II. RENDI EKONOMIK DHE SOCIAL: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
 
No edit summary
 
Rreshti 1:
[[Kushtetuta e Kaçanikut]] - pjesa e dytë
 
==II. RENDI EKONOMIK DHE SOCIAL==
 
'''Neni 24''' Organizimi i jetës ekonomike dhe sociale rregullohet në mënyrën që të gjithë qytetarëve t'u sigurojë standard të jetesës në pajtim me drejtësinë, të bazuar në punën e tërësishme, si burim i mirëqënies, dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor. Eshtë detyrë e shtetit të nxitë dhe realizojë, në pajtim me parimet demokratike,zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, me qëllim të ritjes së të ardhurave kombëtare dhe në këtë bazë edhe të mirëqenies ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetarëve, por edhe të barazisë së tyre. Për këtë qëllim shteti merr përsipër të bëjë investime ku kërkon interesi shoqëror, veçmas në rajonet më pak të zhvilluara, si dhe të përgatisë planet e zhvillimit dhe ndërtimit harmonik të Republikës. Në këto kufinj dhe baza sigurohet ekonomizimi i lirë i tregut, liria ndërmarëse dhe e bashkimit,pavarësia dhe barazia e subjekteve ekonomike në treg, si dhe iniciativa e lirë private ekonomike, duke i mundësuar secilit që me punën e vetë t'ia siguroj vetvehtes ekzistencën adekuate.