E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
== VEHABIZMI ==
==== I. Kush e prodhoi dhe në shërbim të kujt është?!Allahut! ====
Falënderimet më të larta i takojnë vëtem All-llahut xh.sh., përshëndetjet dhe salavatet qofshin për Pejgamberin a.s., familjen tij të pastër, shokët e tij dhe për të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin rrugën e tij.
Vëllezër besimtarë, nuk do t’i ikë nga kujtesa kurrë dikujt që beson në All-llahun xh.sh. dhe në Pejgamberin e tij, se grupi vehabit është kundër çdo medhhebi dhe kundër çdokujt që nuk mendon si ta, nuk sheh asnjë medhheb të arsyeshëm që të pasohet me përjashtim të medhhebit (drejtimit) të tyre jo të drejtë, kjo ide e tyre shumë qartë duket në atë se lejojnë gjakun e muslimanëve, pasurinë e tyre dhe nderin e tyre, lejon cënimin e tyre dhe sulmet e vazhdueshme ndaj ulemave të umetit islam vetëm pse nuk pajtohen me ta, i akuzojnë për mosbesim (kufër) e mëkat (fisk) vetëm pse janë kundër shtrembërimeve të tyre dhe kundër nënshtrimit ndaj pabesimtarëve (kufarëve). Vehabitët janë të mëshirshëm me pabesimtarët dhe shumë të ashpër me çdo musliman, krejtësisht në kundërshtim me atë që e udhëron All-llahu xh.sh.. Gjaku i muslimanve në shikimin e tyre është i lejuar, siç kanë vepruar shpatat e tyre kundër muslimanëve në të kaluarën e afërt, po ashtu pasuritë e muslimanve jan të lejuara me arsyetimin se jan duke bërë shirk, gjuha e vehabitëve (sharjet, akuzat, ofendimet), udhëheqësave të tyre dhe dijatarëve të tyre është e drejtuar vetëm kundër ulemasë islame, sharjen e të devotshmëve nga minberet e xhamive dhe në librat e tyre, pa kurfarrë mëkati, vetëm e vetëm për rehatinë e udhëheqësve të tyre dhe armiqëve të Islamit, çifut dhe kristian. Thirrja e saudëve dhe e vehabive në dyftyrësi mizore dhe armiqësore dhe në mbrojtje të akides, thërrasin në shërbim të vendeve të shenjëta e ata janë rreziku më i madh. Kush shikon dhe lexon vetëm pak në historinë e tyre e kupton se Abdulvehabi dhe Ibni Seudi me pasuesit e tyre kanë bërë luftra kundër muslimanëve besimtarë, kanë mbushur tokën e Nexhdit dhe vendeve fqinje me të vrarë që në fillim të përhapjes së tyre. Nuk ka dyshim se pajtimi në mes të Ibni Abdulvhabit dhe Ibni Seudit ka qenë që mendimi dhe drejtimi vehabit të përhapet përmes shpatës dhe luftërave ...... Drejtimi i tyre është mbështetur në vrasjen e atyre muslimanëve që nuk pajtohen me mendimet e tyre. Deri sa Islami ka ardhur për luftimin e padrejtësisë (dhulmit), e cila ka dominuar te popujt e injorancës që kanë luftuar njëri tjetrin pa të drejtë, vehabitët dhe Seudi e kanë ringjallur padrejtësinë (dhulmin) qysh kur lejuan (dhanë fetva) për vrasjen e ulemasë së Islamit në Irak, Sham, Egjipt, Marok në vitin 1920, kanë dhënë pasurinë e tyre, veten e tyre dhe armët të luftojnë kundër atyre që kanë luftuar kundër Italisë, Anglisë dhe Francës, që i kanë pushtuar Egjiptin, Libinë, Shamin, Tunisinë, Algjerinë dhe Marokun, e këta në këto vende nuk kanë luftuar kundër atyre që kanë shqiptuar shehadetin por kundër armikut pushtues te tyre. Vëllezër të dashur muslimanë, mbetet në ndërgjegjën e çdo muslimani që të kuptojë dallimin në mes besimtarëve të sinqertë dhe atyre që luftojnë për qëllime të tjera në emer të Islamit. Nuk bënë që askush ta cilësojë askend të humbur dhe rregullues derisa t’i bëhet e qartë dhe ta shijojë atë dhe argumentet, e kush e ka lexuar historinë e jetës së Muhamed Ibni Abdulvehabit..... që në fillim do ta kuptojë se ai i ka imponuar mendimet e tij me anën e forcës në veçanti kundër muslimanëve e jo kundër të tjerëve. Si është e mundur që vehabitët kanë bashkuar, kanë futur në një thesë besimin në All-llahun një dhe thënien e tyre "Vehabizmi ose Shpata" (El-Vehabije ev Es-Sejf)..., vrasin, përhapin urrejtjen, fitnet, luftrat dhe çdo lloj fesadi, bëjnë thirrje se veprojnë me drejtësi dhe atë e dëshirojnë për njerëzimin.... por nuk ka dyshim se ata që bëjnë një gjë të tillë janë udhëheqës të humbjes, dyfytyrësisë dhe thirrës të shkatërrimit dhe mëkatit.