Suretu El Bekare: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 551:
[[Suretu El Bekare/232|Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.]]
=====233.=====
[[Suretu El Bekare/233|Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nënnënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.]]
 
=====234.=====
[[Suretu El Bekare/234|E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme më veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.]]