E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
v Reverted 4 edits by 78.167.74.253 (talk) identified as vandalism to last revision by 46.99.56.254. (TW)
No edit summary
Rreshti 5:
Ne ndjejmë keqardhje për ta, sepse kanë cilësuar dhe akuzuar muslimanët për mosbesim vetëm pse nuk pajtohen me mendimin e tyre, e ne ju themi se obligim i yni është thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Kjo arrihet me urtësi dhe me këshilla të mira e nëse vjen puna te diskutimi duhet diskutuar me atë çka është më e mirë siç thotë All-llahu xh.sh. në Kur'anin famëlartë: “Thirrë në rrugën e All-llahut me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta me atë çka është më e mirë." Kjo është rruga më e arsyeshme dhe më e mirë për pranim dhe arritjen e qëllimeve dhe largim nga gabimi dhe budallallëku, gjë e cila dominon te pasuesit e Muhammed bin Abdulvehabit dhe Ibni Seudit, e kanë akuzuar ulemanë për kufër vetëm pse nuk pajtohen me mendimet e tyre gjë që është në kundërshtim me fenë, dhe që ka ndaluar nga kjo All-llahu xh.sh.. Po ashtu, me ixhma (konsensusin e dijetarëve) është e ndaluar t’i thuhet dikujt kafir duke qenë nga Ehl’ul-kibleti përveç nëse kundërshtimi është i qartë në çështje që bëjnë të dalësh nga feja, si mohimi i All-llahut ose mohimi i pejgamberllëkut etj.
 
==== II. Roli i vehabitëve në themelimin dhe ngritjen e masonizmit në Palestinë ====
Vehabizmi lindi nga planet e skicuara të kryqtarëve anglezë me synim që të sundojnë me Islamin. Synimi vijues i tyre ishte që sytë e muslimanëve të drejtohen drejt shtrembërimeve dhe të rritet kujdesi ndaj çdo gjëje të huaj. Vehabitët luajtën rol shumë të rëndësishëm në tradhëtinë e Islamit dhe të shtrembërimit të tij. Këtu do të përqendrohemi në çështjen palestineze dhe shërbimet e vehabive në dobi të anglezëve dhe të masonëve. Këtë do ta paraqesim përmes veprave të tyre, fjalëve të tyre dhe dakordimit të tyre me kryqtarët që nga formimi i këtij drejtimi të ndytë. Po ashtu, nuk ka ndonjë dallim në mes vehabizmit dhe dinastisë saudite që u ngrit në baza të injorancës (Mbretëria e Saudisë).
 
==== III. Vehabizmi, shkopi i kristianëve (nasranive) ====
Pas kundërshtimeve të muslimanëve që Palestina t’u jepet çifutëve, lëvizja vehabite, e nxitur nga anglezët, pajtohet me mendimin e anglezëve në Konferencën që është mbajtur në vitin 1926 me titull "Shikim në metodën e sundimit të Hixhazit". Kur disa delegacione muslimane bënë thirrje që pushtuesit të largohen nga tokat arabe, që përfshinte Palestinën, Sirinë dhe Gadishullin Arab, vehabitët argumentojnë dhe përkrahin që kjo çështje të largohet nga rendi i ditës.
 
==== IV. Roli i vehabizmit në rënien shtetit osman dhe gjurmët e tyre në rënien e Palestinës ====
Roli i vehabizmit në rënien shtetit osman dhe gjurmët e tyre në rënien e Palestinës dhe moskursimi i tyre me të gjitha mjetet, duke ndihmuar kryqtarët ishte shumë i qartë. Mjafton të përmendim angazhimin e vehabive me Er-Rreshidin në krye që anglezëve t’u lehtësohet sulmi në Basra dhe lavdërimi i anglezëve në adresë të vehabiteve për këtë çështje; pastaj vrasjet e njerëzve të ndershëm në Hixhaz nga vehabitet dhe roli i tyre në rënien e hilafetit. Kjo kuptohet qartë nga thëniet e Hajm Wajzman, që në njërën nga to thuhet: "Nuk mundemi të depërtojmë asesi përmes vendeve arabe që të arrijmë në Palestinë derisa të ekzistojë kontrolli nga hilafeti osman (dersa të ekzistoi hilafeti), dhe për arritjen e këtij qëllim (shkatërrimin e hilafetit ) kan bashkpunuar me Anglinë ".
 
