E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 1:
== VE 18854\2004
== VEHABIZMI ==
 
=këtë karrige... Thotë: Janë ngritur njerëzit, e kanë zbritur nga karriga dhe e kanë rrahur, madje ka folur dhe diskutuar edhe në ato çështje që edhe sahabët kanë heshtur, ka arritur deri në atë masë sa që ka menduar se All-llahu nuk është krijues i çdo gjëje.
 
==== IBNI EL-KAJJIM:====
Emri i tij është Muhammed bin Ebi Bekr Ez-Zerij. U lind në vitin 691 h. dhe vdiq në vitin 751 h.. Duke mos iu ndarë mësuesit të tij Ibni Tejmije edhe ky futet në burg së bashku me te. Në librin e tij të quajtur (الصواعق المرسلة على الجهمية و المعطلة ) “ Essavaik elmurseletu ala elxhehmijetu velmuataletu” shkruan: "Urtësia (hikmeti) është se All-llahu nuk do ta dënojë askend me dënim të përhershëm sepse kjo nuk ka të bëjë me mëshirën e madhe të All-llahut. Ky mendon se kush është në zjarr të xhehennemit do të delë nga aty dhe do të futet në xhennet, zarri do të shuhet", e ky nuk mendon se me këtë Iblisi i mallkuar Ebu Xhehli, Ebi Bin Halef, Faraoni, Hamani e Karuni do të jenë me pejgamberët, të devotëshmit dhe shehidët në xhennet, krejt këtë mundohet ta argumentojë me argumente edhe pse nuk ekzistojnë. Mundohet ta përshtasë ndonjë argument duke bërë që të argumentojë se mushrikët do të nxirren nga zjarri i xhehennemit sepse kanë besim në zemrat e tyre sa grimca e atomit dhe këtë e bënë duke argumentuar me ajetin e 25 të sures Llukman: "Po qese i pyetni ata se kush është krijues i qiejve dhe i tokës, ata thonë All-llahu". Po ashtu, me hadithin e Pejgamberit a.s.: "Nxirrini nga zjarri ata në zemrat e të cilëve ka të mirë edhe sa grimca e atomit".
 
==== MUHAMED BIN ABDULVEHAB:====
U lind në vitin 1111 h. kurse vdiq në vitin 1207 h.. Ka jetuar 96 vite. Ka shëtitur në vende të ndryshme duke u përpjekur të marrë dije, si në Mekë e në Medinë. Tregohet se gjyshi i tij, Sulejmani ishte bari dhe i varfër. Kishte parë në ëndërr sikur po del nga ai një zjarr dhe po shpërndahet në tokë duke i djegur çdo kend që e ka takuar. Këtë ëndërr ia komenton një prej komentuesve të ëndërrave të asaj kohe duke i thënë se prej njerit nga djemtë e tij do të burojë fitne e madhe.
Besimi i tij (Akideja) : Trupëzimi dhënja formë All-llahut duke e bër të ngjashëm me krijesat e tij,akuzimi tekfirimi i muslimanëve dhe akuzimi për shirk ,lejimi i gjakut të muslimanëve që nuk pajtohen me mendimet e tij. Vëlllai i Muhammed bin Abdulvehab një ditë i thotë: Sa janë shtyllat e Islamit? Ai i përgjigjet se janë 5; vëllai i tij i thotë: ti i ke bërë gjashtë, kurse e gjashta është: Kush nuk të ndjek ty dhe nuk pajtohet me ty nuk është musliman. Si rezultat i krejtë kësaj disa nga dijetarët e kanë konsideruar se ka dal nga umeti i Muhamedit a.s.. Ka disa të dhëna duke ndjekur biografinë e stërgjyshërve të tij se rrjedh nga një familje çifute nga Turqia.
{Nga kjo që lexuam u pa se Muhamed ibn Abdul vehabi nuk ishte një dijetar reformator siç pretendon Shefqet Krasniqi në njërin nga artikujt e tij në mbrojtje të vehabistëve. Shih dhe shkrimin tjetër, kundërpërgjigje ndaj artikullit të Sh. Krasniqit }
 
==== NASRUDIN ALBANI:====
Do të mjaftojë me një apo dy shembuj në lidhje me çështjet e hadithit, ngase është konsideruar si muhadith i kohës, për të treguar të vërtetën në lidhje me këtë më poshte po cekim se si në njërin vend një hadith e ka konsideruar sahih ndërsa në një vend tjetër e kosideron shumëtë dobët.
