C++/Kapitulli I: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
tag fix
tag fix
 
Rreshti 279:
Programi RRYM.CPP, është shembull i rrymimit të të dhënave nga regjistrat e ndryshë. Në këtë program përdoren disa objekte të C++ të cilat deri më tani nuk i kemi përdorur dhe ndoshta duhet të kënaqemi me kuptimin e kufizuar të tyre.
 
Në këtë program hapim një regjistër dhe e lexojmë. Të dhënat e marruna nga regjistri në daljen e parë i kopjojmë në një regjistër që e krijojmë dhe e ruajmë, ndërsa në një dalje tjetër e pregatitim makinen shtypse për pranimin dhe shtypjen e të dhënave të lexuara nga regjistri i hapur. Në gjuhën C, regjistrat kanë pasur si për hyrje dhe për dalje tipin <code>FILE</code>, mirëpo <code>ifstream</code> përdoret për leximin nga regjistrat e përdorur dhe <code>ofstream</code> për shkrim të të dhënave. Kjo demostrohet në rreshtat 7 deri 9 të shembullit tonë. Si do të shohim më vonë, <code>ifstream</code> është një klasë e C++ dhe <code>RegjistriIm</code> një objekt i kësaj klase.
 
I vetmi dallim në mes të rrymimit të të dhënave nga programi i mëparshëm dhe këtij shembulli qëndronë se : në programin e mëparshë hapjen e regjistrave e ka bërë sistemi vetvetiu për ne. Me siguri të ka 'ra në sy' që Makina e shtypit përdoret njëllojë si <code>cout</code> në programin e mëparshëm. Natyrishtë që regjistrat që i kemi hapur duhet edhe të mbyllen, fundi i fundit dëshirojmë të praktikojmë një programim të mirëfilltë.