Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/11: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
New page: {{Faqe|Ligjet e Kuvendit të Kosovës|10|11|12}}
 
No edit summary
Rreshti 1:
Kapitulli 2
Normat themelore të veprimtarinë së tregtisë me jasht
Neni 3
Parimi themelor i tregtisë së lirë dhe biznesit
Autoriteti publik apo aktet normative nuk mund të imponojnë restrikcione, ndalime
ose kushtëzime në asnje aktivitet tregtar me jashtë ose dëmtimin apo vendosjen e kushteve
mbi aftësinë apo të drejtën e cilitdo resident apo jo-rezident për të marë pjesë apo të merret
me aktivitete tregtare me jashtë, përvec nëse ky ligj në vecanti kërkon këtë apo në një mënyrë
tjetër lejon këtë.
Neni 4
Kufizimet e përgjithëshme të masave restriktive
4.1 Nëse dispozita e këtij ligji, posaçerisht kërkon apo autorizon vendosjen e masës
restriktive që përndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 3, Qeveria, do të ose mundet,
kur është e nevojshme të nxjerrë akt normativ mbi themelimin e masës së tillë restriktrive;
me kusht që, sidoqoftë, çdo masë e tillë restrictive e themeluar kështu duhet të jetë në pajtim
me kriteret vijuese:
(a) Duhet të jetë qartë e lejuar dhe në pajtim dispoozitën përkatëse të këtij ligji;
(b) Duhet të jetë qartë në lidhje me dhe qartë e domosdoshme për arritjen e
qëllimit të përcaktuar me një dispozitë të tillë;
(c) Qëllimi dhe lloji i saj të jetë i kufizuar gjer në minimumin e nevojshëm për
arrtijen e këtij qëllimi;
(d) Implemntimi i saj të bëhet në atë mënyrë që të krijoj përzierjen sa më të vogël
të mundëshme dhe vendosjen e caktimin e ngarkesës sa më të të vogël të mundshme lidhur
me aktivitetet e tregëtisë me jashtë dhe lirinë e përgjithshme të veprimtarisë ekonomike;
(e) Nuk do të jetë në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare e cila e
obligon Kosovën;
(f) Do të jetë në pajtim me kërkesat e obligueshme të marrëveshjeve të OBT-së;
dhe
(g) Do të jetë, aq sa është e mundur, në pajtim me çdo kriter tjetër të aplikueshëm
në BE ndaj masës së tillë restriktive.
4.2 Nëse një masë e propozuar restriktive ka potencial të mjaftueshëm që të ndikojë
materialisht në marrëdhëniet me jashtë, Qeveria do të informojë UNMIK-un mbi aktivitetet e
saj që kanë të bëjnë me përpilimin e akteve plotësuese normative që vendosin masa
restriktive.
4.3 Masa e tillë restrictive nuk mund të ndikojë negativisht në kryerjen e obligimeve
ekzistuese kontraktuese në kohën kur masa e tillë restrictive është adoptuar përveç kur
arritja e qëllimit publik të masës së tillë restrictive do të ishte më tepër se e
parëndësishme e rrezikuar me kryerjen e padëmshme të obligimit të tillë.
4.4 Masa restrictive do të shfuqizohet ose fusha e zbatimit të saj do të reduktohet aq dhe
deri sa arsyet që justifikojnë ekzistencën ose qëllimin e zbatimit të pushojnë së ekzistuari ose
përndryshe bëhen të parëndësishme.
4.5 Nëse një masë kufizuese ose metoda e saj e implementimit nuk ka element
diskriminues anti-damping ose tregëtar kufizues ose efekt i cili nuk është qenësisht i qartë për
arritjen e qëllimit të dispozitës përkatëse të këtij ligji, masa e tillë apo mënyra e
implementimit të saj do të jetë qoftë e shmangshme, ose nëse është e mundëshme me
përpikëri të interpretohet dhe zbatohet në mënyrë që të eliminoj ose zvogloj gjer në
minimum një element apo efekt të tillë të parëndësishëm diskriminues, anti-konkurent apo
tregëtar kufizues.
4.6 Të gjitha masat restriktive duhet të merren dhe publikohen në një mënyrë krejtësisht
transparente.
4.7 Nëse një akt plotësues normativ i nxjerrë nën autoritetin e këtij duhet të zbatohet në
kufi në mënyrë që të hyjë ne fuqi, Qeveria do të përcjellë aktin e tillë plotësues normativ tek
Shërbimi Doganor i UNMIK-ut së bashku me një kërkesë në të cilën kërkohet që Shërbimi
Doganor i UNMIK-ut të ndërmarrë hapat e duhur për të zbatuar aktin e tillë plotësues
normativ.
Neni 5
Autoriteti për implementimin e masave restriktive
5.1 MTI do të jetë autoriteti i vetëm publik i cili është i autorizuar të zbatojë masat
restriktive.