Transmeton Albani në "El-Muhtesar El-Uluvv" (مختصر العلو ) , faqe 98, hadithi numër 38; hadithi i Katade Bin En-Numan se ka dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: "Pasi i ka krijuar All-llahu xh.sh. gjërat është ngritur në Arsh..", këtë hadith e ka konsideruar Sahih ndërsa në një vend tjetër po vetë ky njeri në librin e tij "Silsiletu Eddaifetu", vëll.2, faqe 177, hadithi 775, e konsideron këtë hadith shumë të dobët,qëllimi i cekjes së këtij hadithi është të tragohet kundërshtimi i vetvetes nga shejh Albani duke mos e ditur as ai vet se qka ka thënë në një libër tjetër të vetin. Të këtij lloji ka mjaft hadithe të tjera.
Për të treguar se “Shejh” Albani madje as gjuhën arabe nuk e ka njohur si duhet; më së miri tregon fakti në Sahihun e tij, Vëll. 4, faqe 88: Shejh Albani transmeton hadithin kështu: (و وجب آلأخذ بيد الظالم ) "Ve vexhebe elahdhu bijedi Edhalim" që donë të thotë : Është obligim të ndihmohet ( përkrahet ) i padreti ( zullumçari), hadithi i vërtet është kështu: (و وجب آلأخذ على يد الظالم ) " Ve Vexheb Elahdhu Ala Jedi Edhalim" që donë të thotë: Është obligim pengimi (ndalimi ) i të padrejtit ( zullumçarit), po të thuhet ashtu siç ka transmetuar Shejhu (بيد الظالم ) "BIJEDI EDHALIM" siq u pa më lart në përkthim kupton se duhet ndihmuar atij (dhalimit – zullumçarit), ndërsa e vërteta është se duhet penguar atë "ALA JEDI EDHALIM", kjo donë të thotë se plotësisht të kundërtën e ka transmetuar dhe e ka thënë "Shejh" Albani, edhe të këtij lloji ka hadidhe të shumta si në Sahihun e tij Vëll. 2, faqe 253 është e njejta gjë, duke transmetuar hadithe me shprehje që s’ka as kuptim dhe as nuk egziston në gjuhen arabe.
 
==== Xhon Filipi====
Ndoshta do të ishte e udhës të flasim edhe për formuesin e këtij drejtimi apo të kësaj lëvizjeje, i cili është Xhon Filipi, të cilin vehabitët e quajtën Shejh Filipi, e pastaj edhe El-Haxh shejh Filipi. Do të përmendim disa paralajmërime të Pejgamberit a.s. në lidhje me këtë.
Transmeton Ibni Omer r.a. duke thënë: "Ka thënë Pejgamberi a.s.: "O Zoti ynë bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë. Thotë: Kanë thënë sahabet edhe Nexhdin. Ka thënë pejgamberi a.s.: O Zoti ynë, bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë, prapë i kanë thënë edhe Nexhdin. Ka thënë Pejgamberi a.s.: Atje do të ketë dridhje dhe fitne; madje vehabitët kanë bërë thirrje që të bëhet hixhret atje në Nexhd, disa mundohen të thonë se nuk është qëllimi i Nexhdit nga aty ku ka dalur M. Bin Abdulvehab, por ne do të themi kështu nëse një njëri i thotë fëmijës së tij thirre vëllain tënd që është në dhomë nuk do të thotë të shkojë në fqinjë ta thërras vëllain e tij me argument se edhe atje ka dhomë por qëllimi është i dhomës aty afër në shtëpinë e tij, d.m.th. qëllimi me Nexhdin të cilin e ka përmend Pejgamberi a.s. është po Nexhdi, nga i cili rrjedh M. bin Abdulwehabi. Shenja e tyre është rruarja e flokëve, në transmetimin e Ahmedit dhe, po ashtu siç tregon edhe Muftiu i Mekës Esh-Shejh Ahmed Zejnij Dehlani tregon se Muhamed Bin Abdulvehab i ka urdhëruar krejt ata që kanë hyrë nën urdhërat e tij dhe janë pajtuar me mendimet e tij që t’i rruajnë flokët pa dallim, që t’u dalin flokë të reja që nuk ka shirk në to. Me këtë rast është ngritur një grua dhe i ka thënë: ti je duke na urdhëruar që t’i rruajmë flokët neve, e me këtë duhet ti urdhërosh meshkujt t’i rruajnë mjekrrat, sepse flokët e femrës janë zbukurimi i saj e mjekrra është zbukurimi i burrit. Për këtë nuk gjenë përgjigje M. Abdulvehabi.
