Dallime mes rishikimeve të "Wikibooks:Books/Enciciolopedia universal- përfaqsimi shqiptar"

v
(Krijoi faqen me "{{saved_book | setting-papersize = a4 | setting-toc = auto | setting-columns = 2 }} == Enciciolopedia universal- përfaqsimi shqiptar == === Ardian Marrashi, Tiranë === :...")
 
== Enciciolopedia universal- përfaqsimi shqiptar ==
=== Ardian Marrashi, Tiranë ===
Ardian MARASHI, Tiranë
:[[Kokaj]]
PËRFAQËSIMI SHQIPTAR NË “ENCYCLOPÆDIA
UNIVERSALIS” (2012)
Enciklopedia Universalis është padyshim një ndër referencat më
autoritare në llojin e enciklopedive të përgjithshme. Ajo botohet në gjuhën
frënge dhe i drejtohet kryesisht publikut francez, por hartohet në mënyrë të
atillë që t’u përgjigjet kërkesave të një publiku të ftilluar universal dhe
universalist. Tipari më i dallueshëm i kësaj enciklopedie është serioziteti
me të cilin përzgjidhet ekipi i gjerë i autorëve hartues të zërave, si dhe
kujdesi me të cilin punohet në aspektin redaksional dhe atë grafik. Nga
koha kur doli vëllimi i parë i botimit të parë të saj, më 1968, Universalis
është botuar periodikisht në format letër, gjithsej shtatë herë, me nga 20
vëllime në botimin e parë të plotë më 1975 dhe 30 vëllime në botimin e saj
të fundit në format letër, më 2012. Ndërkaq, duke nisur nga viti 1995, kjo
enciklopedi botohet çdo vit në format elektronik, e përditësuar me të rejat
më të fundit, të karakterit shkencor po aq sa edhe të konceptimit grafik dhe
elektronik.
Encyclopædia Universalis mëton të përmbajë të rejat botërore të
shkencave e të dijeve, të cilat kanë marrë paraprakisht konfirmim të besueshëm
në nivel akademik e shkencor. Për këtë arsye, Universalis shënohet
jo vetëm si referencë kryesore në fushën e enciklopedisë, në rang botëror,
por edhe si model i seriozitetit dhe i besueshmërisë. Misioni i saj është që
t’u ofrojë lexuesve tërësinë e konfirmuar të dijeve dhe të informacionit, në
ndërthurjen e tyre të natyrshme apo rastësore, duke bashkuar për këtë që-
llim dijen e integruar për secilin zë të përfaqësuar në të: rrjeti tejet i përpunuar
dhe i sofistikuar i referencave të tërthorta, që shërbejnë për ta ndriçuar
artikullin dhe për të ndërlidhur në një rrjet kuptimplotë gjithçka që i shërben
njohjes sa më të plotë për të, përbën pikën më të fortë të kësaj vepre
monumentale.
Konkretisht, në edicionin e saj të fundit në letër, atë të vitit 2012, për
KDU 001(092)(031) =18
929(4/9)(031) =18
370 Studime 20
hartimin e Encyclopædia Universalis kanë punuar mbi 7.200 autorë, që
janë ndër specialistët më në zë nga të gjitha fushat e dijes. Artikujt e tyre
shoqërohen me mbi 25.000 dokumente ikonografike: fotografi, sekuenca
filmike e video ilustruese; me mbi 9.000 skica, grafikë, tablo e vizatime; si
dhe me një atlas interaktiv, ku përfshihen rreth 1.300 harta të tipave të
ndryshëm. Në total, Encyclopædia Universalis, sipas të dhënave që ekipi i
redaksisë jep për versionin e fundit të botuar në volum letër,1
përmbledh
34.400 artikuj dhe 30.200 medie, në 30 vëllime. Në versionin elektronik,
këtyre të dhënave u shtohet edhe një fjalor frëngjisht-frëngjisht i tipit të
thelluar, me 120.000 hyrje.
