Tokajon/e prishta e dheut/1: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 14:
===== Çka është qark zinxhiri i ushqimit? =====
{{dygishta}} Qarku i zinxhirit të ushqimit është shprehje e cila përshkruan varshmërinë e gjallesave. Kjo shprehje përdoret për të paraqitur një pasqyrim figurativ të formave që merr energjia në gjallesa. Për shembull, bari i lëndinave amerikane rritet me ndihmën e energjisë së diellit. Gjallesat që hanë barin, burim të energjisë e kanë barin. Këto gjallesa shërbejnë si burim energjie për gjallesat gjahtarë.
{{dygishta}}[[Tokajon/Fjalorthi#IP 79.106.109.59|aiPIai 79.106.109.59 na shkruan]]: Baraspeshe natyrore do te thote me fjale te thjeshta qe konsumatori paraardhes duhet te jete me i madh ne numer se konsumatori pasardhes.
 
===== Kujt i thonë biosferë? =====
{{dygishta}} Hapësira e jetës së gjallesave në koren e tokës, sado thellë , quhet ''Biosferë''. Me fjalë të tjera sfera e gjallërisë së përgjithshme - të rrallë apo të dendur.
{{dygishta}} [[Tokajon/Fjalorthi|Ekspert Gjeografi na shkruan]]: Biosfera - ( greq. Bios - jetë dhe sphaire - lëmsh) është njëri nga mbështjellësit sipërfaqësor të planetit tonë, që së bashku me atmosferën, litosferën dhe hidrosferën e sajojnë mbështjellësin gjeografik të Tokës, që është lënda e studimit të gjeografisë. Në përbërjen e biosferës hyjnë të gjithë organizmat e gjallë në tokë, duke filluar prej mikroorganizmave siq janë bakteret deri te njeriu. Mikroorganizmat me ndihmën e qarkullimit të masave të ajrit depërtojnë në lartësi 10 deri 12 km mbi sipërfaqen e tokës. Në oqeane dhe dete organizmat jetojnë edhe në thellësi më të mëdha, kurse bakteret anerobe (që mund të jetojnë dhe pa praninë e oksigjenit) gjenden deri në tri km thellësinë e korës së tokës. Prandaj sipas kësaj, biosfera përfshinë dhe gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë hidrosferën dhe pjesën sipërfaqësore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërmuese e organizmave të gjallë jeton në sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe oqeanike.
{{dygishta}}[[Tokajon/Fjalorthi#IP 79.106.109.57|aiPIai 79.106.109.57 na shkruan]] Biosfera eshte shtresa e vetme e planetit tone ne te cilen gjendet jete. Biosfera perbehet nga pjesa biotike(me jete)dhe pjesa abiotike (pa jete). bios=jete ;a=pa.
----