Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 33:
==Shprehje në lidhje me ''Hypertext''==
 
'''=====Nodes, Units, Items, Njësi të informacionit'''=====
 
Sipër tekstet janë të përpiluara në atë mënyrë që nuk janë paraparë të lexohen si radhë që rrjedhin (vazhdueshme). Shtrohet pyetja se çka duhet të zëvendësojë leximin e vazhdueshëm të përmbajtjes? Përgjigjen që na japin zhvilluesit është "njësit e tekstit" të cilat në vetë janë të mbyllura dhe në vete përmbajnë copëza me të dhëna për njësi tjera. Nëpërmjet lidhjes inteligjente të këtyre njësive krijohet hapësira njoftuese të cilën e quajnë ''Hypertext''.
Rreshti 53:
Shumica e këtyre produkteve nuk qarkullojnë më në treg dhe kanë mbetur emra në histori. Mirëpo me rëndësi është që gjitha këto produkte pagëzimet i kanë bërë në atë mënyrë që lenë të kuptohet se bëhet fjalë për njësi informacioni. Vetëm '''Word Wide Web''' i shmanget kësaj rregulle, por edhe në '''HTML''' nuk ka diçka të tillë, këtu bëhet përkufizimi i njësisë së informacionit. Për këtë vetëpërmbajtje ka arsye. Përkufizimi i njësive të informacionit shumë lehtë me vete mund të sjellë kufizime sa i përket përmbajtjes. Një "card" apo një "messege" në thelb nuk është mbajtës boshë, por një mbajtës që nëpërmjet emrit dhe teknikave tjera të ftesës së tij, vije në shprehje. Në rrjetë duhet shmangur para dhënieve të tilla. Zakonisht një regjistër HTML është një njësi informacioni përmbajtjesorë. Por nganjëherë edhe në copa të regjistrit HTML në të cilat vendoset nga një çangën mund të kalohet/kërcehet. Po ashtu edhe një projekti mbyllur në vete i përpiluar nga disa regjistra HTML mund të merret si njësi e informacionit. Te përmbajtjet e krijuara në mënyrë dinamike, puna qëndron pakë më ndryshe. Në rrjetë mundësohet paraqitja e teksti i cili nuk sillet si ''Hypertext'' tipik. Po edhe teksti që jeni duke lexuar tani në vete ka diçka nga tekstet klasike që lexohen si radhë të vazhdueshme. Mirëpo në rrjetë paraqiten edhe përmbledhje të ashtuquajtura ''topics''.
 
'''===== Relacioni n:m, njësia e mbyllur koherente'''=====
 
Një njësi e sipër tekstit pa marr parasysh këndvështrimin, pa dyshim duhet të plotësojë kushtin që të jetë një sugjerim me kuptim. Njësia e informacionit duhet të jetë përpiluar ashtu që kur përdoruesi të prekë një lidhje për tek njësia, ai aty të gjejë një vazhdimësi të mendimit (të kuptimit të përmbajtjes) ashtu që kërcimi mendorë i tij tek njësia të shpërblehet me përmbajtjen përkatëse. Këtu duhet pasur parasysh që përdoruesi vije nga pjesë të ndryshme të tekstit. Kur të plotësohet ky kusht atëherë flitet për ''njësinë e mbyllur koherente''. Relacioni ku disa njësi të tekstit mund të sugjerojnë në të njëjtën njësi të tekstit quhet ''Relacion n:m'' (n=shumë, m=një cakë i çfarëdoshëm, por me qëllim të caktuar).
Rreshti 61:
Këto diskutime janë duke shkuar në drejtim të formimit të mendimit që ''njësia e informacionit'' duhet të jetë e mbyllur dhe në të njëjtën kohë do me thënës (kuptimplote) për të dhënat e sipër saj apo sugjerimeve për të, ashtu që lexuesit/përdoruesit të i tregojë përmbajtjen e informacionit. Kjo mund të arrihet nëpërmjet sugjerimeve të zbatueshme ndërlidhëse, lidhjeve të paraqitura në rrafshe më të larta apo nëpërmjet lidhjeve të paraqitura në ndonjë këndë orientues për ''lundrim''.
 