Për vetë pozicionimin e kësaj vepre në bibliotekën e dijes botërore
është me shumë interes të shihet se sa dhe si janë përfaqësuar në të shqiptarët,
se ç’vend zë ky përfaqësim në tërësinë e artikujve të ngjashëm për
vende e popuj të tjerë, si dhe çfarë realizimesh, po edhe çfarë mangësish,
mund të vërehen lidhur me vlerat njohëse të informacionit për botën
shqiptare që përçojnë artikujt e Encyclopædia Universalis tek lexuesi
francez dhe ai botëror. Në shqyrtimin tonë do të ndalemi pikërisht në këtë
problematikë, duke u fokusuar njëkohësisht në dy aspekte, në aspektin
informues dhe në aspektin vlerësues të artikujve që bëjnë fjalë, drejtpërdrejt
ose tërthorazi, nga afër ose nga larg, për shqiptarët.
Fillimisht, le të shohim se ç’rezultate na sjell kërkimi tematik në
edicionin e vitit 2012 të Encyclopædia Universalis.
2
Zëri “Albanie”, në kërkimin e thjeshtë tematik përfaqësohet me 46
hyrje në enciklopedi, prej të cilave 22 janë me lidhje të drejtpërdrejtë, të paraqitura
vetëm për Shqipërinë, pra me kuptimësi ose përfaqësim maksimal.
Këtu bëjnë pjesë edhe 8 medie, përkatësisht foto dhe harta, që ilustrojnë
zërin kryesor “Albanie”, kurse pjesa tjetër e zërave, 16 syresh, janë artikuj
 
1
[[Kategoria:Books|Enciciolopedia universal- përfaqsimi shqiptar]]
Në faqen zyrtare të internetit (www.universalis.fr), por edhe në shtyp, ekipi i redaksisë njofton se
versioni i vitit 2012 është i fundit që do të botohet në vëllime letër. Botimi i parë i Encyclopædia
Universalis nis në vitin 1968 dhe përfundon më 1975, në 20 vëllime. Deri më sot, përfshirë edhe
versionin e fundit të vitit 2012, kjo enciklopedi është ribotuar shtatë herë, pa llogaritur versionin
elektronik, i cili që nga viti 1995 e vijim botohet rregullisht çdo vit, i përditësuar me të rejat më të
fundit. 2
Meqenëse versioni elektronik ofron një hipertekst të përgjithësuar e të plotë për krejt enciklopedinë,
kërkimet dhe shqyrtimet e pasqyruara në këtë artikull do të mbështeten në versionin elektronik të
Encyclopædia Universalis, për t’u fokusuar në zërat-kyç: Albanie / Albanais dhe Kosovo / Kosovar.
Studime 20 371
sintetizues ose individualë, që lidhen nga afër a nga larg me Shqipërinë,
prej të cilëve 3 nga afër dhe 13 nga larg ose nga shumë larg. Si artikuj individualë,
me hyrje të veçantë dhe me lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipë-
rinë, gjejmë, në rend alfabetik, 14 zëra: Ali Pasha, Alia Ramiz, Arkeologjia
shqiptare, Bektashizmi, Durrësi, Enver Hoxha, Epiri, Gegët, Kadare Ismail,
Korça, Shehu Mehmet, Skënderbeu, Tirana, Zogu I. Mrekullisht, zëri
“Mère Thérésa” figuron në ndërlidhje të drejtpërdrejtë hiperteksti me zërin
“Albanie “dhe është shkruar nga Anne SEBBA, gazetare dhe biografe.3
fundi, në një kërkim pa kritere në indeksin e enciklopedisë, emri “Albanie
“përmendet gjithsej në 133 artikuj dhe medie.
Zëri kryesor, “Albanie”, është një artikull sintezë prej 27 faqesh, për
të cilin kanë punuar 4 autorë, respektivisht Anne-Marie Autissier dhe Edith
Lhomel për pjesët Hyrje dhe Historia e pasluftës, Christian Gut për pjesën
Historia deri më 1945 dhe Odile Daniel për pjesët Gjeografia dhe Letërsia.