Krimet dhe luftrat e vehabizmit dhe të vehabistëve
1. Lejimi i Taifit, Vrasja e dijetarëve dhe fëmijëve.
Vehabitët sulmojnë Taifin që ta çlirojnë nga “shirku” !!!.....hyrja në Taif bëhet në vitin 1217h./1802, aty vrasin njerëzit pa dallim: gra, burra, fëmijë, pleqë; madje kanë prerë edhe foshnjet në gji të nënave, po ashtu, kanë vWrarë të gjithë që i kanë gjetur në xhami dhe të gjithë ata që i kanë takuar rrugëve jashtë qytetit duke ikur, kanë copëtuar Kur'anët dhe librat e tjera fetare duke i djegur. Tregon El-Xheberuti në librin e tij "Tarih axhaib el-athar fi’t-teraxhim ve’l-ahbar": "Duke thënë: kanë luftuar banorët e Taifit tri ditë radhazi deri sa janë pushtuar nga vehabitët. Kanë vrarë pas hyrjes gra, fëmijë e burra, ky është mendimi i tyre për të gjithë ata që i luftojnë t’i vrasin pa dallim", gjatë kësaj lufte, gjatë kësaj kasaphaneje është vrarë edhe Esh-Shejh Abdullah Ez-Zevavij, Mufti shafiit në Mekë, Shejh Abdullah Ebul-hajr, gjykatës në Mekë e shumë të tjerë.
2. Banorët e Mekës kanë ngrënë ngordhësirat dhe qentë
Vehabitët nuk u ngopen me gjakun e muslimanëve në Taif sepse ishin të etur për gjakë muslimani, menjëherë në vitin 1803 sulmojnë dhe hynë në Mekë. Këtë e përmend Abdullah Bin Sherif Husejn në librin e tij " Sidk’ul-haberi fi havarixh el-karni eth-thani ashere". Nga ngjarjet e muajit Muharrem të vitit 1220 h./1805: vehabitët kanë vrarë edhe haxhinjtë. Në këtë kohë përhapet urijë e madhe në Mekë deri në atë masë që njerëzit kanë shitur orenditë shtëpiake për bukë të fëmijëve dhjetë herë më shtrenjtë se vlera reale, janë shpërndarë kufomat e fëmijëve nëpër rrugët e Mekës. Këtë e tregon edhe historiani i tyre Othman En-Nexhdij ku thotë: Vërtetë mishërat e gomarëve janë shitur me një çmim shumë të shtrenjtë dhe si shkak i kësaj njerëzit kanë ngrënë mishin e qenëve. Pas hyrjes në Mekë ngritet Shejh Filipi dhe iu mbanë fjalim. Këtë person vehabitët e quajnë Shejh Abdullah Filipi. E ka thirrur ezanin dhe e ka falur namazin si imam i tyre, pastaj është ngritur edhe udhëheqësi i vehabitëve duke thënë: Vëllezër muslimanë ... po të mos ishte ky njeri që emri i tij është Shejh Abdullah Filipi nuk do të kishim hyrë në Mekë….. ky është përfaqësuesi i Anglisë, a dëshironi ta hidhëroj atë e të ju gëzoj juve!!. Gjatë kësaj kohe ndodhen edhe disa kasaphane të ndryshme me haxhinjtë, si kasaphanja me haxhinjtë e Jemenit në vitin 1921, me haxhinjtë e Iranit në vitin 1988 etj..
3. Lejimi i gjakut të muslimanëve nëpër xhami
Muhamed Bin Abdulvehab në librin "Tarih’un-Nexhd", faqe 97, thotë: Othman Bin Muamer, udhëheqës i Ajjines, mushrik qafir, pasi u siguruam se ky është mushrik vendosëm ta vrasim pas namazit të xhumasë, por e vramë gjersa ishte në namazin e xhumasë, në muajin Rexheb 1163 h., kurse në faqe 98 deri 101, po në të njejtin libër, për banorët e Nexhdit thotë: ”Pabesimatarë (kafira) janë të gjithë, lejohet gjaku i tyre, gratë e tyre dhe pasuritë e tyre”. Tani do të përmendim vetëm vendet e tjera se në sa dhe në cilat vende kanë bërë luftëra, vende muslimane normal e këto janë: Medineja, Shami, Hurani, Halepi, Jordani, Vadi Shems, Iraku, kasaphanja e Kerbelasë, Nexhefi, Nexhrani, Bahrejni, Katari, Ebu Dabi, Omani, Sahari, Jemeni, në çdonjërën nga këto vende kasaphane në vete dhe krime të pa para kundër muslimanëve.
