Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
<''' [[Wiki kuzhina]]'''
----
:'''Angjinare me vaj'''<br>
<u>''Masa për 4-5 persona''</u> : angjinare 1.5 kg, vaj ulliri 2 filxhanë kafeje, qepë të njoma 5-6 copë, karota 4-5 copë, patate 7-8 kokrra mesatare, bizele kokërr 1 filxhan çaji, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper, limontoz, kopër.
 
<u>''Pregatitja''</u>:Angjinaret pastrohen nga fletët e jashtme, ndërsa fletëve të tjera u pritet pjesa e sipërme gati deri në mes; në qoftë se janë të vjetra u hiqet pushi me një lugë. Pas pastripit çdo kokërr hidhet në një enë me ujë, me kripë e limontoz. Kërcejve, pasi u pastrohet lëkura, priten në copa të vogla dhe hidhen te angjinaret. Angjinaret që të mos nxihen futen në ujë të vluar me kripë për 2-3 minuta dhe kullohen.
 
Në tenxhere me vaj ulliri kaurdisen të bardhat e qepëve të njoma me pak miell, pastaj shtohen angjinaret, kaurdisen pak, hidhen karota të prera në copa kubike, patate kokërr dhe në fund bizele të ziera, u shtohet ujë, kripë, piper, kopër, përzihen lehtë, vihet kapaku dhe zihen në zjarr të ngadalshëm derisa të jenë gati. Angjinaret vendosen në mes të pjatës kurse rreth e përqark tyre perimet e tjera. Në fund u hidhet kopër e grirë hollë.
 
:'''Paçja'''<br/>
<u>''Masa për 4-5 persona''</u> : 1 x koke vici mesatare, 1 x qepe mesatare, 1 x karrote, vere, 6-8 x luge vaj, salce, dafine, hudra ,piper, spec djegs dhe kripe.<br/>