Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/8: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 107:
::'''Çka janë qëllimet ?'''
 
Qëllimet janë aspirata të përgjithshme më afat gjata që synohen të arrihen në të ardhmen ( drejtë së cilës duhet ecur).
::''Shembull:'' Të përvetësojë një të menduarit matematik në zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme
::'''Çka janë objektivat ?'''
 
Objektivat janë aspirata më afatshkurtra dhe më konkrete se qëllimi. Çka do të arrihet ? Ku do të arrihet ? Si do të arrihet ? A e kemi arrit ?
 
::''Shembull:'' Nxënësi i përdor hierarkinë e kllapave dhe veprimet aritmetikore pa gabime.
::'''Çka janë objektivat e përgjithshme ?'''
Objektivat e përgjithshme janë pohime të gjëra të asaj që duhet të jetë në gjendje të bëjë nxënësi si rezultat i mësimdhënie.
 
::''Shembull:'' Nx. duhet të jetë në gjendje të dallojë format e ndryshme të trupave gjeometrik. Nx. duhet të jetë në gjendje ta zbatojë T. Pitagorës në detyra praktike
::'''Objektivat specifike'''
Objektivat specifike janë pohime mbi ata se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë nxënësinë kushte të caktuara. (Çfarë mund të bëhet konkretisht).
 
::''Shembull:'' Çka thotë Teorema e Pitagorës ? ( Njohje )
::Pse në Kosovë nuk mbillet orizi ? ( Të kuptuarit )
Line 134 ⟶ 126:
::'''Përbërësit ose elementet e objektivit'''
 
# Elementi i parë: VEPRIMI: përshkruhet një veprimtari e nxënësit e cila dallohet përmes një sjellje që mund të vëzhgohet.
# Elementi i dytë: KUSHTET: tregon kushtin në të cilat ndodh ajo sjellje e dëshiruar.
# Elementi i tretë: KRITERI: tregon nivelin përfundimtar të asaj veprimtarie që bën nxënësi ku hyn edhe kriteri i cili do të na shërbej për të vlerësuar rezultatet, zhvillimin e nxënësit.
 
::''Shembuj që janë objektiva mësimorë''
:- Të shkruajë (saktë katër) termat e reja të mësimit, sipas shënimeve.
Line 148 ⟶ 138:
::'''Veprimi'''
::''Fjalë të vlefshme për formulimin e elementit të parë të Objektivit'':
* Të shkruash
* Të recitosh
Line 158 ⟶ 148:
 
::'''Kushtet'''
::''Shembuj fjalësh që shërbejnë për të formuluar elementin e dytë të Objektivit''
* Nga memoria (përmendësh)
* Duke u bazuar në lisën…
Line 167 ⟶ 157:
 
::'''Kriteri'''
::''Shembuj fjalësh shërbejnë për të formuluar elementin e tretë të objektivit:''
* Saktë
* Pa gabime
Line 181 ⟶ 171:
* Kur përmendim nivelet, mendojmë në nivelet e dijës.
 
::'''Niveli i parë:'''
 
Njohja: Është riprodhim, përsëritja e emrave , rregullave, definicioneve. Është niveli më i ulët i dijës. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë: përkufizo, përshkruaj, dallo,rendit, emërto etj..
 
Të kuptuarit: Ështëaftësia për të kapur kuptimin e materialit. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë: shpjego, zgjero, jep përfundime, rishkruaj, përgjithëso…
::'''Niveli i dytë:(Mesatar )'''
Zbatimi:Është aftësia për të përdorur materialin e mësuar në situata të reja dhe konkrete. Zbatohen rregulla, metoda, koncepte, parime, ligje teori etj.. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë: Ndrysho, njehso, provo, manipulo, përgatit, prodho, lidh përdor etj..
 
Analiza: Është aftësia për ta copëtuar materialin në pjesë përbërëse. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë: Copëto, ndaj në pjesë, dallo, seleksiono etj..
::'''Niveli i tretë: (i lartë)'''
Sinteza: Është aftësia që të formojë një të tërë duke bashkuar pjesët. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë:Kombino, krijo, harto,, organizo, planifiko, rindërto, risistemo etj..
 
Line 200 ⟶ 187:
:'''Vlerësimi'''
::'''Ç’është vlerësimi ?'''
* Vlerësimi është gjykimi për cilësinë
Line 207 ⟶ 193:
* Në arsim vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit.
* Vlerësimi është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi.
 