==== V. Mashtrimi i muslimanëve në shërbim të kristianëve dhe çifutëve ====
Kur filloi kryengritja palestineze në vitin 1936 kundër Britanisë, sepse qëllimi i Britanisë ishte dhënia e Palestinës çifutëve mason, ndërhynë vehabitet në shërbim të Anglisë që t’i mashtrojnë për liri, duke ju premtuar kryengritësve që Britania do t’i plotësojë kërkesat e tyre nëse e ndalin kryengritjen. Thirrja e vehabitëve ishte si vijon: "Ju drejtohemi vëllezërve arabë palestinezë se jemi në vëzhgim të gjendjes që po mbretëron në Palestinë; në pajtim me mbretërit arabë dhe emirin Abdullah ju bëjmë thirrje që të ndaleni dhe të qetësoheni, të mbështetur në All-llahun dhe nijetin e mirë të qeverisë angleze dhe dëshirën e saj të njohur për drejtësi; na zini besë neve, së shpejti do t’ju arrijmë në ndihmë". Kjo thirrje u bë duke u mbështetur barabart në All-llahun dhe në kristianët!, vetëm që të përçahen palestinezët. Vehabizmit nuk i mjaftoi vetëm kjo thirrje por dërguan në Palestinë fshehurazi Xhon Filipin dhe një nga zëvendësit e tij . Emirët e Nexhdit (Fejsal Bin Abdulaziz) u takuan me udhëheqësit palestinezë në Kuds duke ju drejtuar atyre përfaqësuesi i vehabive me këto fjalë: "Duke u mështetur në atë sa e njohë sinqeritetin e qëllimeve të Anglisë mund të betohem në All-llahun se Britania është e vendosur në atë çka na ka premtuar; Britania i ka premtuar babait tim se është e vendosur në zgjidhjen e çështjes së Palestinës".
 
==== VI. Vehabitët e shesin Palestinën ====
Vehabitët ia kanë shitur Palestinën qysh herët çifutëve dhe kjo ka ndodhur në konferencën (Elakir) në vitin 1341 h./ 1922, në vendin e quajtur Elahsae, në mes udhëheqësave vehabit dhe ministrisë së jashtme Angleze. Kjo shkruhet në vërtetimin zyrtar në të cilin thuhet: (i shkruar nga udhëheqësi i vehabive): "... Kam vendosur dhe e falënderoj njëmijë herë zotëri Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, që nuk ka kurrfarë pengese nga ana jonë që t’i jepet Palestina çifutëve të varfër ose të tjerëve sikur që po mendon edhe Britania dhe nuk kundërshtoj mendimin e saj derisa të ndodh kijameti". Arlah Bin Xhorjon ka arritur në vizitë në Teheran me 13. 09. 1945, pastaj në Rijad që të vërtetojë marrëveshjet; po ashtu, një delegacion vehabit drejtohet për në Londër, që të prezentojë në konferencën qëllimi i së cilës ishte shpërngulja e çifutëve për në Palestinë dhe përfaqësues i vërtetë i tyre ishte Shejhu i tyre Xhon Filip. Xhon Filipi propozon në dhënien e Palestinës çifutëve me qëllim të çlirimit të gjitha tokave arabe.
Kur filloi lufta në Palestinë me 15 Maj 1948 udhëheqësit vehabitë dërguan ushtarë në ndihmë të palestinezëve. Këta ushtarë ishin të papërgatitur dhe në numër të vogël nga 60 deri 200. Emiri i lindjes se Jordanit nuk lejoi futjen e tyre ne tokën e tij (Abdullah Bin El-Husejn). Po ashtu ndodhi edhe në pjesën veriore. Atyre ju mbetet vetëm pjesa jugore, në të cilën nuk kishte kurrfarë lufte. Më pastaj këta ushtarë hyjnë në shkollat e Egjiptit për ushtrime. Ndërsa për armët e tyre fletë Udhëheqësi Taha El-Hashimij, kryetar i seksionit ushtarak, i cili thotë: asnjë armë nuk ka qenë në gjendje të përdoret, të gjitha kanë qenë jashtë përdorimit për mungesen e pjesëve që e kanë pasur.