Ndërkaq, zëri kryesor “Albanie” plotësohet, në formë përditësimi, me zëra
të dedikuar shtesë, që janë: Kronologji e viteve 1990-2008, shkruar nga
Redaksia; Aktualiteti i vitit 2009, shkruar nga Fabian Schmidt; dhe Aktualiteti
i vitit 2010, nga po ky autor.
Kërkimi tematik për zërin-kyç “Albanais” i shton shumë pak zërit
“Albanie”, duke e drejtuar hipertekstin në pothuaj të njëjtit zëra si “Albanie”,
që shërben si zëri i referencës bazë. Përmendim këtu daljen e hyrjeve
të reja me shumë kuptimësi dhe interes, që janë Marko Botzaris, Ibrahim
Rugova, Angjelin Preljocaj, Shkupi, Shkolla e Venedikut, Arianët, Bill
Klinton, Diaspora; por edhe: Mafia, të Drejtat e minoriteteve, Spastrimi
etnik. Ndërkaq, nëse për zërin “Kadare”, të ndërlidhur me “Albania”, kemi
një paraqitje të drejtpërdrejtë prej rreth 3 faqesh, të hartuar nga Jean-Paul
Champseix, tek zëri “Albanais” gjejmë edhe si hyrje të veçantë analizën e
romanit të Kadaresë “Muzgu i perëndive të stepës”, nga Jacques Jouet.4
 
3
Themi se zëri “Nënë Tereza” figuron mrekullisht në ndërlidhje të drejtpërdrejtë hiperteksti me zërin
“Shqipëri”, sepse shpesh, në enciklopeditë e ndryshme, ky zë ose figuron me Maqedoninë në lidhje
të drejtpërdrejtë origjine, ose shkruhet nga autorë me origjinë sllave. Në enciklopedinë Universalis
zëri “Nënë Tereza” ndërlidhet vetëm me zërin “Shqipëria” dhe s’ka lidhje të drejtpërdrejtë
hiperteksti me zërin “Maqedonia”. 4
Nuk ka ndonjë arsye të dukshme që shpjegon pse romani “Muzgu i perëndive të stepës” veçohet për
t’u trajtuar si zë më vete në këtë enciklopedi, përkundër romaneve të tjerë më të përmendur ose
atyre më të fundit të autorit. Por duhet theksuar se kjo analizë figuron në dosjen e madhe të enci-
372 Studime 20
Fjala-kyç “Albanie”, me artikullin sintezë prej 27 faqesh dhe me
ndërlidhjet në hipertekst me 133 zëra të Encyclopædia Universalis themi
se e përmbush relativisht bindshëm misionin enciklopedist për t’i dhënë
lexuesit informacion bazë dhe njohje të përzgjedhura orientuese rreth
Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndërkaq, fjala-kyç “Kosovo” (në krah të së cilës shënohen edhe grafitë
‘Kossovo’ dhe ‘Kosovë’) ka një paraqitje mjaft problematike, e cila lë
për të dëshiruar qoftë për sa i takon aspektit të përfaqësimit, qoftë atij të
hartimit e të redaktimit të zërit kryesor e të zërave përbërës.
Së pari, në kërkimin e orientuar tematik brenda enciklopedisë, sipas
zinxhirit të propozuar nga vetë redaksia e kësaj enciklopedie, në ndërlidhjen:
Histori / Historia sipas zonave gjeografike dhe vendeve / Historia e
Europës Qendrore dhe Lindore, Kosova nuk figuron. Ndërkaq, përveç
Shqipërisë e vendeve të tjera të rajonit në fjalë, në këtë lidhje rreshtohen
Jugosllavia me gjashtë vende të dala nga copëtimi i saj (sipas shfaqjes në
listë: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia).
 
Së dyti, tërheq vëmendjen fakti se, ndërsa zëri “Kosovo” ndërlidhet
me zërin “Albanie” përmes indeksit tematik të drejtpërdrejtë, ky i fundit
nuk propozon ndërlidhje të indeksuar me zërin “Kosovo”, përpos ndërlidhjes
që jep hiperteksti për tërësinë e zërave të enciklopedisë.
