10.849
edits
Vlerësimi brendshëm kryhet nga :
* strukturat e vlerësimit,
* mësimdhënësit,
* nxënësit,
* aktivet profesionale,
* këshillat e krasëve dhe
* nga strukturat drejtuese të shkollës. Vlerësimi i brendshëm kalon nëpër disa faza:
* Përcaktohen qëllimet e vlerësimit;
* Përzgjidhen llojet dhe
* Bëhet planifikimi dhe realizimi i veprimtarisë vlerësuese;
* Mbahen shënime dhe analizohen ato;
* Përgatitet raporti;
* Prezantohen rezultatet e vlerësimit.
Qëllimi i vlerësimit të brendshëm është : Ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Qëllimi i vlerësimit të brendshëm arrihet përmes formave të ndryshme të vlerësimit si :
* shkalla e arritëshmërisë e nx. (Testi i arritëshmërisë)
* përcaktimi i shkathtësive të domosdoshme (Tes. i gatishmërisë.)
* përcaktimi i përparimit të nx. në mësimnxënie (Testi I zotërimit)
* përmisimi i mësimnxënies (Testi formativ)
* përcaktimi i shkaqeve të vështirësive (Testi diagnostik)
* notimin e nxënësve ( Testi i arritëshmërisë, Testi i kombinuar)
* përshkrimi i manifestimit në ndonjë fushë lëndore (T. zotërimit)
* përcaktimi i shkallës së arritshmërisë e një nx. në raport me rezultatin me të mirë në një grup të njohur. ( Testi i bazuar në normë, Testi i përgjithshëm i përpiluar nga mësimdhënësi).
Vlerat e vlerësimit të brendshëm janë shumë dimensionale:
# Vlerësimi duhet të jetë i vlefshëm – ai duhet të vlerësojë atë që dëshirojmë ta vlerësojmë.
# Vlerësimi duhet të jetë i besueshëm – që vlerësuesit e ndryshëm dhe në kohë të ndryshme duhet të jetë i qëndrueshëm (pra vlerësimi me të njëjtin standard).
# Vlerësimi duhet të jetë i pa anshëm – pra nuk duhet favorizuar individin apo grupin.
Shtrohet pyetja : Cilat janë funksionet e vlerësimit të brendshëm? Përgjegjëja del se funksionet e vlerësimit të brendshëm shërbejnë:
Vlerësimi i brendshëm në vete përfshin disa parime apo pikënisje themelore. Secili mësimdhënës - vlerësues i brendshëm duhet t`i respektojë parimet themelore gjatë procesit të vlerësimit, si:
# Përcaktimi i qëllimit dhe përparësitë në procesin e vlerësimit;
# Përshkrimi i kujdesshëm i qëllimit të matjes;
# Rezultatet e parashikuara të të nxënit;
# Zgjedhja e matjeve të mundshme
# Zgjedhja e teknikave të përshtatshme të vlerësimit në përputhje me karakteristikat që duhen të maten: - Objektive; - Të sakta; - Të përshtatshme;
# Zbatimi i teknikave të ndryshme të vlerësimit ( vrojtimin, testin objektiv,testin subjektiv, testin ese, vetëvlerësimin, portofoli, pyetësorin etj.).
''Llojet e vlerësimit që përdoren më së shumti në vlerësimin e brendshëm janë :''
Vlerësimi diagnostikues: ka për qëllim që të përcaktojë shkaqet e qëndrueshme të problemeve në mësimnxënie dhe formulimin e planit të veprimit për t`u ndihmuar nxënësve;
Si realizohet vlerësimi i brendshëm ?
* Është i përditshëm dhe i vazhdueshëm ;
* Me anë të kërkesave që bëhen në klasë;
* Testeve kohëshkurtra – përvetësim i njësisë mësimore;
* Kuize. Shoqërohet edhe me vënien e notave, etj.
Në çka duhet pasur kujdes gjatë procesit të vlerësimit të brendshëm ?
