Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 81:
 
Për këtë arsye mënyra e ardhjes deri tek informacioni në përmbajtjet e informacioneve të orientuara në tekste duhet të jetë e lloj-llojshme dhe paralele. Programet për gjurmimin e fjalëve kyçe duhet të jenë të mundshme po si radhitja e sistemuar e lidhjeve.
 
===== Orientimi, lundrimi, xhungla=====
 
Po që se e shikojmë një sipër test nga ''pika e zenitit'', në të është '''relacioni n:m'''. Mirëpo nga këndvështrimi i lexuesit relacioni n:m nuk duket. Në raste të veçanta, mund të duket vetëm një relacion 1:n, pra, disa lidhje të paraqitura në njësinë aktuale të tekstit e që na largojnë nga aty. Gjithësia e këtyre lidhjeve me funksionet e gatishmërisë së përhershme të sipër tekstit si '''Backtracking dhe Shënime lexuesi''' janë arsenali i mundësive të orientimit të cila t përdoruesi mund të i përdorë ashtu që të lundrojë me lëvizje të duhura.
 
Përderisa nga këndvështrimi nga lartë duket lëvizje e rrjedhshme nëpër një rrjetë, nga këndvështrimi i përdoruesit kjo duket si një rrjetë në të cilin duhet të di si të orientohet. Për orientimet e tilla në një rrjetë të pa kapshme për përfytyrimet e përdoruesit zhvilluesit përdorin shprehjen '''lundrim'''. Huazimi i fjalës nga detarët, është bërë me vetëdije dhe ka nxitë ofruesin e shfletues-interpretuesve ''Netscape'' që programin e tij të njohur ta pagëzojë ''Netscape Navigator''.
 
Lundruesi, orientohet në bazë të ofertave që i japin lidhjet e paraqitura. Po që se lidhjet e paraqitura nuk janë inteligjente d.m.th nuk ka lidhje të mendimit (kuptimit) paraqitet rreziku që lundruesin të ndije vetën si në xhungël. Dukuri që në literaturën e zhvilluesve shënohet si ''Lost in Hypespace''.