Së treti, çudia bëhet e madhe kur vëren se kërkimi për zërin-kyç
“Kosolo” të nxjerr përpara një artikull me vetëm një faqe e gjysmë (kundrejt
27 faqeve, për shembull, që jepen për zërin-kyç “Albanie”). Nga ana
tjetër, ilustrimet e paraqitura për zërin-kyç “Kosovo” nuk shënojnë asnjë
simbol të Kosovës, as hartën, as flamurin dhe as stemën, sikurse ndodh me
shtetet e me vendet e tjera.
Duket se redaksia e Encyclopædia Universalis e ka pasur më fort
shqetësim që të tregohet “politikisht korrekt”, sesa të plotësojë misionin e
vet të rëndësishëm për të dhënë informacion dhe dije sintetike për zëra të
mëdhenj, siç janë vendet dhe shtetet e ndryshëm të botës. Mirëpo duke
privilegjuar qasjen politike kundrejt asaj shkencore, me zërin “Kosovo”
 
klopedisë, me titull “Biblioteka”, ku janë përzgjedhur për analizë gjithsej 1000 vepra nga literatura
e përbotshme e të gjitha kohëve.
Studime 20 373
redaksia e Universalis ka rënë në kundërshti dhe në pasaktësi bërtitëse,
nëmos tendencioze.
Përmbajtja e zërit “Kosovo” befason qysh në hyrje, menjëherë në
fjalinë e parë, ku njoftohet se Kosova, si territor, bën pjesë në Serbinë jugore
(lexo : “territor i Europës jugore të Serbisë” [?!] – territoire de l’Europe
méridionale de la Serbie). Në vijim, po në fjalinë e parë dhe në kontradiktë
të plotë me veten, artikulli njofton se Kosova kufizohet me Serbinë,
Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.5
Në fillim Kosova quhet “terri-
 
5
Ja teksti i plotë në origjinalin frëngjisht i zërit “Kosovo”:
Territoire de l'Europe méridionale de la Serbie, le Kosovo (Kosovo i Metohija ou Kosmet pour les
Serbes, Kosovë en albanais) a des frontières communes avec la Serbie, l'Albanie, la Macédoine et
le Monténégro. Sa population est de l'ordre de 2,2 millions d'habitants (2005), repartis sur 10 887
kilomètres carres et comprenant, pour s'en tenir a ses deux composantes principales, une très
forte majorité d'Albanais et une minorité de Serbes. Sa capitale est Priština (env. 600 000 hab.).
Possédant un relief montagneux, le Kosovo est constitue de deux bassins : le Kosovo proprement
dit a l'est et la vaste plaine orientale de la Metohija. Les hivers sont rigoureux et neigeux, les étés
torrides. Les richesses minières sont variées (plomb, zinc, nickel, lignite, bismuth, etc.).
L'exacerbation des antagonismes nationaux entre Serbes et Albanais a marque les années 1990 et
2000. Le Kosovo, en effet, représente un des centres historiques du peuple serbe, alors qu'il est
peuplé majoritairement d'Albanais, qui voient en lui la terre de leurs ancêtres, les Illyriens. Pour
les Serbes, le Kosmet représente le cœur de la Serbie médiévale, le foyer de l'orthodoxie, le lieu de
la célèbre bataille de Kosovo Polje (le « champ des merles »,1389), qui marqua la victoire des
Ottomans et entraîna la disparition de l'autonomie serbe. Les migrations serbes furent massives
(XVIIe-XVIIIe s.). Avec la première guerre balkanique (1912-1913), le Kosovo est rattaché a la
Serbie. Pendant la Seconde Guerre mondiale, il est annexé par la Grande Albanie, et une partie
de la Metohija est occupée par la Bulgarie.
Au sein de l'ancienne Yougoslavie socialiste, le Kosovo a d'abord le statut de région autonome puis
celui de province autonome. A partir de 1989 et sur l'initiative de Slobodan Milošević. (1941-
2006), il perd les prérogatives que lui avait accordées la Constitution de 1974, retournant dans le
giron serbe. Il fait donc partie intégrante de la république fédérale de Yougoslavie.
