Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
==Sipër texti==
'''=====Përkufizimi i tekstit dhe sipër tekstit të quajtur ''Hypertext'''''=====
 
Kur dëgjojmë fjalën tekst, parafytyrojmë një varg të shkronjave që formojnë radhë të fjalëve dhe që së bashku janë shkruar në një hapësirë lineare (rrafshë) dhe si përmbajtje e till ka kuptim. Kjo mënyrë e të shkruarit si duket ka filluar që në rrolat e papirusit e deri në format më të reja të mbledhjes së fletëve (rrafshëve) në një libër.
Line 7 ⟶ 8:
''Hypertext'' quhet përmbajtja e tekstit e paraqitur në disa rrafshe jolinear në të cilat paraqiten tekste në vargun e fjalive të të cilëve lidhen '''njësi''' të teksteve.
 
'''=====Sipër teksti, sipër mjedisi (Hypermedia) dhe mjediset e fushave të ndryshme të njoftimit (Multimedia)'''=====
 
''Hypertext'' nuk është diçka tjetër, veç se tekst. Ai paraqitet si tekst i zakonëshem, por nuk paraqitet si figurë e pastër e tekstit të shkruar që duhet lexuar prej fillimit deri në fund. Po ashtu edhe nëpërmjet siper teksteve jepen njoftime, lajme, etj. Në të vërtet tek mjetet e informimit sidomos mjetet lajmëruese të kohës sonë, vihet re, vizualizimi i njoftimeve. Zakonisht në këto mjedise njoftimet bëhet nëpërmjet fotografive, lëvizjeve të fotografive (''video''), imitimit të botës. Si rezultat apo pasoj e zhvillimit të siper tekstit, mjediset ku priten rrafshet e këtyre teksteve njoftuese nga zhvilluesit quhen ''Hypermedia''. Mirëpo këto mjedise, dallojn nga rrafshet në të cilat paraqiten disa fusha të njoftimit e që nga zhvilluesit quhen ''Multimedia''. Në të vërtet edhe këto janë mjedise të premjes por të disa fushave të informimit dhe jo të rrafshëve me përmbajtjen e një tekstit.
Line 13 ⟶ 14:
Dallimi kryesor nuk është "Hypertekst" dhe "Hypermedia" por dallimi në mes të "Hyper" dhe "Multi". Përderisa mjediset e fushave të ndryshme të informimit (''Multimedia''), kanë qëllim paraqitjen e njoftimeve nga disa fusha të informimt, sipër mjediset (''Hypermedia'') kanë për qëllim paraqitjen e përmbajtjes nga një fushë dhe lexuesi (përdoruesi) zgjedhë në cilën pjesë të përmbajtjes dëshiron të përqendrohet. Vetë parashtresa ''Hyper'' që në shqipe ka kuptimin ''hipa'', ''mbi'', ''sipër'', tregon që paraqitja është e organizuar sipas një rendi të caktuar. Ky organizim veçohet për ''fragmentimin'' ('''copëzimi'''n e përmbajtjes) e njësive në njërën anë dhe në anën tjetër lidhjen e tyre në një rrjetë.
 
'''=====Sipër teksti, kapitulli, pasqyra e përmbajtjes dhe ndërlidhjet'''=====
 
Librat me strukturë (skelet) të fort, zakonisht kanë gjitha ato çka ka edhe sipër teksti. Këto kanë hierarki (Kapituj, tituj), elementet lidhëse (Ndërlidhjet) si dhe mënyra të ndryshme për të marrë të dhënat (Pasqyra ose tabela të përmbajtjeve, të fjalëve të veçuara etj.). Dallimi në mes të librave me strukturë të fortë dhe sipër teksteve nuk qëndron në përmbajtje por në mënyrën e paraqitjes së përmbajtjes. Për deri sa libri, edhe përkundër "paraqitjes sipërfaqësore" të mundësisë jolineare për të ardhur deri tek e dhëna, zbatimi i kësaj mundësie është linearë - "faqe për faqe". Me anë të sipër tekstit, të paraqitur në ekran, në heshtje na paraqitet kjo mundësi e propozimit të librave.
Line 21 ⟶ 22:
Ka libra, përmbajtja e të cilave nuk d.m.th se duhet lexuar nga fillimi. Bije fjala, fjalorët apo librat me tekste mësimore. Për këto lloje të librave, sipër teksti duket të jetë zgjidhje ideale. Në anën tjetër, përdorimi i sipër tekstit për përmbledhjen e një romani, apo një libri me përmbajtje treguese të ndodhive, veprimeve dhe dukurive të ngjashme nuk ka kuptim. Por si duket edhe romanet e ditëve tona nuk kanë strukturë rrjedhëse vetëm të një ngjarje. Literatura po thuaj se 100 vitet e fundit vetvetiu i ka ikur formës lineare të përmbajtjes së librit. Me këtë dukuri, duket që edhe në këto vepra letrare, sipër teksti do të gjejë zbatim.
 
'''=====Sipër teksti, kompjuteri dhe rrjeti i kompjuterëve'''=====
 
Deri më tani, sipër teksti përdoret zakonisht vetëm nëpër kompjuter, pasi që kompjuterët kanë mundësi të plotësojnë për mrekulli nevojën teknike të sipër tekstit. Por edhe në të kaluarën ka pasur përpjekje për të realizuar sipër tekstin me mjete tjera. Kështu në vitet shtatëdhjeta në Evropë depërtoj koncepti modern didaktik i mësimit i njohur si "nën udhëzimi i programuar". Në pyetje është një libër, për të cilin nuk ishte i nevojshëm leximi i përmbajtjes "me radhë". Libri ishte i përpiluar në atë mënyrë, që nxënësi lexonte ''copëza'' të tekstit apo pyetje dhe për anash tyre gjende tituj sugjerues tek pjesë tjera të tekstit të librit.