
# burimet financiare të ofruesit të shërbimeve.
# Nëni 45
# Ndalimi i subvencionimit
# (1) Ofruesit e shërbimeve që kryejnë aktivitete të tjera afariste në të cilat ata kanë
# një fuqi të konsiderueshme në treg përbrenda kuptimit të këtij ligji apo rregullave
# përkatëse të konkurencës që janë në fuqi në Kosovë, apo të cilët kanë të drejta të
# veçanta apo ekskluzive për kryerjen e aktiviteteve specifike afariste apo për
# shfrytëzimin e resurseve natyrore apo resurseve të tjera të kufizuara në të cilat nuk
# kanë qasje ofruesit e tjerë të shërbimeve të telekomunikiacionëve, do të detyrohen që
# të bëjnë ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me telekomunikacionët përmes një njësie
# tjetër ligjore.
# (2) Asnjë ofrues i shërbimeve publike të telekomunikacionit me fuqi të
# konsiderueshme në treg nuk guxon të kryq-subvencionojë plotësisht shërbimet e
# ndryshme të telekomunikacionit.
# (3) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të
# konsiderueshme në treg duhet që në mënyrë të qartë të bëjnë ndarjen e strukturave
# organizative dhe të shënimeve financiare të aktiviteteve të ndryshme të tyre qëllim që
# të llogariten në mënyrë të saktë fitimet dhe humbjet e secilit aktivitet afarist
# individualisht.
# Nëni 46
# Monitorimi i trafikut të telekomunikacionit
# (1) Nëse kërkohet, ofruesit e shërbimeve sipas rregullave aplikative të procedurës
# penale apo të ndonjë ligji përkatës apo Rregulloreje të UNMIK-ut, me qëllime të
# paraqitjes/prezentimit të përparimit të procedurave penale apo për sigurinë e Kosovës,
# duhet që:
# (a) t’i raportojnë autoritetit përkatës informatat që kanë të bëjnë me
# pjesëmarrësit, porositë si dhe faktet dhe rrethanat e trafikut të
# telekomunikacionit në rastet individuale, në mënyrën, masën dhe
# kohëzgjatjen e përcaktuar nga një gjykatë kompetente;
# (b) në bazë të një kërkese me shkrim, t’i raportojnë autoriteteve përkatëse
# informatat lidhur me pronarët dhe parapaguesit e shërbimeve të
# telekomunikacionit, me të cilin do të bëhet trafiku i telekomunikacionit
# i cili i nënshtrohet urdhërit të gjyqit siç është specifikuar në pikën (a)
# të këtij nëni; apo
# (c) të ofrojë një ndërlidhje të përshtatshme në rrjetën e tyre që të mbikqyrë
# trafikun e telekomunikacionit në mënyrën, masën dhe kohëzgjatjen e
# përcaktuar me urdhëresë gjyqi nga autoriteti përkatës.
# (2) Para ekzekutimit të dekreteve të specifikuara në një urdhëresë të tillë,
# autoriteti përkatës duhet t’i dërgojë ofruesit të shërbimeve një transkript të nënit të
# urdhëresës së gjyqit në të cilin ceken lidhjet e telekomunikacionit dhe kohëzgjatja e
# ekzekutimit. Ky transkript i nënit përkatës i urdhëresës duhet të bëhet nga trupi i cili
# ka dhënë urdhërin.
# Nëni 47
# Tregimi (ekspozimi) i identitetit të personit që ka telefonuar dhe personit të telefonuar
# ART-i do të hartojë dhe publikojë kushtet për identifikimin numerik automatik në
# rrjet dhe kushtet për sigurimin e këtij shërbimi për publikun.
# Nëni 48
# Ridrejtimi i telefonatave dhe telefonatat automatike
# ART-i do ti hartojë dhe publikojë kushtet për ridrejtimin automatik të telefonatave
# dhe kushtet për sigurimin e kësaj mundësie të rrjetës për publikun.
 
{{Faqe|Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës|26|27|28}}