Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/9: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 151:
#:i referohet procesit të përcaktimit të vlerës së një aspekti ose të tërë kurrikulumit. Në varësi të përkufizimit të kurrikulumit, objekti i vlerësimit mund të jenë nevojat për kurrikulumin, politika e kurrikulumit, përmbajtja e kurrikulumit, procesi i mësimdhënies, mjetet mësimore, objektivat mësimorë, përvetësimi i kurrikulumit mësimor nga nxënësit, erfektshmëria e mësimdhënies, mjedisi i të nxënët.Vlerësimi i kurrikulumit përfshin vlerësimin e veprimtarive mësimore në kuadrin e një fushe të caktuar për të përcaktuar vlefshmërinë e objektivave, përshtatshmërinë e përmbajtjes dhe arritjen e qëllimeve specifike që çon në marrjen e vendimeve që lidhen me planifikimin, programin, zbatimin dhe riciklimin e veprimtarive të programit.
== 2==
# '''vlerësimi i mësuesit / teacher appraisal'''
#:vlerësimi i mësuesit është procesi i përshkrimit dhe i gjykimit të meritave dhe të vlerave të mësuesit mbi bazën e njohurive, të aftësive, të sjelljeve dhe të rezultateve të mësimdhënies së tij të cilat krahasohen me standarde dhe kompetenca të caktuara.
# '''vlerësimi i procesit / process evaluation'''
#:ka tri qëllime kryesore: 1) të zbulojë ose të parashikojë defektet në procedurat ose gjatë zbatimit të programit, projektit; 2) të sigurojë informacion për vendimet e programuara; 3) të regjistrojë procedurat siç kanë ndodhur. Vlerësimi i procesit siguron një informacion për kapërcimin e vështirësive, për marrjen e vendimeve të mëtejshme dhe për interpretimin e rezultateve të programit, projektit.
# '''vlerësimi i produktit / product evaluation'''
#:synon të masë dhe të interpretojë produktin.
# '''vlerësimi përmbledhës/ summative evaluation'''
#:përcakton arritjet në përfundim të programit, projektit, kursit, për të marrë vendime për programet, institucionet, individët. Vlerësimi përmbledhës mund të përdoret për të gjykuar efektshmërinë e programeve, projekteve, kurseve etj.
# '''vlerësues amator / amateur evaluator'''
#:quhet ai person i cili kualifikimin kryesor profesional nuk e ka në fushën e vlerësimit, ndërkohë që angazhimin në këtë fushë e ka vetëm si pjesë të biografisë së tij profesionale
# '''vlerësues i brendshëm/ internal evaluator'''
#:është zakonisht një punonjës i institucionit ose pjesëmarrës i programit, që nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në institucion ose program dhe i raporton drejtpërdrejt bordit të institucionit ose grupit të drejtimit të programit a të projektit.
# '''vlerësues i jashtëm / external evaluator'''
#:është dikush që nuk ka lidhje me institucionin, programin, projektin, por pajtohet për të kryer vlerësimin.
# '''vlerësues profesionist/ professional evaluator'''
#:quhet ai person i cili dallohet nga kualifikimi i gjerë në fushën e vlerësimit dhe e ka profesion e përgjegjësi kryesore drejtimin e vlerësimeve.
# '''vetëvlerësimi / self-evaluation'''
#:është procesi gjatë të cilit institucioni, agjencia, programi ose individi mbledhin informacion për veten e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre.
# '''vlerësim diagnostikues/ diagnostic evaluation'''
#:synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
# '''vlerësim i institucionit/ institutional evaluation'''
#:procesi i studimit dhe i analizës së anëve të forta dhe të dobëta të një institucioni arsimor, me qëllim inspektimi ose akreditimi.
# '''vlerësim i orientuar në qëllime / goals-oriented evaluation'''
#:përdor qëllimet dhe objektivat si kritere për të përcaktuar suksesin.
# '''vlerësim i orientuar në vendime / decision-oriented evaluation'''
është një proces që prodhon një informacion për të marrë vendime duke përzgjedhur ndërmjet alternativave.<br\>