Pra, vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të informative me qëllim të determinizmit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzues. Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në matjen objektive, të saktë , të vlefshme, të besueshme.
::'''Kuptimi i matjes'''
 
:'''Kuptimi i matjes'''
 
Vlerësimi dhe matja në arsim shpesh përdoren në vend të njëra tjetrës, kjo në fakt është gabim, sepse vlerësimi dhe matja nuk janë të njëjta. Shtrohet pyetja: Ç’është matja ? Në fillim pjesëmarrësit reflektojnë rreth pyetjes, ligjëruesi shënon disa nga prezantimet e pjesëmarrësve, pastaj ligjëruesi prezanton disa të dhëna për matjen dhe për mjetet kryesore të matjes, si dhe për dallimet kryesore në mes të nocioneve “matje “ dhe “vlerësim “.
 
Line 221 ⟶ 204:
Këto dy nocione nuk janë të njëjta. Përdorimi i pasaktë i tyre mund të qojë në përfundime të pasakta. Matja dhe vlerësimi janë pjesë përbërëse dhe jetësore të veprimtarisë së shkollave bashkëkohore. Kur matim diçka në arsim,atëherë përshkruajmë atë duke e vënë përballë diçkaje të krahasueshme. Ndërsa kur ne vlerësojmë diçka, atëherë ne gjykojmë në vlerat e saj. Pra, vlerësimi nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi, sasiore dhe cilësore, bazuar në matje. Kjo do të thotë se vlerësimi si koncept është më i gjerë se sa matja dhe në vete përfshin edhe matjen.
::'''Pse vlerësojmë ?'''
* që të dimë se në çfarë stadi, niveli , pozicioni të njohurive jemi,
* që të dimë se ku dëshirojmë të arrijmë,
Line 233 ⟶ 216:
 
Sipas Daniel Stffebeam, drejtues i Komitetit të Përbashkët për Standardet e Vlerësimit në Arsim, përcaktohen rreth 30 standarde të ndara në katër grupe të mëdha :
 
* standarde të dobisë – vlerësimi i shërben nevojave praktike
* standarde të mundësisë – vlerësimi realist dhe i matur
Line 243 ⟶ 225:
Vlerësimi nuk ka përfundim. Vlerësimi është ciklik. Vlerësimi është reflektim rreth rezultateve. Vlerësimi shërben për t’i përdorur rezultatet për të përmirësuar të nxënit e nxënësve.
:'''Funksionet e vlerësimit'''
 
Mësimi dallon varësisht nga nevojat e nxënësve. Vlerësimi i mundëson nxënësit të përparojë, ndërsa mësuesit të përshtatë më mirë mësimdhënien. Funksioni kryesor i vlerësimit është të ndihmojë për të kuptuar sa më mirë natyrën dhe cilësinë e çështjes që vlerësohet. Në veçanti funksionet e vlerësimit janë:
 
* funksioni formues – shërben për monitorim, planifikim, përmirësim, zhvillim,etj;
* funksioni përmbledhës – shërben për njohje të përgjegjësisë, për bilancin e njohurive dhe aftësive të arritura gjatë vitit shkollor, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim, akreditim;
Line 254 ⟶ 233:
* funksioni psikologjik e social - shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara, për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike;
* funksioni administrative – shërben për të ushtruar autoritetin.
 
Puna dhe aktiviteti i nxënësve vlerësohet duke u mbështetur në planin dhe programin mësimor, një vlerësim i vetëm mund të përdoret për më tepër se një funksion, sikurse edhe funksione të ndryshme mund të shfrytëzohen e përdoren me më tepër se sa një mënyrë ose metodë vlerësimi.
:'''Procesi i vlerësimit'''
Kontrolli dhe vlerësimi shkojnë bashkë, paralelisht. Përgjithësisht nuk ndodh që të bësh kontrolle e të mos vlerësosh, ashtu siç ndodh rrallë që të vlerësosh pa bërë kontroll. Në përgjithësi kontrolli ka të bëjë me konstatimin e një gjendje të caktuar, me sigurimin e treguesve të saj, ndërsa vlerësimi ka të bëjë me konkludimin rreth saj, me gjykimin rreth treguesit. Në literaturë rekomandohen gjashtë faza të procesit të vlerësimit:
Line 273 ⟶ 250:
Dhënia e rekomandimeve - caktimi i përmbajtjes për përmirësim, caktimi i afateve për përmirësim.
:'''Llojet e vlerësimit në shkollë'''
Në praktikën shkollore aplikohen lloje të ndryshme të vlerësimit.
 
Line 294 ⟶ 270:
 
=='''VLERËSIMI I BRENDSHËM'''==
(VLERËSIMI NË KLASË)