Tokajon/e prishta e dheut/1: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 18:
===== Kujt i thonë biosferë? =====
{{dygishta}} Hapësira e jetës së gjallesave në koren e tokës, sado thellë , quhet ''Biosferë''. Me fjalë të tjera sfera e gjallërisë së përgjithshme - të rrallë apo të dendur.
{{dygishta}} [[Tokajon/Fjalorthi|Ekspert Gjeografi na shkruan]]: Biosfera - ( greq. Bios - jetë dhe sphaire - lëmsh) është njëri nga mbështjellësit sipërfaqësor të planetit tonë, që së bashku me atmosferën, litosferën dhe hidrosferën e sajojnë mbështjellësin gjeografik të Tokës, që është lënda e studimit të gjeografisë. Në përbërjen e biosferës hyjnë të gjithë organizmat e gjallë në tokë, duke filluar prej mikroorganizmave siq janë bakteret deri te njeriu. Mikroorganizmat me ndihmën e qarkullimit të masave të ajrit depërtojnë në lartësi 10 deri 12 km mbi sipërfaqen e tokës. Në oqeane dhe dete organizmat jetojnë edhe në thellësi më të mëdha, kurse bakteret anerobe (që mund të jetojnë dhe pa praninë e oksigjenit) gjenden deri në tri km thellësinë e korës së tokës. Prandaj sipas kësaj, biosfera përfshinë dhe gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë hidrosferën dhe pjesën sipërfaqësore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërmuese e organizmave të gjallë jeton në sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe oqeanike
Biosfera eshte shtresa e vetme e planetit tone ne te cilen gjendet jete.Biosfera perbehet nga pjesa biotike(me jete)dhe pjesa abiotike(pa jete).bios=jete ;a=pa.
----