Muzika/Këngëtarë/140: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
v fixing dead links
 
Rreshti 1:
{{vrlexo}}
'''Neço Muko'''<ref>[http://web.archive.org/20091026231058/www.geocities.com/vaso_tole/Albanian/Encyclopedia/EncyclopediaA.html Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare]</ref> <br>(Himarë 21 tetor 1899 † 12 Dhjetor 1934)<br>{{Në|Neço Muko}}
----
Këngëtar i shquar popullor dhe konsolidues i zërit të “hedhësit” në këngët polifonike të Bregut. Shkollën fillore e përfundon në Himarë. Vazhdon studimet në Greqi ku përfundon me 1919 “Teknikumin” për mekanikë. Mëson në mënyrë autodidakte violinën, mandolinën dhe ndjek shfaqje të ndryshme teatrore. Më 1924 emigron në Francë. Kthehet në atdhe më 1926 ku organizon në qytetin e Sarandës grupin koral “Pif-Paf”, për të cilin bën dhe krijimet e para muzikore të tij. Më 1929 me një pjesë të grupit koral shkon në Paris për të regjistruar këngë të ndryshme popullore dhe pjesë të tij muzikore e letrare në disqe gramafoni. Në grupin e tij polifonik të përbërë nga Koço Çakalli-marrës i këngës polifonike; Pano Kokëveshi-kthyes i këngës polifonike dhe neço Muko-hedhës i këngë, bën pjesë edhe këngëtarja e njohur lirike Tefta Tashko Koço. Më 1930 realizon disqe të reja po në Paris. Më 1932 sëmuret dhe vdes dy vjet më vonë, më 1934, nga një faringit tuberkular. Sipas Shitunit: Neço Muko rradhitet ndër këngëtarët popullorëmë me emër të ditëve tona. Disqe të “Pathe”-s, me muzikë popullore të Neço Muko (H) Marjotit: