Wikibooks:Books: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Etiketa: përpunim burimi 2017
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 82:
 
Rezistenca e armatosur me grupin e fundit Hasan Alisë e mësuesit [[Mustafë Koka]].
[[Mustafë Koka]] lindur në fshatin Kokaj më 1931. [[Mustafë Koka]] gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të [[1944]] dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit [[1947]] ishte kthyer në [[Kosovë]], ku filloi punën e mësimdhënies, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e [[Karadakut]] dhe banorët e Anamoravës. Puna e '''Mustafë Kokë'''s në fushën e arsimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, [[Hasan Alia]] Remniku dhe [[Mustafë Koka]] u bënë sinonim i tmerrit për serbët, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgatitur UDB-ja me [[11 tetor]] [[1951]]. Mësuesi, Mustafë në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Mustafa, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit të Kokajve, nuk e kishte gabuar shenjën. [[Figura:Mustafa_Koka.220x327.jpg|200px|right|thumb|[[Kokaj|Mustafë Hetë Koka]]]]
Mustafa i bashkua njësive të komandantit [[Shaban Haxhia]], pasi që mori pëlqimin, nga babai i tij, nga se më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve.
Mustafa duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë, fillimisht në [[Uglar]], pastaj në [[Remnik]] dhe [[Gjylekarë]] të Vitisë.
Rreshti 607:
Të burgosur_:
1. Nuredin Xhemail Ajdini u burgos në nëntorë të vitit 1960 dhe u dënua tre vjet burg në Vranjë. I mbajti 6 muaj në Vranjë, në moshën 58 vjeç (Sipas kujtesës së haxhi Abudulla Ajdinit, i lindur më 31 janar 1918 në fshatin Maxhere, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, Nuredinit UDB`ja i thoshte se ditën flinte kurse natën punonte për shqiptarët dhe se e urrente me gjithë shpirt regjimin sllavokomunist. Këtë e vërteton edhe djali i mulla Nuredinit, Sadri Ajdini nga fshati Maxhere, i cili jeton në çerkez.).
 
== Kokaj ==
Të vrarë, të plagosur dhe të internuar: Idriz Rashit-Koka, lindur më 1908 në familjen Rushiti të fshatit Kokaj ishta vëllai i pasë Hetës, Muharremi dhe Destanit, pas pushtimit bullgar të anës moravës dhe Kardakut, kalon me banim në Gjilan. Idrizi ishte plagosur nga bullgarët në një konflikt të armatosur dhe shkëmbim zjarri te vendi i quajtur Drum të Mali i Hysenit- Magjerës, ku ishte edhe përkarshi Stanica e bugarëve te Seferët në pranverën e vitit 1942, aty kishte treguar një guxim e trimëri, ndonëse i plagosur në njërin krah, e kishte përgatitur revolën me dhëmbë, për të mos u rënë në dorë armikut, deri sa kishte arritur kusheriri i tij(Haziri) për ta tërhequr me një qerre me trinë, deri në shtëpi.