Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Dispozitat themelore: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Neni 1'''
 
: Kosova është territor i banuar me kombin indigjen autokton shqiptar, në të cilin gjatë historisë jetojnë edhe pakicat aloktone kombëtare dhe grupet etnike: serbët, boshnjakët, turqit, malazezët, kroatët, hashkalinjtë, egjiptasit dhe romët.
 
'''Neni 2'''
 
: Sovraniteti në Kosovë buron nga populli dhe i takon popullit.
: Vullneti i lirë i popullit është bazë e pushtetit shtetëror.
: Populli realizon sovranitetin përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirisht në organet e pushtetit shtetëror dhe me referendum.
: Populli i Kosovës synon asocimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe Evro-Atlantike.
 
'''Neni 3'''
 
: Anëtarët e organeve përfaqësuese të pushtetit shtetëror i zgjedhin shtetasit e Kosovës të moshës madhore, në bazë të votës së lirë, të përgjithshme, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë, nga radha e më shumë kandidatëve.
: Përfaqësuesit e zgjedhur në organet e pushtetit shtetëror janë përgjegjës para zgjedhësve për punën e tyre.
 
'''Neni 4'''
 
: Sistemi kushtetues i Kosovës siguron dhe mbron: dinjitetin e njeriut, liritë dhe të drejtat e tij, sundimin e së drejtës, drejtësinë sociale, pluralizmin politik, pluralizmin pronësor, identitetin kombëtar e etnik, trashëgiminë kombëtare e etnike, bashkëjetesën, tolerancën dhe barazinë kombëtare, etnike e fetare, si dhe vlerat e tjera të shoqërisë demokratike.
: Struktura themelore e organizimit dhe ushtrimit të pushtetit në Kosovë qëndron mbi politikat elektorale të partive politike dhe sigurohet që ajo të mbetet e paprekur nga zgjedhjet.
 
'''Neni 5'''
 
: Shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të bashkohen dhe të organizohen në parti politike, sindikata, lidhje, lëvizje dhe shoqata civile.
: Partitë, organizatat e shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara.
 
'''Neni 6'''
 
: Çdo njeriu dhe shtetasi i garantohen liritë dhe të drejtat personale, politike, ekonomike, sociale, kombëtare, etnike, fetare e kulturore dhe të drejtat e liritë e tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare.
: Askujt nuk mund t'i mohohet liria dhe e drejta për të marrë veprim në qoftë se veprimi nuk është i ndaluar shprehimisht me Kushtetutë dhe ligj.
: Ombudspersoni (Avokati i Popullit) mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të njeriut dhe të shtetasit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës.
 
'''Neni 7'''
 
: Territori i Kosovës është unik, i pandashëm dhe i patjetërsueshëm.
: Kufijtë e Kosovës mund të ndryshohen me vendim të Kuvendit të Kosovës, vetëm në bazë të vullnetit të shprehur lirisht të popullit të Kosovës me referendum.
 
'''Neni 8'''
 
: Banorët e Kosovës gëzojnë të drejtën e shtetësisë së Kosovës. Shtetësia e Kosovës fitohet në mënyrë të përcaktuar me ligj.
: Shtetasi i Kosovës nuk mund të humbasë shtetësinë, përveç kur ai vetë heqë dorë prej saj.
 
'''Neni 9'''
 
: Njësitë e vetëqeverisjes lokale në Kosovë janë komunat dhe Qyteti i Prishtinës.
: Organizimi administrativ-territorial i Kosovës dhe vetëqeverisja lokale rregullohen me ligj.
 
'''Neni 10'''
 
: Gjuha zyrtare në Kosovë është gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
: Në komunat e Kosovës, ku jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare serbe, boshnjake e turke në numër më të madh e kompakt, në përdorim zyrtar janë edhe gjuha serbe, boshnjake e turke dhe shkrimet e tyre, në pajtim me ligjin.
 
'''Neni 11'''
 
: Sistemi i organizimit të pushtetit në Kosovë mbështetet në ndarjen dhe ekuilibrin ndërmjet pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
: Kosova ushtron pushtetin shtetëror nëpërmjet të organeve të veta, të caktuara me Kushtetutë.
Organet e pushtetit shtetëror të Kosovës, në fazën kalimtare, i ushtrojnë autorizimet e tyre të caktuara me Kushtetutën e Përkohshme në mënyrë të mëvetësishme, me përjashtim të funksioneve të parapara për UNMIK-un dhe KFOR-in të përcaktuara me rezolutat relevante të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
 
'''Neni 12'''
 
: Pushteti kushtetutëdhënës dhe ligjdhënës i takon Kuvendit të Kosovës, si organ i sovranitetit të popullit.
: Të drejtat dhe detyrat e Kuvendit të Kosovës përcaktohen me Kushtetutë.
 
'''Neni 13'''
 
: Kosova ka Kryetarin.
: Kryetari përfaqëson Kosovën brenda dhe në botën e jashtme.
: Të drejtat dhe detyrat e Kryetarit të Kosovës përcaktohen me Kushtetutë.
 
'''Neni 14'''
 
: Organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv është Qeveria e Kosovës.
: Të drejtat dhe detyrat e Qeverisë së Kosovës përcaktohen me Kushtetutë dhe me ligj.
 
'''Neni 15'''
 
: Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat e pavarura.
: Gjykatat punojnë vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
 
'''Neni 16'''
 
: Kontrollin dhe mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në Kosovë e ushtron Gjykata Kushtetuese, si organ i pavarur.
: Gjykata Kushtetuese e Kosovës punon në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
 
'''Neni 17'''
 
: Prokuroria publike e Kosovës ushtron ndjekjen penale, përfaqëson akuzën në gjykatë në emër të shtetit dhe kryen detyra të tjera të caktuara me Kushtetutë dhe ligj.
 
'''Neni 18'''
 
: Puna e organeve të pushtetit shtetëror në Kosovë është publike.
: Puna publike e organeve të pushtetit shtetëror mund të përjashtohet vetëm në rastet e përcaktuara me ligj.
 
'''Neni 19'''
 
: Përbërja kombëtare dhe etnike e organeve të pushtetit në Kosovë duhet të jetë në përputhje me strukturën kombëtare dhe etnike të Kosovës.
 
'''Neni 20'''
 
: Kosova ka Stemën e vet.
: Stema e Kosovës paraqet hartën e Kosovës me sipërfaqe të zezë, të rrethuar me shirit të artë të vendosur mbi mburojën me fushë të kuqe. Në krye të Stemës është përkrenarja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.
: Përdorimi i Stemës rregullohet me ligj.
 
: Alternativa: Alinetë 2 e 3 zëvendësohen me tekstin: "Përmbajtja, përdorimi dhe mbrojtja e Stemës së Kosovës rregullohen me ligj".
 
'''Neni 21'''
 
: Kosova ka Flamurin e vet.
: Flamuri i Kosovës është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare në mes e në këndin e djathtë gjendet Stema e Kosovës. Raporti në mes të gjatësisë e të gjerësisë së flamurit është dy me një.
: Përdorimi i flamurit rregullohet me ligj.
 
: Alternativa 1: Alinea e dytë e këtij neni zëvendësohet me tekstin: "Flamuri i Kosovës është me dy fusha katrore kuq e zi e në këndin e djathtë, në fushën e kuqe, gjendet Stema e Kosovës. Raporti në mes të gjatësisë e të gjerësisë së flamurit është dy me një".
 
: Alternativa 2: Alinetë 1 e 2 të këtij neni zëvendësohen me tekstin: "Përmbajtja, përdorimi dhe mbrojtja e Flamurit të Kosovës rregullohen me ligj".
 
'''Neni 22'''
 
: Kosova ka Himnin e vet.
: Himni i Kosovës është "Përreth flamurit tonë të përbashkuar".
: Përdorimi i Himnit rregullohet me ligj.
 
: Alternativa 1: Alinea 2 e këtij neni zëvendësohet me tekstin: “Himni i Kosovës është ‘Kushtrimi i Kosovës’”.
 
: Alternativa 2: Alinetë 2 e 3 të këtij neni zëvendësohen me tekstin: "Përmbajtja dhe përdorimi i Himnit të Kosovës rregullohen me ligj".
 
'''Neni 23'''
 
: Në Kosovë është e drejtë e pjesëtarëve të të gjitha pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike të përdorin simbolet e veta.
: Përdorimi i simboleve të pakicave kombëtare dhe të grupeve etnike rregullohet me ligj.
 
'''Neni 24'''
 
: Kosova ka Festën shtetërore.
: Është e drejtë e pjesëtarëve të pakicave kombëtare e të grupeve etnike të kremtojnë festat e veta kombëtare e fetare.
: Kremtimi i Festës shtetërore dhe i festave kombëtare e fetare të pjesëtarëve të pakicave kombëtare e grupeve etnike rregullohet me ligj.
 
'''Neni 25'''
 
: Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina.
 
'''Neni 26'''
 
: E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së çdo organi dhe bartësi të autorizimeve publike në Kosovë.
: Kushtetuta është ligji themelor dhe më i lartë në Kosovë.
: Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, me përjashtim të rasteve kur me Kushtetutë është parashikuar ndryshe.
: Pjesë përbërëse të rendit juridik të Kosovës janë normat e pranuara përgjithësisht në të drejtën ndërkombëtare.