5.2 Nëse MTI ka mungesë të personelit të trajnuar dhe të duhur ose nuk ka aftësi teknike
të përgatisë apo të zbatojë një lloj të veçantë të masës restrictive Qeveria do të delegojë gjithë
apo një pjesë të autoritetit të saj të zbatojë një masë të tillë kufizuese një organi tjetër publik;
Sidoqoftë MTI do të sigurojë që aktivitetet e tilla të kryhen në pajtueshmëri të plotë me këtë
ligj dhe çdo akt tjetër normativ ose akte të zbatueshme.
5.3 Qeveria do të sigurojë që MTI dhe autoritetet tjera publike që kanë interes legjitim dhe
të dukshëm në përgatitjen dhe implementimin e masës restriktive, të bashkëpunojnë lidhur
me përgatitjen e procedurës, kritereve dhe mekanizmave të kërkuar për implementimin e
duhur të saj. Sidoqoftë, MTI do të jetë përgjegjëse për të siguruar që aktivitetet e tilla të
zhvillohen në përputhshmëri me këtë ligj dhe çdo akt tjetër normativ.
5.4 MTI do të sigurojë që përgatitja dhe implementimi i të gjitha masave restrictive të jenë
të zhvilluara dhe të bashkrenduara në mënyrën që të jenë të lire nga procedurat dhe kërkesat e
dyfishta dhe të tepërta.
5.5 MTI do të themelojë dhe udhëheqë zyrën e informimit publik e cila do të jetë e hapur
për çdo person fizik gjatë orarit të rregullt të punës nga e hëna gjer të premtën, të
mirëmbajë koleksionin e kopjeve të këtij ligji, të gjitha akteve normative të nxjera në
bazë të këtij ligji, te gjitha masat restriktive, dhe të gjitha rregullat, rregulloret,
procedurat, kërkesat dhe kriteriet që kanë të bëjnë me implementimin e këtij ligji, akteve
të tilla normative dhe masave të tilla kufizuese. MTI, gjithashtu do të mbajë dhe
udhëheqë faqe në rrjetin e internet (web-faqe) në mënyrë të rregullt dhe të përshtatëshme
për shfrytëzuesin, nëpërmjet të cilës çdo person mund të marrë kopje elektronike të
dokumenteve të lartëpërtheksuara.
Neni 6
Rregullat e përgjithëshme lidhur me lejet për import dhe eksport
6.1 Nëse dispozita e këtij ligji apo ndonjë akti tjetër normativ i cili është nxjerrë në
përputhje me këtë ligj përcakton që një leje importi apo eksportit kërkohet për zbatimin apo
kryerjen e një transaknksioni të eksportit apo importit, autoriteti përkatës lejedhënës, përveç
kur parashihet në paragrafin 2 më poshtë I lëshon lejen e kërkuar aplikuesit përkatës.
6.2 Organi gjegjës për dhënjen e lejes do të refuzojë aplikacionin për dhënien e lejes së
kërkuar për import apo eksport vetëm nëse (i) një dispozitë specifike e këtij ligji apo akti
përkatës normativ mundëson një refuzim të tillë apo (ii) autoriteti gjegjës lejdhënës i artikulon
qartësisht me shkrim arësyet bindëse që provojnë që dhënia e lejes së kërkuar kërkuesit
përkatës do të rrezikonte materialisht qëllimin e dispozitës e cila përcakton kërkesën e lejes.
6.3 Në raste se autoriteti lejedhënës refuzon një aplikacion për një leje të importit apo
eksporti, organi për dhënjen e lejes duhet ti sigurojë aplikuesit përkatës përgjigjen me shkrim
mbi shkaqet e bazës juridike dhe arësyet për refuzimin e aplikacionit.
6.4 Akt normativ i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, deri në shkallën e lejuar me këtë ligj, të
bëjë lëshimin e një leje për import apo eksport varësisht nga kushtet e plotësuara të aplikantit
për t’i përmbushur kriteriet e veqanëta të përshkruara në një akt të tillë normativ; me kusht që,
sidoqoftë që të gjitha kriteriet e tilla të jenë transparente dhe qartësisht e kryesisht të
nevojëshme për arritjen e qëllimit publik që theksohet në lejen gjegjëse për import dhe
eksport.
6.5 Brenda tridhjet (30) ditësh nga data e refuzimit te kërkesës për import apo eksport nga
autoritetet për lëshimin e lejeve, parashtruesi i kërkesës mund të bëjë kërkesën për rishqyrtim
tek autoritetet për lëshimin e lejeve. Autoritetet për lëshimin e lejeve do t’i konfirmojnë
parashtruesit të kërkesës kohën dhe datën e marjes së kërkesës për rishqyrtim.
