Bagëti e Bujqësi: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 464:
 
''O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë,
''
 
''fushat e gjera me lule q'u kam ndër mend dit `natë,
''
 
''ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
''
 
''çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar,
''
 
''do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni
''
 
''o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.''
''
 
Motivi i mallit për atdhe zë fill që në këto vargje dhe e përshkron gjithë poemën. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netëve të magjishme dhe mëngjeseve plot zhurma jetësore, poeti ndien një mall zhuritës për çdo gjë shqiptare. Në atdhe gjithçka është e bukur, ndaj dhe dëshira për t'u kthyer është e papërmbajtur.
Kjo dëshirë për të fluturuar drejt Shqipërisë është shprehur me mjete poetike nga më të ndjerat. Poeti dëshiron të ketë "vrapin e veriut… krahë pëllumbi…, nxitimin e lumit me valë". Me apostrofa plot drithërim ai i drejtohet "fluturës krahëshkruar" ose "dallëndyshes bukuroshe" që t'ia marrin zemrën e përmalluar e t'ia shpien në Shqipëri. Veçanërisht e goditur është similituda, e ndërtuar mbi bazën e përfytyrimeve popullore të marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar: