Suretu el-En`amë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
__NOTOC__
 
{|border="1" aligntalign="center" width="760" cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:90%"
|-
!colspan=6|[[Kur'ani|INDEKSI KUR'ANORË]] ||colspan=24|
Rreshti 21:
 
'''Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! '''
====1.====
 
1. Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhujt) me Zotin e tyre.
====2.====
 
2. Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.
====3.====
 
3. Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka kanë tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.
====4.====
 
4. Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, eqë ata nuk i shmangen.
====5.====
 
5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do të kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.
====6.====
 
6. A e vrejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë.
====7.====
 
7. Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: “Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë”.
====8.====
 
8. E pastaj thanë: “Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)”. E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre një afat.
====9.====
 
9. Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t’ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.
====10.====
 
10. Edhe të dërguarit të tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.
====11.====
 
11. Thuaj: “Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve.
====12.====
 
12. Tuaj: “E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?” Thuaj: “Vetëm e All-llahut”. Ai ia përaktoi mëshirën Vetes. Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.
====13.====
 
13. Vetëm e Tij është gjithëçka pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithëçka dëgjon dhe gjithëçka di.
====14.====
 
14. Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejvedhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?” Thuaj: “Unë jam urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
====15.====
 
15. Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës sëmadhe, nëse nuk i përulem Zotit tim”.
====16.====
 
16. Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar, dhe ai është shpëtim i qartë.
====17.====
 
17. Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.
====18.====
 
18. Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.
====19.====
 
19. Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheqë vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se All-llahut ka edhe zota tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që j u i shoqëroni!”
====20.====
 
20. Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.
====21.====
 
21. Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim.
====22.====
 
22. Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: “Ku janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?”
====23.====
 
23. Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s’u mbetetpërveç të thonë: “Për All-llahun, o zoti ynë, ne nuk ishim dhujtarë!”
====24.====
 
24. Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!
====25.====
 
25. Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe dikur t’i shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.
====26.====
 
26. Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur’anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjerët vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.
====27.====
 
27. E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikr të ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga besimtarët!”
 
28. Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.