Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/9: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Edited a misplaced number
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 44:
;NENI 140 - KUFIZIMET E SHPEJTESISE
 
1. Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 110 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40900 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.
 
2. Brenda kufijve maksimalë të sipërpërmendur, entet pronare të rrugëve mund të caktojnë, duke vendosur edhe sinjalizimin përkatës, kufij minimalë shpejtësie dhe kufij maksimalë shpejtësie, të ndryshëm nga ata të caktuar në pikën 1; në rrugë dhe pjesë rrugësh të caktuara, kur nuk mund të zbatohen në rastin konkret kriteret e caktuara në pikën 1, del e nevojshme të vendosen kufij të tjerë, sipas udhëzimeve që do të jepen nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. Entet pronare të rrugëve kanë për detyrë të rivendosin menjëherë kufijtë e shpejtësisë, në rast se bien shkaqet që kanë detyruar vendosjen e kufijve të veçantë. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund të ndryshojë masat e marra nga enti pronar i rrugës, kur ato bien në kundërshtim me udhëzimet e saj dhe sidoqoftë me kriteret e pikës 1. Po kjo ministri mund të bëjë edhe ndryshimin e kufijve, aty ku nuk ka vepruar enti pronar i rrugës; në rast të moskryerjes, Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund të veprojë drejtpërdrejt me kryerjen e punimeve të nevojshme, me të drejtë zhdëmtimi nga enti pronar i rrugës.