Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/9: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
 
No edit summary
Rreshti 8:
 
Sot përkundër gjithë përpjekjeve të stafit arsimor, për të pasur informacion bashkëkohor, për qeverisje dhe udhëheqje cilësore, demokratike dhe efikase që është boshti kryesor për të arritur një shkollë cilësore, efektive, që padyshim është synim i gjithë mësimdhënësve dhe shoqërisë si tërësi. Por, për fat të keq shkolla sot nuk ka mundësi veprimi dhe nuk është partnere në bashkëvendimmarrje, shkolla s’ka ndërveprim ajo është e varur, sepse konsiderohet si rekrut i politikës dhe shefave të saj. Shkolla është e politizuar dhe për pasoj stafi i shkollës është i demotivuar për të sjell risi, nuk ka fuqi veprimi dhe është i paralizuar sepse has në pengesa dhe probleme që i tej kalojnë mundësit e shkollës për t’u përballur...
Sot nuk mund të thuhet së shkolla ka udhëheqës të mirëfilltë, udhëheqësi i shkollës është një menaxher i thjeshtë dhe plotësisht i varur nga ,,lidershipi’’ politik e ,,shefi’’ ( i nivelit të ulët apo atij qendror) që i jep urdhra.... Udhëheqësi i shkollës është zbatues i detyruar i atyre urdhrave, jo rrallë kundër vullnetit të tij, të nxënësve, të mësimdhënësve apo edhe të mjedisit gravitues të shkollës. Ai s’ka mundësi veprimi për të realizuar vizionin, qëllimin, objektivat etj.. që synon shkolla. Udhëheqësi i shkollës është një fëmijë i moshës foshnjore që plotësisht është i varur nga ‘’prindërit’’ e tij (politika) dhe nuk e ka mundësin të krijojë raporte ndërvarësie me politikëbërësit.
 
Shkolla e ka të qartë, se në pozitën e varësisë, ku ndodhet sot, kurrë nuk do të bëhet shkollë cilësore, shkolla sot e ka të qartë se edhe si e pavarur, nuk do të bëhet kurrë shkollë cilësore. Shkolla sot, më shumë se kurrë më parë, e ka të qartë se pavarësia në një anë nxit dhe motivon për të prodhuar vlera, por nuk është i mundur integrimi, i fuqishëm, i shkollës pa e pasur ndërvarësinë. Ndërvarësia nënkupton bashkëpunimin e gjithë partnereve, me fytyrë njerëzore, për qëllimin e vetëm – zhvillimin e resursit kryesor kombëtar – dijes së qytetarëve të Kosovës.