Vitviteja/Ngjarje botërore: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 15:
* Botohet "Contrat social" (sq.:Kontrat sociale;dt.Marëveshja shoqërore). Është kjo vepra e autorit <tt>Jean Jacques Rousseau (1712-1778)</tt> - një autor me ndikim të theksuar në rrjedhat e përmbledhjes së kushtetutave të shekullit 19 (për dallim me ato të ShBA-së dhe atë të Rev. frëngë). Në këtë vepër autori krijon një pejësazhë ideal mbi demokracinë. Sipas kësaj vepre, pasi që njerzit për të lirin dhe barazin e tyre mbledhen bashkë në një shtet, atëherë fuqia e ushtrimit të dhunës së shtetit qëndron tek populli, qeveritarët janë funksionar të tyre, ligjet kanë nevojë për po-në e të gjithëve pasiqë sovraniteti i popullit është absolut, është i pandashëm, është i patjetersueshëm dhe artikullohet në "Volonté général" (sq.:Vullneti i kombit;dt.:Wille der Nation) që për cakë ka më të mirën për të gjithë, pra, gjithëmon është me vend dhe identik me vullnetin individual. Liria ekziston vetem me Barazinë, d.m.th. një njohjen e vullnetit të përgjithëshem. Kjo nuk është identike me "Volonté de tous" (sq.: Shuma e vullnetit individual të egoistëve), ky mund të paraqitet edhe nga një pakicë e çfarëdoshme.
==1776==
* Botohet "Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nation" (sq.:Letrat kaptitalle;dt.:die "Bibel des Kapitalismus"). Është kjo vepra e autorit <tt>Adam Smith (1723-1790)</tt> - i cili duket të ketë parë arsyet e mirqënies në "punë". Nga intereset vetjak natyral prodhohen të mirat për tu treguar. Këto të mira të prodhuara marrin vlera shkëmbimi sipas ligjit natyrorë Ofertë-Kërkesë. Këto vlera janë çmime treguese të të mirave të prodhuara. Nëpërmjet konkurencës së lirë si dhe shkëmbimit të lirë, krijohen edhe harmoni sociale e ligje të drejta ndërveprimi. Shtetit i mbesin, thjesht, detyrat e siguris së tregut nga jashtë (mbrojtja) dhe brenda (mirëmbajtja e ligjeve, krijimi i atmosferës /argëtimi/ dhe administrimi i institucioneve publike.). Më këtë autori ja kishte arritur që për herë të parë të zhvillojë një qarkë të mbyllur ekonomi dhe shpjegonte të ashtuquajturen "ekonomia nacionale klasike" e cila u bë si udhërrëfyese për shekullin e 19-të.