'''===== Web-Views'''=====
 
Për dallim nga libri të cilin mund ta shohim se ç'farë përmasa ka teksti i tij, teksti i regjistruar në mënyrë elektronike nuk mund të shikohet ashtu thjeshtë. Mirëpo me ndihmën e këndeve të ''lundrimit'' lexuesi/përdoruesi e ka lehtë të krijojë një përshtypje të vrazhdë se çfarë përmase kanë informacionet e ofruara. Nganjëherë ka edhe ''hapësira të caktuara të informacioneve'' nëpërmjet të cilave përmasat apo madhësia e matur me këtë apo atë njësi mund të bëhet e kapshme për mendjen e përdoruesit. Këto hapësira e zvogëlojnë gjasën për ndjenjën si në ''xhungël'' ('''"Lost in Hyperpace"''').
Rreshti 67:
Këto "Web-Views" (Shikues rrjete) janë pasqyra të përmbajtjes së sipër tekstit me qëllim që hapësira e informacioneve të ofruara të vizualizohet. Këta ''shikues rrjeti'' për përdoruesin shërbejnë si harta qyteti dhe plasimi i tyre bëhet në gjitha këndet sipas dëshirës "Ju gjendeni këtu!". Mirëpo plasimi i shumtë i tyre, ka edhe anën tjetër.
 
'''===== Fish-Eye-Views'''=====
 
Një i ashtuquajtur ''sy shikues i peshkut'' është ofertë e cila shërben që të jepen informacione më të afërta për lidhjen e paraqitur për një temë të caktuar. Kërcimi pa humbur kohë në një temë të dëshiruar dhe thellimi në të është një ndër qëllimet themelore të vizionit të sipër tekstit. Pa shfletuar, pa endje nga një dollap në tjetrin, pa endje nga një bibliotekë në tjetrën por vetëm me lëvizjen dhe prekjen e ''simiut''. Gatishmëria e informacioneve sipas nevojës dhe sipas spontanitetit. Këto duhet të jenë mbivlerat e informimit të sipër tekstit ndaj informimeve sipas metodave klasike.
 
Parakusht janë rrjetat e sipër tekstit të përmasave gjigante. Si paramendues i rrjetit të tillë merret '''Ted Nelson'''. Ai me projektin e tij të quajtur '''Xandau''' dëshironte të arrinte një rrjetë të tillë. Mirëpo dalja në dritë e projektit ju ndalua. Në vend të tij sot kemi ''Word Wide Web'', një rrjetë, përmasat e të cilit vetë ëndërrimtarët e vizionit të sipër tekstit i lë nën hije. Mirëpo vetë rritja e pa kontrolluar e rrjetës, vështirëson realizimin e ''syrit shikues të peshkut''. Pasi që këtu është edhe ndryshimi i cilësisë së informacioneve, realizimi i ''Fish Eye Views'' mundësohet vetëm në pjesë të caktuar të WWW-së. Në pjesë të caktuara ku ofrohen njoftime shkencore të burimeve të informacioneve.
 
===== Informacionet "Retrieval" =====
 
 
Me shprehjen ''Informacionet "Retrieval"'', zhvilluesit nënkuptojnë një formë dhe mënyrë se si përdoruesi nga një bankë e madhe e të dhënash nxjerr informacione konkrete.
 
Një sipër tekst i përgatitur pakë si mirë mund të krahasohet me një vepër të përbërë nga disa libra. Tekste e tilla zakonisht përgatiten ashtu që përdoruesi i tyre të ketë mundësin e nxjerrjes së informacioneve të caktuara dhe atë pa pasur nevojë që të formulojë pyetjen për gjurmim p.sh "tregomi gjithë myshteri që jetojnë në filon qytetit". Tek përmbajtjet e informacioneve të orientuara në tekste, gjurmimi i informacionit është më i vështirë se sa tek ato që kanë struktura të caktuara të regjistrave. Gjurmimi i fjalëve kyçe në banka të teksteve të plota, pa ndihmën e inteligjencës artificiale po thuaj nuk është i arritshëm. Së paku saktësia e rezultateve është shumë më e vogël se sa te bankat e informacioneve të orientuara në fusha.
 
Për këtë arsye mënyra e ardhjes deri tek informacioni në përmbajtjet e informacioneve të orientuara në tekste duhet të jetë e lloj-llojshme dhe paralele. Programet për gjurmimin e fjalëve kyçe duhet të jenë të mundshme po si radhitja e sistemuar e lidhjeve.