Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 46:
Shkolla është përfshirëse, cilësore, lëvizëse etj., për aq sa ec përpara. Është naive të mendosh se shkolla mund të arrijë cakun dhe po aq naive është të mendosh se shkolla nuk mund të ec. Krejtësisht varët nga shoqëria, sa është e organizuar ajo, që t’i bëj të mundur shkollës që të ec përpara, drejt cakut imagjinar, sfidues, kurrë të arritshëm. Udhëtimi drejt atij caku edhe pse është një sfidë, shkolla nuk duhet të pushojë së ecuri duke kërkuar në vazhdimësi ide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i nevojshëm partneriteti. Partneriteti u ofron shkollave një proces përkrahës të vetë shqyrtimit dhe të zhvillimit, që del nga këndvështrimet e punëtorëve të arsimit, nxënësve, prindërve apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të bashkësive përreth. Partneriteti stimulon për ecje përpara. Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.
 
Për fund, dua të falenderoj stafin e '''KEC-it''' (QAK), për punën aq dobiprurëse në rrugëtimin tonë të përbashkët - drejt shkollës cilësore. '''Ndikimet pozitive të KEC-it''', për mendimin tim kanë reflektim pozitiv në shumë drejtime vepruese në sistemin arsimor, por unë po përmend dy: mësuesi reformohet në pikëpamje profesionale, duke mësuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies dhe nga ana tjetër ndikimet e trajnimeve çtresojnëçstresojnë dhe çtraumatizojnë mësimdhënësit, pas gjithë atyre përjetimeve të këqija të dhunës serbe dmth, mësuesi integrohet më fuqishëm në shekullin XXI – shekullin e informacionit. <br>
Lufta e mësuesve s’ka mbarim, s’ka humbës,... ka vetëm Fitore / Fitore. <br>
'''Shkolla – Komuniteti.''' – Paradigma e ndërvarësisë, Fitore / Fitore...<br>