* Humbja e përkohshme apo e pjesshme e objektivave të vlerësimit;
* Pamjaftueshmëri e treguesve që përdoret për të bërë vlerësimin;
* Duhet t`i kushtohet sa më shumë përvetësimit të koncepteve;
* Nuk ka rëndësi riprodhimi i vërtetimeve dhe zbatimeve por kuptimi i thelbit të koncepteve si model i punës së pavarur ( një % jo e madhe e kohës së mësimit);
* Momente kur duhet të përdoret teksti shkollor;
* Momente kur duhen të përdoren mjetet e punës;
* Mos të ketë shumë riprodhim gojor të materialit të mësimit;
* Mos të humbet kontakti nxënës – mësimëdhënës;
* Mos ngarkimi tej mase me rregulla e formula;
=='''TEKNIKAT DHE INSTRUMENTET E MATJES. TESTET'''==
Përdoren për disa qëllime:
* Për të matur dhe vlerësuar përparimin e nxënësve në lidhje me objektivat specifike të lëndës
* Të motivuar të nxënit për çështje të përgjithshme dhe të veçanta
* Për të siguruar
* Për të siguruar informacion për qëllime raportimi
* Për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe të procedurave e formave mësimore.
Testet e shpejtësisë – janë teste që përfshijnë kohen si faktor. Ato parashikohen të kryhen brenda një kohe të përcaktuar. Kërkesat janë të shumta në numër dhe të lehta për tu zgjedhur.
Mësimdhënësi përdor këtë strategji:
# Flet sa më pak
# Nuk ka kërkesa të mëdha në orë të mësimit
# Duhet bërë kërkesa të nivelit të lartë
# Përgjigjet e nxënësve përsëriten sa më pak
# Kërkesa sa më konkrete dhe zbatuese
Nxënësit:
# Duhet të mësohen të japin përgjigje të sakta dhe të qarta
# Pjesëmarrja sa më e madhe në shpjegim
# Sa me më pak konfuzion
# Sa me më shumë konfidencë
# Sa më pak ndërhyrje
# Ka më shumë bashkëveprim
# Nxënësit fitojnë arritje të lartë
Duhet pasur parasysh disa kërkesa, si :
# Çështja që do të pyetet duhet të jetë e ndryshme nga ajo që nxënësit janë duke punuar në klasë
# Kërkohet që të mos harxhohet shumë ( 8-10 minuta)
# Të paraqes interes për klasën, dëgjimi i përgjigjes
# Të ketë kontrolla të ndryshme, elemente të materialit të ri, në trajtë të punës krijuese
# Vlerësimi bëhet duke u përgjigjur gojarisht, nga tabela, duke shkruar në tabelë, apo duke vazhduar punën edhe në vend
# Vlerësimi bëhet në të gjykuarit e vet mësimdhënësit mbështetur në rezultatet e pritura ( objektivat e përgjithshme dhe specifike)
Vlerësimi i shkathtësive laboratorike apo puna praktike:
* Element i rëndësishëm në zhvillimin e procesit të mësimdhënies në shumë lëndë janë veprimtaria laboratorike, praktike dhe eksperimenteve
* E rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë reale dhe praktike që lejon mjedisi i të nxënit
* Shumë veprimtari të disa lëndëve realizohen me anë të përvojave praktike, prandaj theksi vihet mbi vrojtimet e lidhjeve shkak-efekt-dukuri
Vlerësimi i arritjeve sipas rezultateve të pritura
Nxënësit demonstrojnë arritjet e tyre në të mësuarit e lëndës, në përputhje me një sërë faktorësh – pra në përputhje me mundësitë psikike dhe emocionale të tyre. Rezultatet e pritura zakonisht paraqiten për tre nivele;
:I. arritja minimale – kufiri i poshtëm i lejueshëm, realizohet me anë të kërkesave standarde në klasë (deri 40%);
:II. arritje mesatare – karakterizohen rezultatet drejt të cilave synohet që të përvetësohet baza e lëndës së zhvilluar (deri 80%);
:III. arritje e lartë – karakterizohet me kreativitet siguri dhe saktësi e zotërimit të objektivave udhëzuese (mbi 80%);
Shembull:Tre nivelet e arritjeve për arsyetim matematikë zgjidhje problemore dhe komunikim
Zgjidh probleme :
* me ndihmën e mësimdhënësit;
* me një kufizim metodash;
* me gabime apo me mangësi.
