Dallime mes rishikimeve të "Vitviteja/Ngjarje botërore"

No edit summary
==1748==
* Botohet "De l'esprit des lois" (sq.:Shpirti i ligjërimit; dt.:Gaist der Gesetze). Është kjo kryevepra e <tt>Montesquieu (1689-1755)</tt>, një autor i orientuar në shembëlltyren antike romake si dhe në idealizmin anglezë. Në këtë vepër autori e zgjeronë kritiken e tij ndaj absolutizmit frëngë (francezë) si dhe paraqetë teorin e njohur si "Teoria e Lokes" (<tt>Lockes</tt>) mbi shpërndarjen e kontrolluar të dhunës shtetrore. ''Lirin personale'', sipas tij mund ta garanton vetem një "shtet i përmbajtur" si "Monarkia konstitucionale" në të cilën njëra dhunë t'furrë dhunën tjetër. (Administrimi) Ekzekutivi gjendet në duar të mbretit, ai paracakton perioden legjistative dhe mbanë të drejten e vetos mbi vendimet e Legjistacionit (nxijerrsit e ligjeve). Kjo detyrë zbatohet nga të përzgjedhurit e popullit si përfaqësues të tij (Sistemi representativ), dhe zbatohet nëpërmjet dy dhomave (dhoma e lartë - aristrokrate dhe dhoma e ultë - qytetarët). Nëpërmjet këtyre dy dhomave e kontrollon ekzekutivin si dhe ka të drejten mbi tatimimin. Për më pakë nga rëndësia është Jurisdiksioni (shprehja e ligjit; dhuna gjyqësore)
==1762==
* Botohet "Contrat social" (sq.:Kontrat sociale;dt.Marëveshja shoqërore). Është kjo vepra e autorit <tt>Jean Jacques Rousseau (1712-1778) - një autor me ndikim të theksuar në rrjedhat e përmbledhjes së kushtetutave të shekullit 19 (për dallim me ato të ShBA-së dhe atë të Rev. frëngë). Në këtë vepër autori krijon një pejësazhë ideal mbi demokracinë. Sipas kësaj vepre, pasi që njerzit për të lirin dhe barazin e tyre mbledhen bashkë në një shtet, atëherë fuqia e ushtrimit të dhunës së shtetit qëndron tek populli, qeveritarët janë funksionar të tyre, ligjet kanë nevojë për po-në e të gjithëve pasiqë sovraniteti i popullit është absolut, është i pandashëm, është i patjetersueshëm dhe artikullohet në "Volonté général" (sq.:Vullneti i kombit;dt.:Wille der Nation) që për cakë ka më të mirën për të gjithë, pra, gjithëmon është me vend dhe identik me vullnetin individual. Liria ekziston vetem me Barazinë, d.m.th. një njohjen e vullnetit të përgjithëshem. Kjo nuk është identike me "Volonté de tous" (sq.: Shuma e vullnetit individual të egoistëve), ky mund të paraqitet edhe nga një pakicë e çfarëdoshme.
2.797

edits