Content deleted Content added
No edit summary
 
No edit summary
Rreshti 1:
<''' [[Wiki kuzhina]]'''
----
:'''Paçja'''<br/>
:Për<u>''Masa për 4-5 persona''</u> duhen: 1 x koke vici mesatare, 1 x qepe mesatare, 1 x karrote, vere, 6-8 x luge vaj, salce, dafine, hudra ,piper, spec djegs dhe kripe.<br/>
 
<u>''Pregatitja''</u>: Në fillim zgjidhet koka që duhet gatuar, duhet koke viçi .Lahet mire me ujë të ftohte, ndahet në pjese ( n.q.s s’është e ndare ). Trutë ndahen veç, pastaj e vëmë të zihet mire me kripe e piper, derisa mishi të ndahet me lehtësi nga kocka. Pasi te jete zier mirë e kullojmë lëngun dhe fillojmë te ndajmë mishin duke e pastruar nga kockat dhe dhjami.
:Pregatitja
Në fillim zgjidhet koka që duhet gatuar, duhet koke viçi .Lahet mire me ujë të ftohte, ndahet në pjese ( n.q.s s’është e ndare ). Trutë ndahen veç, pastaj e vëmë të zihet mire me kripe e piper, derisa mishi të ndahet me lehtësi nga kocka. Pasi te jete zier mirë e kullojmë lëngun dhe fillojmë te ndajmë mishin duke e pastruar nga kockat dhe dhjami.
Marrim një kokërr qepe dhe e presim imët, pastaj në një tenxhere hedhim pak vaj ku mund të skuqim qepen. Marrim një karrotë dhe e grijmë me rendë, jo shumë imët dhe kur qepa të ketë filluar të skuqet i shtojmë dhe karroten, dhe i përziejmë. Presim trutë në pjesë dhe i shtojmë në tenxheren ku është skuqur qepa me karroten, dhe i përziejmë me kujdes, pastaj shtojmë mishin që pastruam dhe pak salce te kuqe, i hedhim dhe pak verë të kuqe, pastaj i shtojmë lëngun që doli nga zierja e kokës, i hedhim hudhra të grira, dafinë dhe spec djegs sipas dëshirës. E lëmë të zieje dhe pak deri sa të trashet lëngu.
 
 
:'''Speca të mbushura'''<br/>
<u>''Masa për 4 persona''</u> : 4 speca të bukur dhe të mëdhenj, 100 gr oriz, 300 gr mish i skuqur, 2 gota lëng mishi, Salce nga domate të freskëta, 2 qepë, Buqete erëzash, Stafidhe dhe bërthame pishe, Kripë, piper, vaj ulliri<br>
<u>''Përgatitja''</u>: Lani orizin (nëse është e nevojshme) dhe skuqeni atë për disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni më pas aq lëng mishi sa orizi të mos duket më. Hidhini kripë dhe lëreni të zjejë pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet të jetë i lirë dhe gati i thatë, por jo shumë i butë.
 
Skuqni qepët e prera në pak vaj. Përzieni orizin, mishin, qepët e skuqura, erëzat e prera dhe gjysëm gote vaj ulliri në një tas dhe hidhini edhe pak salcë domate dhe gjysëm gote vaj ulliri sërish. Bëjeni shijen sipas dëshirës me kripë dhe piper. Shtojini stafidhet dhe bërthamat e pishave.
Prisni pjesën e sipërme (kapakun) e specave. Hiqni pjesën e brëndshme bashkë me farat. Hiqini lëkurën specave (edhe nga kapelja) duke i lënë për 4-5 minuta në një tenxhere me 3 litra ujë që valon, për ti bërë ato më të buta. Merrni një tavë ku specat do vihen pranë njera tjetrës, dhe hidhini pak vaj tavës. Lerini specat për 5 minuta me pjesën e poshtme lart që të kullojnë.
Vendosini në rregull specat dhe mbushini plot me miksin që keni përgatitur më përpara. Vendosini sipër kapakët cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri sipër. Mbulojeni gjithë tavën me një letër alumini në mënyrë që letra të mos shtypë specat, dhe vendoseni në furrë për 30 minuta me një temperaturë 200° C. Hidhini më pas pak lëng mishi sipër specave dhe lërini edhe një orë në furrë me një temperaturë më të ulët.
 
 
:'''Speca me hudhra dhe kos'''
 
<u>''Masa për 4 persona''</u>: speca 1 kg, kos 1 kg, 1 kokërr hudhër, një tufë majdanoz, 1/2 gotë vaj vegjetal si dhe 3-4 lugë gjelle vaj ulliri.
<u>''Përgatitja''</u>: Specat e pastruara skuqen në një tigan me vaj, pastrohen nga cipa e sipërme dhe priten në rripa të hollë. Në një enë porcelani ose plastike rrihet kosi duke i shtuar hudhrat e shtypura, kripën majdanozin e grirë hollë si dhe vajin e ullirit.
Për servirje specat vendosen nëpër pjata duke u hedhur përsipër kosin e përgatitur. Përsipër u shtojmë majdanoz të grirë hollë.
 
 
:'''Tavë Kosi'''
<u>''Masa për 4 persona''</u>: mish qingji ose keci më mirë qingji 500 gr kos 1 lt ; oriz 1/2 filxhan kafeje ; vezë 3 kokrra ; gjalpë 100 gr; Miell 2 lugë gjelle ;kripë piper...
 
<u>''Përgatitja''</u>: Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet në racione vihet në një tavë dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet në furrë me teperature 180°C duke i spërkatur pjeset e mishit me lëngun e tij . (më parë mishi të zihet për 30 min ) .Para se të përfundoje pjekja (15 min ) hidhet mbi tavë orizi dhe pak lëng mishi 1/2 gotë uji e nxehtë . Hiqet nga furra dhe lihet që të ftohet pak.ndërkohë në një tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mirë shtohen vezët një nga një dhe mielli pa e ndaluar përzierjen . Në fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo masë vihet në tavë ,përzihet mirë që të trazohet me copat e mishit dhe orizin dhe futet sërish në furrë për rreth 15 min... Ju bëftë mirë.