La situation des Albanais du Kosovo est catastrophique : en majorité, ils sont exclus du pouvoir, de
la production, de la vie sociale normale. Le gouvernement serbe, appuyé par un important
système policier, exerce une forte répression a l'encontre de la communauté albanaise
(nombreuses arrestations et tortures).
Les idées irrédentistes et pannationales (Grande Serbie et Grande Albanie) sont présentes dans les
deux camps. Les Albanais veulent l'indépendance du Kosovo, refusant l'autonomie simple, tout en
promettant de garantir les droits culturels et nationaux des Serbes et des Monténégrins; mais,
pour les Serbes, le Kosovo doit indiscutablement rester à la Serbie, et seule peut être négocié une
certaine forme d'autonomie culturelle des Albanais. Des 1992, Belgrade a conçu un programme
de colonisation de la province, pour installer 100 000 Serbes et Monténégrins au Kosovo afin
d'en changer a moyen terme la structure nationale.
Parallèlement, les forces politiques s'organisent chez les Albanais, mais sont loin d'être épargnées
par les scissions et les tensions internes, Le Parlement du Kosovo proclame dans la clandestinité,
le 7 septembre 1990, la république du Kosovo, et des élections pluripartites législatives et présidentielle
(non reconnues par le gouvernement yougoslave) ont lieu en mai 1992. Le président de
cette nouvelle république (seulement reconnue par l'Albanie) est Ibrahim Rugova (1944-2006),
président également de la Ligue démocratique du Kosovo (L.D.K.), principal parti politique. Les
374 Studime 20
tor” i Serbisë, kurse menjëherë në vijim njoftohet se territori i saj kufizohet
me Serbinë (!). Se çfarë duhet të kuptojë nga kjo lexuesi, që Kosova është
apo nuk është shtet a njësi politike e dallueshme, kjo nuk duket se i shqetë-
son fort autoren e zërit dhe ekipin e redaksisë. Përkundrazi, mënyra e të
shprehurit brenda artikullit e vendos informacionin në një ekuivok të vazhdueshëm,
aq sa as shqiptarët dhe as serbët nuk e kuptojnë dot se cila është
situata e tyre “zyrtare” në raport me Kosovën. Në paragrafin e parë, shqiptarët
quhen “shumicë” (majorité), mirëpo ky përcaktim e pengon lexuesin
të konkludojë se Kosova është shqiptare. Në paragrafin e dytë, përdorimi i
konektorit argumentues “në fakt” (en effet) fsheh një tendenciozitet në dobi
të tezës serbe se Kosova qenka djepi historik i Serbisë (Le Kosovo, en effet,
représente un des centres historiques du peuple serbe); ndërkohë, fakti se
Kosova ka qenë lashtësisht iliro-shqiptare, kreditohet nga autori vetëm si
tezë shqiptare: “shqiptarët shohin në të tokën e stërgjyshërve të tyre, ilirë-
ve” (les Albanais voient en lui la terre de leurs ancêtres, les Illyriens). Po
 
autorités de Belgrade ne reconnaissent pas ces élections mais autorisent l'existence de la L.D.K.
Les Albanais boycotteront les élections législatives de décembre 1992 et 1993 en Serbie.
Le choix de la résistance armée, préconisée dès 1992-1993 par l'Armée de libération du Kosovo
(U.Ç.K.), prend peu à peu de l'ampleur. Discrète au début, l'U.Ç.K multiplie les attentats à partir
de 1996 et décide de passer à l'offensive au début de 1998 afin de constituer des zones libérées.
Les autorités serbes réagissent en fermant les frontières avec l'Albanie et la Macédoine pour
éviter l'entrée d'armes au Kosovo. Les violents affrontements qui ont lieu en 1998 amènent les
Occidentaux à proposer une solution négociée. En octobre 1998, un accord, obtenu sous la
pression des États-Unis, entérine la mise en place d'un dispositif de surveillance du retrait des
forces serbes sous le contrôle de l'Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe
(O.S.C.E.).
