Parashikimet e Gjoni të Jerusalemit: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 581:
Dhe ai do të dijë se, drita nuk do të shuhet kurrë.
</pre>
==Unë shoh dhe e di==
 
 
Unë shoh dhe e di.
 
Sytë e mi zbulojnë në qiell,se çfarë do të jetë,e unë e mas kohën me një hap.Një dorë më çon tek vendi,që ju nuk e shihni e që për të asgjë nuk dini.
 
Njëmijë vjet do të kalojnë,e [[Jeruzalemi]] nuk do të jetë më qyteti i Kryqëtarëve të Krishtit.Rëra do të varrosë muret e kështjellave tona,armët tona e eshtart tona nën kokrrizat e saja.Ajo do të mbysë zërat e lutjet tona.
Të krishterët,që si shtegëtarë nga larg vijnë,aty ku më parë ishte ligji e feja e tyre,nuk do të guxojnë më vetëm të shohin varret e relikat,por vetëm nën shoqërimin e kalorësve judenj,që kanë këtu mbretërinë dhe tempujt e tyre,sikur Krishti të mos kishte vuajtur kurrë në kryq.
 
Do të jetë një grumbull gjigant të pafesh,që përhapet ngado,e feja e tyre si një daulle do të ushtojë,nga njëri skaj i botës në tjetrin.(1)
 
Shoh tokën e pamasë.
Kontinente,që [[Herodoti]] në ëndrrat e tij nuk mundi ti emërtonte,do të vijnë,përtej pyjeve të mëdha,që i përmendi [[Tacitusi]] ,e shumë larg në skaj të detit pakufi,që fillojnë pas Shtyllave të Herkulit.(2)
 
Njëmijë vjet do të kalojnë që nga koha që ne jetojmë,dhe jetët do të bashkohen ngado në Mbretëri e Perandori gjigante.
 
Luftëra,aq të shumta sa pjesët e një këmishe-zinxhir,të cilat mbajnë kalorësit e urdhërit,do të rrethojnë njëri-tjetrin dhe do të rrëzojnë Mbretëritë e Perandoritë,për të krijuar të reja. (3)
 
Dhe bujkrobërit,katundarët,të varfërit pa zjarr do të kenë përgatitur njëmijëherë kryengritjen,të korrave,kështjellave e qyteteve do t´u kenë vënë zjarr,gjersa t´u ripet lëkura nga shtati për së gjallë dhe i detyron të mbijetuarit të kthehen në strofkat e tyre.
Ata do të përmendin se janë mbretër. (4)
 
Njëmijë vjet do të kalojnë,dhe njeriu do të ketë pushtuar thellësirat e deteve e të qiellit,dhe ai do do të jetë si një yll në truall.
Ai do të ketë fituar fuqinë e diellit dhe do t´a mbajë veten për perëndi dhe mbi tokën e pamatë
do të ndërtojë mijëra kulla Babilonase.(5)
 
Ai do të ngrejë mure mbi gërmadhat e atyre që perandorët romakë dikur patën ndërtuar,dhe ata do të ndajnë edhe një herë legjonet nga hordhitë barbare.
 
Përtej pyjeve të mëdhenj do të ketë një mbretëri.
Kur të shëmben muret,mbretëria do të jetë vetëm ujë i turbullt.
 
Popujt do të përzihen edhe një herë.(6)
 
Atëherë do të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit.
 
Shoh,dhe unë e di,se çfarë do të ndodhë.Unë jam shkruesi.
 
Kur të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit,njeriu do të qëndrojë para hyrjes së errët të një labirinti të padepërtueshëm.
Dhe në thellësinë e kësaj nate,ku ai do të futet,shoh sytë e kuq të [[Minotauri]]t.
 
Ruaju prej tërbimit të tij shtazarak,ti,që jeton në mijëvjeçarin që vjen pas mijëvjeçarit.
 
 
 
''SHËNIMET''
 
1. ''Vizion i shtetit Izrael e fuqisë së Islamit në fund shekullin e 20-të''.
 
2. ''Ai kumtoi zbulimin e Amerikës dhe përmend Atlantikun përtej Gjibraltarit''.
 
3. ''Me një fjali,Zhan de Vezele lë prapa mijëvjeçarin e dytë,ngritja e kombeve dhe luftërat që i ndajnë ata''.
 
4. ''Demokracia''?
 
5. ''Arritjet teknike të udhëtimeve hapësinore(kozmike) dhe të energjisë bërthamore,si edhe padyshim rritja e qyteteve''.
 
6. ''Vizion nga shembja e Perandorisë Sovjetike,që për Zhan de Vezele shënon fundin e mijëvjeçarit të dytë dhe fillimin e të tretit, "[[labirinti]] i padepërtueshëm" ,rrugët e të cilit u ndriçuan nga profecitë e tij''.
 
 
-- F U N D --