Bagëti e Bujqësi: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rregullova drejtshkrimet
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
KAKA MUTI
:O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
:Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
:Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
:Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
:Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
:O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
:Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
:Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
:Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
:Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
:Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
:Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
:Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
:E ta trëmbin, ay s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
:Ashtu dhe zemëra ime më le këtu tek jam mua,
:Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
:Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
:Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
:Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
:Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
:Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
:Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
:Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
:Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
:Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
:Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
:Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
:E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
:Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
:Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
:Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
:Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.
:Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
:Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
:Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
:Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
:Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
:Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
:Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
: Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!
:O! sa bukuri ka tufa!
:Sa gas bije bagëtija!
:Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
:Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
:E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
:Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
:Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
:Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
:Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
:Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
:Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
:Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
:Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
:Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
:Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.
:Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
:E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!
:Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
:Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
:Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
:Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
:Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
:Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
:Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
:Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
:Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
:Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
:Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
:Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
:Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
:E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
:Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
:Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,
:Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
:E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
:Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
:Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
:Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
:Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
:Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
:Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë
: Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
:A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?
:Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
:Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
:Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
:S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.
:Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
:E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,
:Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
:Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
:Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
:Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.
:Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
:Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
:Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
:Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë
: Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
:Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.
:Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
:Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
:Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
:Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
:O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
:Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
:Të patundurë përjetë jeni, pa, kur oshëtini,
:Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
:Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
:Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
:E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
:Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
:Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
:U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
:Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
:Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
:Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
:Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?
:Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
:Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
:E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
:Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
:Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
:Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
:Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
:O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?
:O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
:As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
:Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
:Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
:Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
:Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
:Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
:Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.
:Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
:E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
:Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
:Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
:Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
:Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
:Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
:Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
:Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,
:U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...
:Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë
:Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
:Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,
:E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.
:Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,
:Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
:S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,
:Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,
:As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,
:Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;
:Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
:Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
:Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,
:Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
:S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,
:Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
:Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,
:Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.
:Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
:Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
:Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,
:Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
:Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,
:Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
:Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
:Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,
:Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,
:Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
:Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
:Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!
:Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
:Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
:Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë
:E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
:Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,
:Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.
:Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
:Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
:Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
:I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.
:Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
:Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
:Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
:I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
:Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë
:Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
:Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
:Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.
:Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
:Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.
:Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,
:Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;
:Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
:Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.
:Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
:Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.
:O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
:Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.
:Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
:Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.
:Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,
:Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.
:Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
:Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,
:A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
:Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
:Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
:Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
:Q'është thier, bërë posi një pasqirë,
:Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,
:Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,
:Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?
:A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
:Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
:Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
:Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
:Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,
:E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
:Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
:Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
:Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,
:Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.
:Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!
:Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
:Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë
:Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
:Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
:Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.
:Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
:Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,
:Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,
:Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.
:O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,
:Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.
:Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
:Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
:Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
:Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
:Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
:Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,
:Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
:Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,
:I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,
:Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.
:Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
:Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt
: Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
:Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!
:O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
:O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
:Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,
:Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?
:Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
:Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!
:Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,
:Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
:Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,
:Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.
:Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
:Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
:Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
:Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...
:Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,
:Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;
:I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,
:Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.
:Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
:Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
:Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,
:Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.
:Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
:Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
:Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,
:Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.
:Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
:Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
:Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
:Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.
:Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
:Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
:I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
:Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.
:Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,
:Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
:S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;
:Ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
:Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
:Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
:Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,
:Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
:Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
:Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
:Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
:Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
:Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,
:Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.
:A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën, Dhenë,
:erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,
:Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,
:Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
:Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
:Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?
:Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
:Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
:Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,
:Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
:Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,
:U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
:Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,
:Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.
:Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
:Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
:Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
:Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
:Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
:Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.
:Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,
:Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
:O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!
:N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.
:Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,
:Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;
:Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
:Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
:Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
:Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
:Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
:Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
:Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,
:Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.
:Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,
:Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.
:Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
:Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
:Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,
:Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
:Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
:I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;
:Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
:E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
:Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
:Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
:Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,
:I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.
:Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar
:I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.
:Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
:Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;
:Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
:Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.
:Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
:Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,
:Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
:Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë
: Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
:Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
:Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
:E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.
:Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
:Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
:Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
:Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
:Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,
:Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.
:Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
:U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
:Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,
:A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.
:Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,
:Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.
:Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
:Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.
:Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,
:O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
:Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
:Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!
:Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
:Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!
:Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,
:Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
:Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
:Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
:Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,
:Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
:As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
:Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.
:Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,
:Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!
:Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,
:Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.
:Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
:E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
:Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
:E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:
:Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
:Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
:Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
:Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
:Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
:I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
:Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
:Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
:Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
:Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
:Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
:Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
:Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
:I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
:Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
:Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.
:Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
:Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
:Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
:Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
:Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
:Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
:Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
:Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
:I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
:C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
:Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
:Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!
:Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
:Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
:Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
:Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
:Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
:Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!
:Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
:I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
:Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
:Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
:Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
:Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
:Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
:Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
:Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
:Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
:E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
:Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
:Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
:Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
:Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
:Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
:Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
:Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
:Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
:Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
:Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
:Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
:Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
:Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
 
== Bagëti e Bujqësia (analizë)==