Officiellement accepté par Belgrade, cet accord suspend temporairement l'ultimatum lancé par
l'O.T.A.N. Mais la mauvaise volonté manifestée par les Serbes à l'égard de l'O.S.C.E. et la
poursuite des hostilités poussent le Groupe de contact sur l'ex-Yougoslavie à convoquer les
Serbes et les Kosovars à des négociations avec obligation d'aboutir à un accord. Tenues à
Rambouillet (février 1999) puis à Paris (mars 1999), celles-ci échouent, les Serbes rejetant
finalement les dispositions d'un accord qui prévoit une autonomie substantielle pour le Kosovo et
le déploiement d'une force multinationale dans la région. Le 24 mars 1999, l'O.T.A.N. décide de
lancer des frappes aériennes contre des cibles serbes. Belgrade amplifie alors les opérations de
nettoyage ethnique de la région; devant les violences perpétrées par les Serbes, les Albanais du
Kosovo s'enfuient massivement, principalement vers l'Albanie et la Macédoine.
Au terme des affrontements, conclus par la résolution 1244 du Conseil de sécurité des Nations unies
et les accords de paix de juin 1999, le Kosovo est placé sous administration de l’O.N.U. et les
forces de l’O.T.A.N. sont chargées de se déployer. Relancées en 2005-2007 avec la mission
confiée par l’ON.U. à l’ancien président finlandais Martti Ahtisaari, les négociations sur le statut
du Kosovo entre Belgrade, soutenue par la Russie, et Priština, appuyée par la diplomatie
européenne et par les États-Unis, resteront dans l’impasse. Le 17 février 2008, le Parlement
kosovar proclame unilatéralement l’indépendance du Kosovo. La reconnaissance de celle-ci
partage la communauté internationale, et l’Union européenne elle-même.
Studime 20 375
kështu, në fund të paragrafit të tretë, konektori “pra” (donc), shoqëruar me
folje në kohën e tashme, kohë që në tipin e shkrimit enciklopedik shërben
për të shprehur të vërteta të përhershme, duket sikur akrediton tezën se
qenka e natyrshme që Kosova, si pjesë përbërëse e ish-RFJ, të jetë e integruar
në Serbinë (Il fait donc partie intégrante de la république fédérale de
Yougoslavie). Në fund, duke shënuar se njohja e Kosovës ka krijuar ndarje
në komunitetin ndërkombëtar e madje brenda vetë bashkësisë europiane,
insistohet te kjo ndarje dhe te divergjencat politike, të cilat duket sikur e
mbyllin çështjen, pa hapur perspektivë dhe pa sugjeruar zgjidhje.
Zëri “Kosovo” është hartuar nga autorja Catherine Lutard, e cila ka
shkruar gjithashtu zërat “Serbi”, “Jugosllavi” dhe “Vojvodinë”. Siç konstatohet
lehtësisht, në botimet e saj ajo shfaqet si specialiste e ish-Jugosllavisë,
por aspak si njohëse e botës shqiptare. Serioziteti i një botimi monumental,
siç është Encyclopædia Universalis, do të kërkonte, minimalisht, që për
këtë zë problematik të punonin së paku dy bashkautorë, siç kanë punuar,
fjala, vjen, 5 bashkautorë për zërin “Albanie”.
Për fjalën-kyç “Kosovo” (përkatësisht “Kossovo” dhe “Kosovë”)
gjejmë gjithsej 35 hyrje të ndërlidhura, ndërkohë që kërkimi me fjalën-kyç
“Kosovar” jep vetëm 4 hyrje, të cilat gjithsesi përfshihen në fjalën-kyç të
referencës “Kosovo”, pra nuk sjellin asnjë informacion të ri.
