Përdoruesi:Hipi Zhdripi/shkresa për punë 000/1999-2007: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 125:
===Në kufi Maqedoni-Kosovë===
===Në kufi Kosovë-Maqedoni===
U nisëm, edhe përkundër propozimit të Hipit që ai dhe i vëllai të merrnin udhën nga Shqipëria. Arritën në pikën kufitare të Kosovës. Mirëdita - Mirdita. Udhë të mbarë-Faleminderit. Përderi sa këmbeheshin fjalët me tonë të ëmbël, Hipi nga dritarja shikonte rrethinën. I ranë në sy, tre oficier të huaj që në uniformat e tyre kishin flamuj. Njëri flamurin e Indis, njëri të ShBA-ve dhe njëri të Gjermanis. Që të tre këta, qëndronin para një kabine të metalt me përmasa ~3.5x~2m, që kishte një derë dhe një drtare. Ishte kabinë e njohur për Hipi, fundi i fundi në një kabinë të till kishte jetuar disa vite, nga njëher vetë i katërti, nga njëherë vetë i dyti. Qyteti i kishte kërkuar Hipit për atë "vendbanim" diçka rreth 200 (?) marka gjermane për muaj. Nejse. Udhrimi vazhdojë në drejtim të pikës doganore të Repblikës së Maqedonis. Duke ngarë nëpër rrugën përgjatë zones neutrale, diku pas mesit, në anën e djathët qëndronte një kabinë pranë të cilës një policë me uniformë të vjetër e cila i kutojne policët e Kosovës para mërgimit nga Kosova. Pas pak, kerri ndalojë. Një fytyr maqedoni e futi kokën në dritaren në anën e shoferit që ishte e hapur. Në anglishto-shkinisht tha 5(?) DM për dezinfektim të rrotëve të kerrit. Hipi e shikoj në sy për një moment, ndërsa i vëllai i tij me dorën e djathtë të zgjatur i tregojë atij sasin e kërkuar. Përderi sa ai i morri të hollat Hipi shikonte nga dritarja një të ri ftyrë maqedone që stërpikte rrotët e kamionëve me një shkopë të ngjajshëm me shkopin me të cilin Hipi si fëmijë kishhte stëpikur ''patlixhonat'' e axhës. Duke ngarë më tutje, në anën e djathtë një rresht në krye të cilit gjendej një kaos. Hipit i shkuan sytë drejtë tek një policë që gjendej 15-20 metra para kaosit të rreshtit pranë një kabine si të funksionerve të lartë të Kosovës para mërgimit. Në atë moment ju drejtu të vllait:
 
:Çai milici çatje - tregoj me gisht - ka mi provu me na da, çyr e mos ...
::Jo, bre. A pi sheh që e kalum kitë venin për viza - i vëllai e ngiste kerrin e fliste për kabinën që e tashmë e kishin kaluar.
:Po me kast jan ka e bojin ... - dhe polici "maqedon" që futi kokën në dritaren në anën e Hipit ja ndërpreu fjalën me:
:::Pashaporta, ju lutem - në maqedonisht.
 
Pasi që i mori në dorë, po thuaj se aspak nuk i shikoj, në maqedonisht dhe me dorë, ju drejtu të Hipit:
:::Ju, ju lutem zbritni. Juve ju koftë udhë e mbarë në Maqedoni - fjaltë e fundit ja drejtoi të vëllait duke hapur deren për Hipin. Hipi ju drejtua të vëllait
:Kthehu! Kthehu qitu! Thuj s'pe donë me hi... - këto fjalë ju ndërpren Hipit pasi që polici filloj të lëvizë më me agrisivitet.
 
Hipi duke dalë i bërtiste të vëllait:
:Kthehu qitu! Kthehu se i bijim kah Shqipnia
Por i vëllai i ngaru kerrit më tutje.
 
Hipi qëndronte para policit "madedon" dhe e shikonte atë dhe prapanicën e kerrit. Filloj të qeshë. Dual jashtë stresë, shikoj përreth ditë e bukur me diell, mori frymë thellë dhe mendoj: ''nëse duhet të jetë kështu si pasojë e kokë fortësis së vllait, atëherë në të jetë ditë hakmarrje për të gjithë ata që e kishin munduar Hipin në këtë udhtim. Le të jetë ditë argëtimi.''
 
Hipi ju afrua kaosit para kabinës së "funksionarve të lartë". Në kaos të gjitha fytra ishin shqiptare, brenda në kabinë një fytyr femre maqedone, që vuloste pashaporta.