Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 31:
'''Shkolla në Kosovë,''' për fat të keq, është në një gjendje jo mirë të organizuar dhe për pasojë pritjet, rezultatet apo autputet nuk janë të nivelit të dëshirueshëm dhe nuk premtojnë. Shkolla si një sistem që është krijuar nga shoqëria, për interesa të vet shoqërisë për shumë shkaqe e për pasojë është larg shkollës që ne synojmë – shkollën cilësore.

'''Çfarë duhet bërë?''' – Gandhi arriti sukses duke ndikuar në 300 milionë njerëz që të bashkohen dhe të nisen së bashku, si një mendje. Efikasiteti i shkollës nuk mund të paramendohet pa partnerë. Bashkëpunimi i shkollës me partnerë, të brendshëm e të jashtëm, është i mundshëm dhe i arritshëm atëherë kur edhe ne mendojmë si një mendje duke ditur rëndësinë aq madhore të shkollës dhe përballjen e saj me sfida të shumta të shekullit XXI.

'''Partneriteti i shkollës me fytyrë njerëzore''', me nxënës, mësimdhënës, prindër, komunitetin (DKA-të, ZRA-të, MASHT-in, OJQ-të) e deri te partneriteti me ndërkombëtarët, është shtyllë që duhet të këtë sukses dhe kujdes të veçantë, që nënkupton mobilizimin e resurseresurseve njerëzore, me qëllimin e vetëm për të arritur vlera të njëmendta në sistemin e arsimit që do të krijonin bazamentin për tu integruar fuqishëm në strukturat euro-perëndimore. Këtë qëllim edhe mund ta arrijmë, sepse Kosova për fatin e mirë ka energji dhe resurse njerëzore, që pak shoqëri evropiane i kanë. Për të arritur këtë objektiv, shoqëria jonë është e detyruar që të përkrah dhe të ndihmojë shkollën në të gjitha drejtimet. Nuk thuhet kot se; një vend është i mirë, kur ka shkolla të mira. Për sa ju përket institucioneve shtetërore në nivele komunale apo qendrore është për të ardhur keq se fare pak stimulojnë shkollën. Duhet të jesh shumë i ,,gjallë’’ për të mundur të realizosh objektiva, që shkolla të përfitojë nga institucionet tona. Shkolla fare nuk menaxhon me buxhetin e saj, ajo s’ka qasje të mirëfilltë as në planifikimin e mundësisë për përmirësimin e gjendjes se infrastrukturës mbi bazën e buxhetit që i takon. Ka raste kur institucionet bëjnë diskriminim ndaj elementeve që e përbëjnë shkollën dhe nuk lejojnë mjete për përmirësimin e gjendjes etj..

Shumë mësimdhënës, kanë ndjekur kurse trajnimi për rolin dhe rëndësinë e partneritetit. Ata dinë rrugët për të fuqizuar partneritetin. Shkollat që kanë qartësim teorik për rëndësinë e partneritetit gjejnë mënyra për të krijuar të ashtuquajturin ,,rrjet i merimangës’’ për mes të cilit pranojnë dhe dërgojnë energji zhvillimore në shumë fusha në relacionin shkollë – komunitet dhe anasjelltas. Shkollat dinë se sa përfitojnë nga partneriteti dhe nuk pushojnë së kërkuari partnerët e mundshëm, për të vetmin qëllim që të arrijnë rezultate në zhvillimin e të gjithë nxënësve deri në kufijtë e tyre të skajshëm e që është synimi kryesor i shkollës cilësore. Pyetja që shtrohet sot është se si ta funksionalizojë shkolla bashkëpunimin e mirëfilltë? Cilat janë pengesat ? etj..

'''Institucionet''', të nivelit të ulët apo atij qendror, mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në krijimin e një atmosfere nxitëse që inkurajon bashkëpunimin apo bashkëveprimin shkollë – komunitet. Partneriteti nuk është funksional për arsye se shkolla është e politizuar dhe konsiderohet si ,,rekrut’’ i politikës. Ka raste kur shkolla përjashtohet fare nga vendimmarrja e me këtë rast kur s’ka ,,pronësi’’ shkolla në vendimmarrje dihet se cila është përgjegjësia dhe angazhimi për punë të efektshme! Partneriteti shkollë – komunitet, ka fuqinë vetëm atëherë, kur krijohen marrëdhënie ndërvarësie, në mes sistemit arsimor dhe shoqërisë. Me fjalë tjera shoqëria do të duhej (në masë të madhe) të decentralizojë shkollën dhe në anën tjetër të harmonizojë nismat nga lart–poshtë dhe poshtë–lart. Përzierja e tillë krijon bashkëpronësinë dhe bashkëpërgjegjësinë që do të prodhojë rezultate të dëshirueshme. Në të kundërtën, gjendja që është sot, është destimuluese dhe me pasoja tepër shqetësuese. Kurrë nuk do të jemi ata që duam të jemi, nëse ecim me kryeneçësi duke injoruar vlerat e vërteta, resurset kryesore, pra njeriun e Kosovës, që është në formim në bankat shkollore. Autoritet institucionale kanë mundësinë të bëjnë më shumë. Ato duhet të jenë në gjendje të stimulojnë dhe të nxisin shkollat që të fuqizojnë partneritetin, planifikimin dhe menaxhimin e ndryshimeve. Nëse shkolla zotëron këto tri fusha të veprimit dhe ka përkrahjen nga shoqëria, shumë shpejt do të arrijë të bëhet shkollë cilësore. Këto ndryshime avancojnë shkollën dhe shoqërinë.