Nga 35 hyrje në enciklopedi për zërin “Kosovo”, vetëm 11 janë me
lidhje të drejtpërdrejtë, të paraqitura vetëm për Kosovën, pra me kuptimësi
ose me përfaqësim maksimal. Në këto 11 hyrje, kemi 3 hyrje të veçanta
kuptimplote, me artikuj, për zërat” Ibrahim Rugova”, “ LDK” dhe “UÇK”,
kurse 8 hyrjet e tjera janë të tipit medie (foto), që figurojnë të shpërndara si
ilustrime për zëra të tjerë. Ndërkaq, 24 zëra lidhen nga afër ose nga larg e
nga shumë larg me fjalën-kyç Kosova. Nga sa u parashtrua, duket qartë se me vetëm rreth dy faqe tekst të
dedikuar, zëri “Kosovo” nuk e arrin qëllimin për t’i dhënë lexuesit një sintezë
njohurish të besueshme rreth kësaj njësie politike, gjeografike, historike
e kulturore. Përkundrazi, në fund të konsultimit të këtij zëri lexuesi
mbetet më i painformuar e madje më i çorientuar sesa nga leximi i një
artikulli gazete të rëndomtë. Si përfundim, mbas këtyre dëshmive që i shqyrtuam rast pas rasti,
376 Studime 20
kujtojmë se Encyclopædia Universalis, tani e lidhur ngushtë në drejtimin
editorial dhe shkencor me një tjetër enciklopedi serioze, siç është Enciklopedia
Britanica,6
përbën tashmë një institucion. Si e tillë, për vetë karakterin
universalizues që ia njeh vetes, kjo enciklopedi është e thirrur të luajë
një rol të rëndësishëm në etapën moderne të globalizimit të dijeve dhe
proceseve kulturore. Për t’ia arritur këtij pikësynimi, ekipi i redaksisë së
Encyclopædia Universalis është e domosdoshme që ta rishikojë, për të mos
thënë ta ndryshojë, metodën e vet të punës në përzgjedhjen e autorëve të
disa zërave të rëndësishëm. Krahasuar me momentin historik kur u realizua
botimi i parë i enciklopedisë, më 1975, pra në kulmin e luftës së ftohtë dhe
të mbylljes hermetike të kufijve, sot, në kushtet e komunikimit global,
është plotësisht e mundur që autorët të përzgjidhen në mënyrë më bindëse,
më përfaqësuese dhe sigurisht më efektive. Autorët e zërave “Albanie” e
bashkëpërkues, si dhe ata të zërave “Kosovo” e të bashkëlidhur, mund të
përzgjidhen në të ardhmen nga radhët e specialistëve të Kosovës dhe të
Shqipërisë, të cilët e njohin shumë më mirë objektin e kërkimit dhe janë
plotësisht të përgjegjshëm në lidhje me seleksionimin e materialit dhe
paraqitjen sintetike të tij. Enciklopedi nga më seriozet realizohen sot
përmes koordinimit të punës nga faqet internet dhe të bashkëpunimit të
redaktorëve apo autorëve në mediet elektronike.
Sigurisht, çdo ngrehinë e qëndrueshme është në vetvete pak a shumë
konservatore, çka garanton besueshmërinë e publikut në atë çka ajo përfaqëson.
Në rastin konkret, duke qenë se lexuesi pret nga Encyclopædia Universalis,
prej njërit edicion në tjetrin, të njëjtin informacion falë të cilit
botuesi ka fituar besimin e publikut, një informacion vazhdimisht të përditësuar,
ekipi redaktorial i kësaj enciklopedie është në mënyrë të veçantë i
ndjeshëm në këtë drejtim. Mirëpo, çka duket se ka funksionuar përgjithë-
sisht mirë për zërin “Albanie”, mund të themi se fatkeqësisht nuk ka funksionuar
aq mirë për zërin “Kosovo”. Sidoqoftë, Encyclopædia Universalis
ribotohet tashmë e plotë dhe e përditësuar çdo vit, tërësisht në variant elektronik,
çka jep shpresë se në edicionet e ardhshme mangësitë e botimit të
vitit 2012 do të mund të përmirësohen ndjeshëm për zërin “Kosovo”.
<ref> Duke nisur nga korriku i vitit 2005, Encyclopædia Britannica ka marrë drejtimin editorial dhe
shkencor të Encyclopædia Universalis, duke u bërë botuesi dhe pronari i saj ligjor.</ref>
Studime 20 3
[[Kategoria:Libra|Enciciolopedia universal- përfaqsimi shqiptar]]
66

edits