Vitviteja/Regjistrimi i popullsisë ShBA: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 13:
 
== 1790 ==
: Forcat Federale të Rendit drejtuan censusin e parë duke shkuar derë më derë në 13 shtete dhe distrikte: Maine, Vermont, Kentucky, dhe Territorin Jugperëndimor (Tennesee). U shënua emri i çdo kryefamiljari dhe u numëruan njerëzit në çdo shtëpi. Skllevërit afrikanoameri kanë u numëruan si tre të pestat (3/5) e një personi, dhe amerikano-indianët që nuk taksoheshin u përjashtuan nga numërimi. Censusi u plotësua në 18 muaj me një kosto prej 44,000 dollarësh dhe u numëruan 3.9 milionë njerëz.<ref name=ALBSH/>
 
== 1810 ==
: Kongresi udhëzon Forcat Federale të Rendit dhe ndihmësit e tyre të konsideronin për numërim disa ndërtesa manifakture në distriktet e tyre.<ref name=ALBSH/>
 
== 1830 ==
: U përdorën pyetësorët e parë të përgatitur dhe shtypur për të grumbulluar të dhënat e censusit. Para kësaj, Forcat Federale të Rendit përdorën blloqe shënimesh që ata kishin zgjedhur vetë. Pyetësorët e rinj përfshinë pyetje rreth kufizimeve (paaftësive) të individëve.<ref name=ALBSH/>
 
== 1840 ==
: Shtohen në census pyetje rreth bujqësisë, minie rave dhe peshkimit. Numri i pyetjeve me natyrë ekonomike dhe demografike shtohet nga gjashtë në censusin e parë në më shumë se shtatëdhjetë.<ref name=ALBSH/>
 
== 1850 ==
: Kongresi themelon një zyrë të përkohshme censusi në Departamentin e Punëve të Brendshme. Të gjithë personat e lirë dhe jo vetëm kryefamiljarët, shënohen me emër, me profesion dhe vendin e lindjes. Shtohen në census pyetje rreth çështjeve sociale si taksat, besimi fetar, varfëria dhe krimi.<ref name=ALBSH/>
 
== 1860 ==
: U numëruan amerikano-indianët që nuk jetonin më në marrëdhënie fisnore, por si qytetarë nën ligje shtetërore dhe territoriale.<ref name=ALBSH/>
 
== 1868 ==
: U ratifikua amendamenti i 14-të i Kushtetutës, duke i dhënë fund kështu rregullit të tre të pestave (3/5) për skllevërit.<ref name=ALBSH/>
 
== 1870 ==
: Censusi i parë në të cilin të gjithë banorët numërohen si persona të plotë. Aziatiko-amerikanëve kolektivisht të kategorizuar si “kinezë”, u jepet klasifi-kimi i tyre rracor.<ref name=ALBSH/>
 
== 1880 ==
: Regjistrues profesionistë zëvëndësojnë Forcat Federale të Rendit dhe ndihmësit. Numërohen për herë të parë amerikano-indianët që jetonin në rezervate ose marrëdhënie fisnore (megjithatë ata nuk u përfshinë në numërimin për ndarjen administrative deri në vitin 1940).<ref name=ALBSH/>
 
== 1890 ==
: Për herë të parë u përdorën makina elektrike regjistrimi për të tabeluar të dhënat e censusit.<ref name=ALBSH/>
 
== 1902 ==
: Kongresi autorizon krijimin e një zyre të përhershme të censusit e cila në vitin që vijoi u transferua nga Departamenti i Punëve të Bredshme në Departamentin e Tregtisë dhe Punës (Më 1913, kur Departamenti i Tregtisë dhe Punës u nda në dy pjesë, Zyra e Censusit u la në Departamentin e Tregtisë).<ref name=ALBSH/>
 
== 1920 ==
: Censusi i parë në të cilin shumica e popullsisë në SHBA jeton në zona urbane; pjesërisht si pasojë e kësaj, ky ishte censusi i parë pas të cilit vendet në Kongres nuk u rindanë mes shteteve.<ref name=ALBSH/>
 