Autoritetet për lëshimin e lejeve do të marin vendim mbi kërkesën për rishqyrtimin e
refuzimit të kërkesës për leje importi apo eksporti brenda thridhjet (30) ditësh nga marja e
kërkesës për rishqyrtim. Në rast se autoriteti për lëshimin e lejeve refuzon kërkesën për
rishqyrtim për leje importi apo eksporti, aitoriteti për lëshimin e lejeve duhet të lëshojë nje
deklaratë të detajuar me shkrim ku do të ceket justifikimi ligjor dhe arsyet për refuzim.
Brenda tridhjet (30) ditësh nga data e refuzimit të kërkesës për rishqyrtim nga autoritetet për
lëshimin e lejeve në bazë të nenit 6.3 të këtij ligji, parashtruesi i kërkesës mund të bëjë
kërkesë në MTI për rishqyrtim dhe vendim nga autoritetet për lëshim e lejeve. MTI do t’i
konfirmojë me shkrim parashtruesit të kërkesës mbi kohën dhe datën e marjes së kërkesës për
rishqyrtim. Ky nen 6.4 nuk do të aplikohet aty ku autoriteti për lëshimin e lejeve ështe vet
MTI.
MTI do të marë vendim mbi kërkesës e parshtruar për rishqyrtimin e vendimit të autoriteteve
për lëshimin e lejve sipas nenit 6.3 brenda tridhjet (30) ditësh nga data e marjes së kërkesës
për rishqyrtim. Në rast se MTI refuzon kërkesën për rishqyrtimin e vendimit të autoriteteve
për lëshimin e lejeve, MTI duhet të japë arsyet në një deklaratë të detajuar me shkrim ku do të
ceket justifikimi ligjor dhe arsyet për refuzim.
Vendimi i MTI në bazë të nenit 6.4 ose 6.5 më sipër, do të jetë rishikohet nga organet
gjyqësore në pajtim me ligjet në fuqi.
6.6 Asnje person apo ndërmarrje që është e autorizuar me një leje eksporti apo importi
nuk lejohet që të bartë lejen në personin apo ndërmarrjen tjetër.
Neni 7
Ndalimi i kuotave; kuotat e papreferueshme; caktimi i kuotave
7.1 Përveq kur në mënyrë të veçantë ose shprehimisht lejohet nga ky ligj apo nga një
dispozitë e një akti tjetër normativ, asnjë autritet publik apo akt normativ nuk mundet që të
vendosë, implementojë apo akordojë asnjë kuotë në asnjë lloj të aktiviteteve te tregëtisë me
jashtë.
7.2 Nëse një dispozitë e tillë shprehimisht dhe qartë autorizon vendosjen, implementimin
apo caktimin e kuotës e cila do të ishte në kundërshtim me paragrafin 7.1, kjo kuotë nuk do të
vendoset apo implementohet nëse, sipas rrethanave të përcaktuara është praktikisht e
mundëshme që të arrihet qëllimi i njejtë, përmes detyrimit të pagesave shtesë të cilat janë të
kalkuluara në mënyrë të arësyeshme, për arrtjen e qëllimit mbrojtës të nivelit i cili është i
barabartë për përdorimin e një kuote të tillë.
7.3 Nëse, në pajtim me këtë ligj, akti normativ vendos një kuotë të importit apo eksportit,
që e cakton pjesëmarrjen e Kosovës në një kuotë të importit apo eksportit të vendosur nga një
qeveri tjetër dhe nevoja për një leje importi apo leje eksporti vendoset në lidhje me
implementimin apo akordimin e një kuote të tillë, autoriteti përkatës do të akordojë autorizime
të tilla për të gjithë aplikantët e kualifikuar në bazë të kritereve objektive, racionale dhe
transparente. Kriteret e tilla nuk mund të vendosen apo të implementohen nëse si mbështetje
kanë qëllimin diskriminues apo anti-konkurues. Kushtet të cilat aplikanti duhet ti përmbushë
për t’u kualifikuar për marrjen e një autorizimi të tillë duhet të jenë reale, të arësyeshme dhe
transparente dhe nuk do të zbatohen nëse kanë për qëllim diskriminimin apo antikonkurencën.
7.4 Asnjë personi, apo ndërmarrje të cilës i është lejuar një kontigjent i kuotës për import
apo eksport apo një leje që përfaqëson një akordim të tillë nuk i lejohet që ta bartë apo të
lejojë që leja e dhënë të përdoret nga një person apo ndërmarrje tjetër.
.
Neni 8
Mosndikimi në legjislacionin e doganave
8.1 Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet si cënim apo ndikim në
legjilsacionin e doganave të Kosovës.
8.2 Leja, certifikata apo autorizimi tjetër i lëshuar apo i dhënë në bazë të këtij ligji ose një
akti normativ të nxjerr në pajtim me këtë ligj, nuk do të ndikojë në obligimin e asnjë personi
apo ndërmarrje që të paguajë taksa, tarifa apo shuma tjera të cilat duhet të paguhen sipas
regulloreve mbi eksportin dhe importin e mallrave.
 
 
{{Faqe|Ligjet e Kuvendit të Kosovës|10|11|12}}