E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 1:
== VEHABIZMI ==
==== IBNI EL-KAJJIM:====
Emri i tij është Muhammed bin Ebi Bekr Ez-Zerij. U lind në vitin 691 h. dhe vdiq në vitin 751 h.. Duke mos iu ndarë mësuesit të tij Ibni Tejmije edhe ky futet në burg së bashku me te. Në librin e tij të quajtur (الصواعق المرسلة على الجهمية و المعطلة ) “ Essavaik elmurseletu ala elxhehmijetu velmuataletu” shkruan: "Urtësia (hikmeti) është se All-llahu nuk do ta dënojë askend me dënim të përhershëm sepse kjo nuk ka të bëjë me mëshirën e madhe të All-llahut. Ky mendon se kush është në zjarr të xhehennemit do të delë nga aty dhe do të futet në xhennet, zarri do të shuhet", e ky nuk mendon se me këtë Iblisi i mallkuar Ebu Xhehli, Ebi Bin Halef, Faraoni, Hamani e Karuni do të jenë me pejgamberët, të devotëshmit dhe shehidët në xhennet, krejt këtë mundohet ta argumentojë me argumente edhe pse nuk ekzistojnë. Mundohet ta përshtasë ndonjë argument duke bërë që të argumentojë se mushrikët do të nxirren nga zjarri i xhehennemit sepse kanë besim në zemrat e tyre sa grimca e atomit dhe këtë e bënë duke argumentuar me ajetin e 25 të sures Llukman: "Po qese i pyetni ata se kush është krijues i qiejve dhe i tokës, ata thonë All-llahu". Po ashtu, me hadithin e Pejgamberit a.s.: "Nxirrini nga zjarri ata në zemrat e të cilëve ka të mirë edhe sa grimca e atomit".
 
==== MUHAMED BIN ABDULVEHAB:====
U lind në vitin 1111 h. kurse vdiq në vitin 1207 h.. Ka jetuar 96 vite. Ka shëtitur në vende të ndryshme duke u përpjekur të marrë dije, si në Mekë e në Medinë. Tregohet se gjyshi i tij, Sulejmani ishte bari dhe i varfër. Kishte parë në ëndërr sikur po del nga ai një zjarr dhe po shpërndahet në tokë duke i djegur çdo kend që e ka takuar. Këtë ëndërr ia komenton një prej komentuesve të ëndërrave të asaj kohe duke i thënë se prej njerit nga djemtë e tij do të burojë fitne e madhe.