== 1930 ==
: Duke ndjekur e reflektuar në situatën e krijuar nga Depresioni i Madh, Zyra e Censusit hartoi një pyetësor të ri për llogaritjen e papunësisë.<ref name=ALBSH/>
 
== 1940 ==
: U përdorën për herë të parë teknika statistikore të anketës bazuar në sondazh. Ato lejuan Zyrën e Censusit të krijonte një pyetësor të gjatë të cilit t’i përgjigjej vetëm një pjesë e popullsisë. Me qëllim që të matej efekti i Depresionit të Madh në sasinë e njësive të strehimit në shkallë kombëtare, censusi i parë i banesave u organizua njëkohësisht me censusin e popullsisë.<ref name=ALBSH/>
 
== 1950 ==
: U përdor për herë të parë një kompjuter elektronik, i njohur si UNIVAC I, për të ndihmuar në tabelimin e rezultateve.<ref name=ALBSH/>
 
== 1960 ==
: Në një përpjekje për të shkuar drejt vetnumërimit, pyetësorët e censusit u dërgohen me postë familjeve në zonat urbane. Banorët janë udhëzuar të plotësojnë pyetësorin dhe pastaj të presin derisa një rregjistrues të shkojë për t’i mbledhur pyetësorët. Zyra e Censusit automatizoi procesin e transferimit të informacionit nga pyetësorët në bazën e të dhënave duke prezantuar për herë të parë shenjë-njohësin optik të quajtur FOSDIC, i cili lexonte kopje të mikrofilmave të pyetësorëve.<ref name=ALBSH/>
 
== 1970 ==
: Kthimi i pyetësorëve me postë bëhet praktikë më dominuese sesa praktika e rregjistruesve derë më derë. Për herë të parë, bazuar në zgjedhje të rastësishme, 5% e popullsisë pyeten nëse janë të origjinës hispanike.<ref name=ALBSH/>
 
== 1980 ==
: Megjithëse censusi i 1980-s konsiderohet njëri nga më të saktët në dekadat e fundit, një numër shtetesh dhe lokalitetesh hapën çështje gjyqësore duke mos pranuar rezultatet përfundimtare.<ref name=ALBSH/>
 
== 1990 ==
: Për herë të parë që nga viti 1940, Zyra e Censusit vë re një rritje në vlerësimin e nën-numërimit neto. Gjithashtu, kthimi me postë i pyetësorëve ra në 65%, më i ulëti që nga viti 1960. Sistemi i Integruar Topografik i Kodimit dhe Referencave (Topologically Integrated Geogra phic Encoding and Referencing - TIGER) unifikoi mbledhjen e të dhënave dhe tabelimin gjeografik dhe u bë një komponent shumë i rëndësishëm i industrisë së sistemit gjeografik (GIS) në rritje.<ref name=ALBSH/>
 
== 1999 ==
: Gjykata e Lartë vendosi që zgjedhja e rastësishme statistikore nuk mund të përdoret për të nxjerrë konkluzione për mbarë popullsinë, informacion i cili pastaj do të përdorej për ndarjen administrative për zgjedhjet në Kongres. Njëra nga bazat kryesore sipas së cilës Zyra e Censusit kërkoi të përdorë zgjedhjen e rastësishme në vitin 2000 ishte përshtatja statistikore e censusit faktik për të korrigjuar të mbeturit pa numëruar.<ref name=ALBSH/>
 
== 2000 ==
: Përfshirë punësimin e 860 mijë punëtorëve të përkohshëm, Censusi 2000 është mobilizimi më i madh në kohë paqeje i burimeve dhe personelit. Për herë të parë, Zyra e Censusit punësoi një kompani private për të drejtuar fushatën mediatike për të reklamuar Censusin dhe ndërgjegjësuar popullsinë për plotësimin e pyetësorit, gjë që ndryshoi tendencën që nga viti 1970 për rënie në për qindjen e individëve që kthenin pyetësorin me postë.<ref name=ALBSH/>
 
 
==të dhëna==
<references/>
==burime==