Tokajon/Frym e ajër/2: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 14:
=====Çka është klima?=====
{{dygishta}}Klima! Dikur moti, klimës ''i thonin'' moti. Tani motit, gjeografët po i thonë klimë e klimës mot. Si do që të jetë njëra është për ndryshimet atmosferike brenda periudhës prej 24 orësh dhe tjetra si mesatare e të parës në periudha të pacaktuara. Po më mirë ta pyesim Ekspert Gjeografin.
 
'''Klima''' (nga grq : pjerrtësi, klima) eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar [1].
Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend [2].
Element klimatike merren për bazë gjat përcaktimit të klimës janë: insolacioni, temperature e ajrit, temperatuar e dheut, të reshura, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia dhe mbulesa e dëborës, lagështia e ajrit, dhe ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve klimatik.
Si faktorë kryesorë të klimës merren : gjersia gjeografike( si faktor astronomik), ndërsa faktorët fiziko-gjeografik janë: relievi, lartësia mbidetare, pozita ndaj deteve e oqeaneve dhe rrymat ajrore e ujore, bimësia , dhe vet njeriu.
Me studimin e klimës merret klimatologjia. Dijetarët grekë ndryshimet klimatke i kan bazuar në faktorët astronomik, gjegjësisht sipas këndit të pjerrtësisë së rrezeve të Diellit që bien në rrafshin horizontal në mesditë dhe zgjatjes së ditës. Në bazë të kritereve astronomic të kushtëzuar nga lëvizjet e Diellit mbi horizont gjat vitit, duke filluar nga ekutori në drejti të poleve dallohen këta breza klimatikë: brezi tropik, brezi i gjersive të mesme (verior dhe jugor) dhe brezi polar (verior dhe jugor).
 
=====A ka klimë të ftohtë e klimë të nxehtë?=====