4. Shkatërrimi i trashëgimisë islame
Vehabitët kanë shkatërruar shumë nga xhamitë e lashta historike islame dhe në vend të tyre kanë ndërtuar parkingje të automobilave!!! Disa nga këto xhami janë: Xhamia Esh-Shems, Xhamia Thenijetu El-Vedaa, Xhamia El-Gars, Xhamia El-Fedih (ka shumë transmetime se në të gjitha këto xhami është falur Pejgamberi a.s.), shkatërrimi i shtëpisë së Sad bin Hajtheme, shtëpia e parë në Medine, në të cilën ka hyrë Pejgamberi a.s.; kjo shtëpi është 20 metra në jug të xhamisë Kuba. Shkatërrimi i burimit të ujit Eris, i cili gjendet dy milje larg nga Medina, burim uji në të cilin ka rënë unaza e Pejgamberit a.s. nga dora e Othmanit r.a., shkatërrimi i burimit të ujit Gars, burimi i Pejgamberit a.s. i cili gjendet në lindje të xhamisë Kuba gjysëm milje larg. Transmeton Ibni Sad dhe thotë: Pejgamberi a.s. pinte gjithherë ujë nga burimi Gars në Beka dhe e ka bekuar duke thënë: Ky është burim prej burimeve të xhennetit.
Shkatërrimi apo mbyllja e shpellës në kodrën Uhud, në të cilën ishte strehuar Pejgamberi a.s. pas pësimit të muslimanëve në luftë, mbyllja dhe shkatërrimi i kanalit të Hendekut, të cilin e kishte hapur vetë Pejgamberi a.s. me duart e tij së bashku me sahabët r.a.. Shkatërrimi dhe djegia e më shumë se 60 mijë librave në lëmi të ndryshme dhe mbi 40 mijë dorëshkrime që disa nga ato ishin të shkruara nga hulefai rrashidinët.
5. Ruajtja dhe kujdesi ndaj trashëgimisë historike çifute
Sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë historike çifute që nga këto është vendosja e tabeles para kalasë Kab bin El-Eshref, në të cilën shkruan "Kujdes ndaj trashëgimisë historike", me nënshkrim të mbretit, numër 26, të datës 12. 06. 1392! Në anën verilindore të xhamisë Kuba kishte gjurmë historike të çifutëve afër xhamisë Darar. Vehabitët i prishën bazamentet e xhamisë Kuba dhe e ndërtuan atë në drejtim të xhamisë Darar. Nga krejt kjo që u tha më lartë konkludojmë se vehabizmi është prodhim i jomuslimanëve dhe i antimuslimanëve, me themelues dhe urdhërdhënës Xhon Filipi, ndërsa udhëheqës në sipërfaqe dhe zbatues i urdhërave të tij ishte Muhammed bin Adulvehhab, e krejt kjo kundër muslimanëve, Islamit, pejgamberëve, sahabëve dhe çdo gjëje që është islame.
 
[1] Përktheu nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro Egjipt
[1] Shkëputur nga botime të një varg librash që flasin për këtë qështje, të botuara nga grup autorësh, janë shkëputur fragmente nga librat numër 1a,1b dhe 3,botuar në Kajro në vitin 2004.
Libri 1a me titull انوار الحقاءق الجلية في كشف الوهابية “Enwar Elhakaik Elxhelijjetu fi Keshfi Elvehabijjetu “ ,botimi i parë, Rexhep 1425 h - Shtator 2004 Kajro nr.i botimit 15177\2004.
Libri 1b me titull كشف الارتياب في امامة ابن سعود و ابن عبد الوهاب “Keshf Elirtijab fi Imameti Ibni Seud we Ibni Abdulvehab “ , botimi i parë Shewal 1425 h - Nëntor 2004 Kajro nr.i botimit 18853\2004.
Libri 3 me titull الوهابية لمصلحة من ؟ “Elvehabijetu limaslahati men ? “ botimi i parë Shewal 1425 h - Nëntor 2004 Kajro nr. i bot. 18854\2004