Psalmet - Psalmi 116: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Zeke (diskuto | kontribute)
New page: {{Koka|Dhjata e Vjetër|Psalmet - Psalmi 115|PSALMET|Psalmet - Psalmi 117}} <center>'''Psalmi 116'''</center> {| border="1" width="100%" cellpadding="1" cellspacing="0" style="margin: 1em ...
 
Zeke (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
 
Rreshti 24:
 
9 Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
 
10 Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
 
11 dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
 
12 Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
 
13 Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
 
14 Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
 
15 Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
 
16 Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
 
17 Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
 
18 Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
 
19 në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.