Përdor arsyetim matematik:
* me ndihmën e mësimdhënësit;
* me metoda që janë më të thjeshta;
* me gabime apo me mangësi;
Komunikon njohuritë:
* me ndihmën e mësimdhënësit;
* paqartë dhe pasaktë;
* duke përdorur rrallë terminologji të përshtatshme;
Zgjidh probleme me:
* me ndihmë të kufizuar nga mësimdhënësi;
* me një numër jo të madh strategjish bazë;
* me gabime
Përdor arsyetim matematik:
* me ndihmë të kufizuar nga mësimdhënësi;
* metoda të përshtatshme për zgjidhje;
* me disa gabime
Komunikon njohuritë:
* pa ndihmën e mësimdhënësit;
* me një farë qartësie të saktë;
* përdor herë pas herë terminologji të përshtatshme;
Zgjidh probleme :
* në mënyrë të pavarur;
* me një numër të madh strategjish dhe duke krijuar të reja;
* zakonisht me saktësi.
Përdor arsyetim matematik:
* në mënyrë të pavarur;
* të përshtatshëm për zgjidhje, krijon zgjidhje edhe vetë;
* pa gabime apo me mangësi.
Komunikon njohuritë:
* në mënyrë të pavarur;
* qartë dhe saktë;
* duke përdorur terminologji dhe simbolikë të përshtatshme;
Sistemi i vlerësimit duhet të mbështetet në“ Udhëzim administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve” i lëshuar nga MASHT, në “Plani dhe programi mësimor” për lëndë dhe klasë përkatëse. Sistemi i vlerësimit duhet të mbështetet mbi një sasi të mjaftueshme të dhënash:
* vlerësimi me notë për përgjigje;
* vlerësimi në fund të nënkategorisë programore;
* vlerësimi në fund të vitit mësimor, etj;
Vlerësimi me notë
Bëhet diskutim me pjesëmarrës.
* Problemi kryesor ka qenë dhe në një të ardhme të afërt do të jetë, vendosja e notës sepse është një gjykim mbi statusin dhe përparimin e nxënësit, në intervale të ndryshme kohore;
* Nota është paraqitja e rezultateve të arritjeve dhe përparimeve akademike të nxënësit;
* Nota ka për qëllim dëshminë e arritjeve të nxënësit , për orientim vetjak të tij, informim të prindërve mbi të arriturat e fëmijëve të tyre dhe është orientim i profilizimit;
* Nota vendoset si rezultat i të arriturave e jo edhe i sjelljeve disiplinore;
Nxjerrja e notës përfundimtare
Disa studiues këshillojnë që nota mund të bazohet në raporte të tilla si:
* vlerësimi me gojë ( 10 %);
* vlerësimi i punës
Ndërsa një grup mësimdhënësish me përvojë këshillojnë se nota duhet të bazohet në këtë raport:
* vlerësimi me gojë ( 15 %);
* vlerësimi i punës
Nota duhet të mbështetet në standarde të caktuara, në shumë burime dhe duhet të regjistrohet formalisht në dokumente e caktuara.
Kompetencat kryesore të veprimtarisë së mësimdhënësit në fushën e vlerësimit:
* Të hartojë politikën e vet të vlerësimit të nxënësve;
* Të zbatojë procedurat e vendosjes së notave;
* Të administrojë, të interpretojë dhe të raportojë përfundimet e vlerësimit para nxënënësve, drejtuesve të arsimit, prindërve;
* Të përdorë përfundimet e vlerësimit për marrjen e vendimeve mësimore në lidhje me nxënësit dhe më mësimdhënien;
* Të zhvillojë aftësitë e nxënësve për vetëvlerësim;
* Të përmbushë përgjegjësitë etike dhe ligjore që lidhen me vlerësimin e nxënësve.
----
|
edits