Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 66:
 
Këto "Web-Views" (Shikues rrjete) janë pasqyra të përmbajtjes së sipër tekstit me qëllim që hapësira e informacioneve të ofruara të vizualizohet. Këta ''shikues rrjeti'' për përdoruesin shërbejnë si harta qyteti dhe plasimi i tyre bëhet në gjitha këndet sipas dëshirës "Ju gjendeni këtu!". Mirëpo plasimi i shumtë i tyre, ka edhe anën tjetër.
 
'''Fish-Eye-Views'''
 
Një i ashtuquajtur ''sy shikues i peshkut'' është ofertë e cila shërben që të jepen informacione më të afërta për lidhjen e paraqitur për një temë të caktuar. Kërcimi pa humbur kohë në një temë të dëshiruar dhe thellimi në të është një ndër qëllimet themelore të vizionit të sipër tekstit. Pa shfletuar, pa endje nga një dollap në tjetrin, pa endje nga një bibliotekë në tjetrën por vetëm me lëvizjen dhe prekjen e ''simiut''. Gatishmëria e informacioneve sipas nevojës dhe sipas spontanitetit. Këto duhet të jenë mbivlerat e informimit të sipër tekstit ndaj informimeve sipas metodave klasike.
 
Parakusht janë rrjetat e sipër tekstit të përmasave gjigante. Si paramendues i rrjetit të tillë merret '''Ted Nelson'''. Ai me projektin e tij të quajtur '''Xandau''' dëshironte të arrinte një rrjetë të tillë. Mirëpo dalja në dritë e projektit ju ndalua. Në vend të tij sot kemi ''Word Wide Web'', një rrjetë, përmasat e të cilit vetë ëndërrimtarët e vizionit të sipër tekstit i lë nën hije. Mirëpo vetë rritja e pa kontrolluar e rrjetës, vështirëson realizimin e ''syrit shikues të peshkut''. Pasi që këtu është edhe ndryshimi i cilësisë së informacioneve, realizimi i ''Fish Eye Views'' mundësohet vetëm në pjesë të caktuar të WWW-së. Në pjesë të caktuara ku ofrohen njoftime shkencore të burimeve të informacioneve.